prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEJH SA'ADI SHIRAZI (1203-1291)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHEJH SA''ADI SHIRAZI (1203-1291)   Sun May 24, 2009 10:58 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

SHEJH SA’ADI SHIRAZI
(1203-1291)

Shejh Sa’adi Shirazi ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė letėrsisė artistike, kryesisht poetike, qė janė si njė udhėrrėfim, plotė frymėzim, pėr kėtė ai ėshtė i ēmuar jo vetėm nė Lindje, por edhe nė Perėndim.
Emri i tij i plotė ėshtė: Ebu Abdull-llah Musherrefeddin
Ibni Muslihaddin Sa’adi Shirazi. Lindi nė vitin 1203, nė qytetin Shiraz, qė ndodhėt nė jug tė Iranit. Rrjedh prej njė familje tė varfur, por fetare. Babai i tij ishte hoxhė, fukara, pa pasuri, ndrroi jetė i ri…
Mėsimet fillestare i kreu nė Shiraz, kurse studimet e larta nė Bagdad, nė kryeqendrėn e botės Islame, djepin e kulturės myslimane…Dy prej myderrizėve kryesor tė tij ishin: Shejh Xhemaleddin (1186-1257) dhe Shejh Shehabeddin Suhreverdiu, (1144-1234), poet, shkrimtar, sufi, themelues i tarikatit Suhreverdi…
Shejh Sa’adi Shirazi e filloi krijimtarinė e tij qysh kur ishte djal’i ri…Krijimtarinė e tij letrare, artistike, e nisi me vargje lirike. Vargje lirike nė bazė tė gazelit persian, tė cilat u pėrhapėn nė ēdo anė…Krijimtarinė e tij e vlerėson shumė si Lindja, po ashtu edhe Perėndimi, e ēmon shumė Gėte, e ēmon Pushkini…
Me gazelet e tij, Shejh Sa’adi Shirazi, e pasuroi jetėn njerėzore, letėrsinė perse, letėrsinė botėrore. Poezia e tij, nė tėrėsi, ėshtė shumė e pasur artistikisht, ėshtė shumė e lartė moralisht. Nė kėtė jetė tė pėrkohėshme, lavdinė e tij tė pėrherėshme, tė pėrjetėshme, qė i kanė dhanė, dy vepra janė: “Bostani” dhe “Gjylistani” ose, nė gjuhėn shqipe, “Pemishtja” dhe “Trėndafilishtja”.
Veprėn ”Pemishtja” e ka shkruar, e ka pėrfunduar, nė Damask, nė vitin 1255. Nė hyrje tė veprės, Sa’adiu na thotė se e shkroi “Pemishten” pėr t’u dėrguar miqėve nė Shiraz, bashkqytetarėve, bashkatdhetarėve tė tij, si njė “dhuratė modeste” me poezi “nga aq kopshte qė kishte parė e bredhur ai.”
Poeti persian, sufi, Sa’adi Shirazi, pas studimeve ishte larguar nga Bagdadi, kishte shkuar nė Mekkė, haxhi, dhe nga ajo kohė fillojnė udhėtimet e tij.
Udhėtimet e tij kanė shumė rėndėsi, janė shumė interesante sepse e bėjnė kėtė kėtė figurė edhe mė impozante. Ka vizituar Damaskun, Tripolin, Baalbekun, Halepin dhe shumė qytete tjera tė Lindjes sė Mesme. Pėr mė se njėzet vjetėsh kanė vazhduar shetitjet e tij nga Jemeni deri nė Afrikė, nga Azerbajxhani nė Hindi.
Ka kaluar ditė tė lumtura, por ka pėrjetuar edhe ditė shumė tė vuajtura… Ka qenė mysafir i nderuar i mbretit Abak n’Azerbajxhan, por ka qenė edhe rob e puntor krahu nė Tripoli, Liban. Ka ecur kėmbė, zbathur, nėpėr shkretėtirė, por ka qenė edhe mysafir shumė i repektuar nė Dijarbakir…Ka shėrbye si Dervish nė Basra, Shejh nė Halep, Hoxhė nė Damask, Siri, prift Brahman nė Somenath, Hindi, por kur ishte nevoja ėshtė rrahur me haxhinjė edhe nė Arabi…
Kur doli nė dritė libri “Pemishtja” ose “Bostani”, autorit, Shejh Sa’adiut, nė n’gjitha anėt i doli zani, aq sa e ftoi edhe mbreti, sulltani. Mbreti, Atabek Ebu Bekėr Ibn Sa’ad Zengji (1223-1258), poetin Shejh Sa’adiun e ftoi qė nė pallatin mbretėrorė tė punoi, por Sa’adiu kėtė ofertė e refuzoi. Arsyen pse e ka refuzuar, me kėto vargje na ka treguar:

”Mė mirė buk’e kripė
e zot nė shtėpi,
se sa me brez t’art te mbreti
si shėrbenjės duaxhi.”

Vetėm tri vjet kishin kaluar, qė vepra “Bostani” ishte shkruar, tani nė vitin 1258, tri vjet pas librit “Bostani” doli nė dritė kryevepra “Gjylistani”.
“Gjylistani” nė persishte ose nė gjuhėn shqipe “Trėndafilishte” ėshtė kryevepra e Sa’adiut, e shkruar nė prozė, shumė herė e rimuar dhe me vargje e gėrshetuar…
Shkurt, nė gjithė krijimtarinė e poetit Shejh Sa’adi
Shirazi pėrshkohet fund e krye idea pėr besim, dashuri, dashuri pėr ēdo njeri…
Andre du Ryer ėshtė shkrimtari i parė evropian qė e prezentoi me admirim, poetin Sa’adi Shirazi, nė Perėndim, duke e pėrkthye pjesėrisht, me 1634, veprėn “Gjylistani” nė frangjisht.
Adam Olearius ėshtė i pari shkrimtar evropian qė i pėrktheu nė tėrėsi dy veprat e poetit Sa’adi Shirazi, “Bostani” dhe Gjylistani”, i pėrktheu nė gjermanisht, me 1654.
Kurse, amerikani Ralph Waldo Emerson (1803-1882) poet, shkrimtar, esseist, filozof, ishte njė admirues, njė dashurues, i madh i Sa’adit, ka pėrkthye nga pėrkthimet pjesėrisht pėr amerikanėt n’anglisht…


Nė hyrje tė Sallės sė Kombeve, tė ndėrtesės
sė Kombeve tė Bashkuara, nė New York,
janė tė shkruara kėto vargje tė Shejh Sa'adiut:

”Si pjesė e tėrėsisė tė gjithė njerėzit janė
Trupin e shpirtin nga njė brum e kanė.

Nėse dikush goditet me fatkeqėsi
As tė tjerėt s'do tė kenė rehati.

Nėse pėr fatkeqėsi njerėzore s'ke dhembshuri
Atėherė nuk mund ta mbani emrin njeri.”

Pėr atė qė kupton – vetėm kjo mjafton!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEJH SA'ADI SHIRAZI (1203-1291)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHEJH SA''ADI SHIRAZI (1203-1291)
» SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)
» Mexhid Yvejsi: Shejh Muharrem Mitrovica

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: