prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHTETI HOLANDEZ PĖRGJEGJĖS...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHTETI HOLANDEZ PĖRGJEGJĖS...   Fri Jul 18, 2014 11:07 pm

Shteti holandez pėrgjegjės pėr 300 vdekje tė Srebrenicės

Njė gjykatė nė Holandė ka vendosur se shteti holandez ėshtė pėrgjegjės pėr vdekjen e mbi 300 njerėzve nė masakrėn e Srebrenicės.
Gjyqtarja kryesuese, Larissa Elwin, nė gjykatėn civile ka shqiptuar vendimin tė mėrkurėn nė qytetin holandez, nė Hagė.
Larissa Elwin tha se Holanda ėshtė pėrgjegjėse pėr vdekjen e njerėzve tė vrarė nė korrik tė vitit 1995, pasi u larguan nga njė kompleks i OKB-sė, e cila ishte njė "zonė e sigurtė" e pėrcaktuar dhe e mbrojtur nga trupat paqeruajtėse holandeze.
Gjyqtari vazhdoi duke thėnė se paqeruajtėsit holandezė tė OKB-sė duhet tė kenė patut njohur se njerėzit e deportuar do tė vriteshin pasi kishte prova se serbėt kanė bėrė krime gjatė luftės.
Ishin 300 burra nė mesin e mė shumė se 8.000 burrave dhe djemve, tė cilėt ishin vrarė nga trupat serbe tė Bosnjės, tė udhėhequra nga Ratko Mlladiē, pasi qė forcat e tij ishin mė shumė nė numėr se forcat e paqeruajtėsve holandezė, tė cilėt u dorėzuan nėn presion dhe i detyruan mijėra familje myslimane tė largohen nga kompleksi holandez i OKB.
Rasti ligjor kundėr qeverisė Holandeze ishte paraqitur nga nėnat e Srebrenicės, tė cilat pėrfaqėsojnė rreth 6.000 gra tė veja dhe tė afėrmit e viktimave.
Tė afėrmit e mirėpritėn vendimin pėr gjetjen kufizuar tė pėrgjegjėsisė; megjithatė, ata e kritikuan se aty, sipas vendimit, nuk janė pėrfshirė tė gjitha viktimat.
"Ėshtė e qartė se gjykata nuk e ka ndjenjėn e drejtėsisė," tha Munira Subashiē, kryetarja e grupit, duke shtuar: "Si ėshtė e mundur tė ndahen viktimat dhe tė thotė njė nėnė qė shteti holandez ėshtė pėrgjegjės pėr vdekjen e djalit tė saj nė njėrėn anė dhe jo nė anėn tjetėr telave nė kamp?”
Gjenocidi i Srebrenicės ishte kulmi i njė politike tė spastrimit etnik nga ana e forcave serbe tė Mlladiēit pėr tė krijuar njė shtet tė pastėr serb nė Bosnje. Gjatė luftės sė viteve 1992-95 nė Bosnje, rreth 100. 000 vetė u vranė nga trupat serbe.

Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
======================================================

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHTETI HOLANDEZ PĖRGJEGJĖS...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pal Sokoli-LDK Dega nė Gjermani- Shteti i NRW-sė,nė Velbert-U promovuan dy Libra
» Shteti dhe BIK
» Dr. Sali Berisha:Pavarėsia e Vlorės dhe shteti modern i Matit
» SHTETI I KONFEDERUAR SHQIPTAR - LIDHJA E LEZHĖS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: