prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TĖ KRISHTERĖT E BETHLEHEMIT AGJĖROJNĖ RAMAZANIN

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: TĖ KRISHTERĖT E BETHLEHEMIT AGJĖROJNĖ RAMAZANIN   Mon Jul 21, 2014 1:39 am

Tė krishterėt e Bethlehemit agjėrojnė Ramazanin

Tradita u ruajt ndėr breza mes myslimanėve dhe tė krishterėve tė cilėt bashkėjetuan nė Betlehem pėr qindra vjet.
Bethlehem - Duke ndarė me myslimanėt gjėrat shpirtėrore tė muajit tė shenjtė Ramazan, tė krishterėt nė qytetin e pushtuar nė Bregun Perėndimor, nė Bethlehem, janė duke mbajtur agjėrimin e muajit Ramazan si njė traditė shekullore solidariteti ndėrfetarė.
"Gjyshja ime po agjėron," tha, pėr Al-Arabiya News, Mike Kanavati, njė banor i krishterė i Bethlehemit, i cili menaxhon njė shitore suvenirash dhe me bizhuteri.
"Tė dy palėt, tė krishterėt dhe myslimanėt agjėrojnė, jemi edukuar nė kėtė mėnyrė pėr tė treguar respektin dhe solidaritetin me fetė tjera," tha Kanavati.
Nė Ramazan, nė muajin mė tė shenjtė nė Kalendarin Islam, muslimanėt e rritur tė abstenojnė nga ushqimi, pija, duhani dhe marrėdhėniet seksuale prej agimit tė diellit deri nė perėndim tė diellit.
Tė sėmurėt dhe udhėtarėt janė tė lejuar nga agjėrimi, nė veēanti nėse paraqiten rreziqe shėndetėsore.
Pėrreth botės, myslimanėt respektojnė muajin e shenjtė tė Ramazanit me njė rend tė ritualeve tradicionale, duke pėrfshirė mbledhjen e familjes nė iftar, mėsimet fetare, lutje tė veēanta nė mbrėmje dhe duke ndihmuar tė varfėrit.
Kanawati theksoi se kuptimi i agjėrimit ėshtė i njėjtė nė tė dy besimet, nė Islam dhe Krishterim.
"Agjėrimi, qoftė i krishterė apo mysliman, e bėn agjėruesin tė ndjenė vuajtjet e atyre qė nuk kanė ushqim," shtoi ai.
Kanavati tha se ėshtė krenar "si shumė tė krishterė tė tjerė" qė agjėrojnė muajin mysliman tė Ramazanit dhe theksoi se duke bėrė kėshtu do tė thotė se nė asnjė mėnyrė nuk e zvogėlon besimin e tij tė krishterė.
Nė anėn tjetėr, edhe muslimanėt zakonisht ndajnė sė bashku me miqtė e tyre tė krishterė agjėrimin e tyre duke abstenuar nga ngrėnia e djathit, mishit dhe qumėshtit pėr tė treguar solidaritetin me tė krishterėt.
Tradita u ruajt ndėr breza tė myslimanėve dhe tė krishterėve tė cilėt bashkėjetuan nė Bethlehem pėr qindra vjet.
Bethlehemi ka njė shumicė muslimane, por ėshtė edhe shtėpia e njė prej komuniteteve mė tė mėdha tė krishtera palestineze.
Nė njė studim pėr tė krishterėt e Betlehemit tė kryer nė vitin 2006, nga Qendra Palestineze pėr Hulumtime dhe Dialog Kulturor, 90% thanė se myslimanėt i kanė miqė, 73.3% thanė se Autoriteti Palestinez respekton trashėgiminė e krishterė nė qytet, dhe 78% raportuan se emigrimi i tė krishterėve nga Bethlehem ėshtė pėr shkak tė kufizimit tė udhėtimit nga na bėn Izraeli.

Burimi: OnIslam
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė





Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
TĖ KRISHTERĖT E BETHLEHEMIT AGJĖROJNĖ RAMAZANIN
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A e prish puthja Ramazanin ?
» Muharrem Sfarqa:Atje ku afaristėt gjerman lavdėrojnė shqiptarėt
» Letra e pejgamberit Muhamed drejtuar murgjėve krishterė
» Ja kush janė vipat shqiptarė qė agjėruan ramazanin...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: