prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 GAZA ME PIKĖLLIM E PRET BAJRAMIN E DĖSHMORĖVE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: GAZA ME PIKĖLLIM E PRET BAJRAMIN E DĖSHMORĖVE   Sun Jul 27, 2014 3:10 am

Gaza me pikėllim e pret Bajramin e Dėshmorėve

Me qindra tė vdekur dhe mijėra tė pastrehė kanė shkatėrruar ēdo shansė pėr tė shijuar Bajramin.
Gaza -Nė mes tė bombave, gjakut dhe vdekjeve, banorėt e Gazės nė dhjetė ditėt e fundit tė muajit tė shenjtė tė Ramazanit janė lutur brenda njė kishe tė krishterė, nė pritje tė Bajramit pėr dėshmorė.
"Ata na lejuan tė lutemi. Kjo ka ndryshuar pikėpamjen time ndaj tė krishterėve – Unė vėrtet nuk kam njohur ndonjė prej tyre mė parė, por ata u bėnė vėllezėrit tanė, tha njė banor i Gazės, Mahmud Khalaf, 27 vjeēar, i cili e pranoi se ai kurrė nuk kishte pritur qė t’i kryente lutjet, namazet e tij nė njė kishė, kėshtu tha pėr Agjencinė France Presse (AFP), tė shtunėn, mė 26 korrik 2014.
"Ne (muslimanėt) u lutėm tė gjithė sė bashku, (me tė krishterėt) mbrėmė, " tha ai. "Kėtu, dashuria midis myslimanėve dhe tė krishterėve ėshtė rritur."
Ashtu si qindra e muslimanėve tė Gazės, Mahmud Khalaf gjeti njė strehė tė sigurt nė oborrin e Kishės Shėn Porphyrius, nė qytetin e Gazės.
"Duke ecur nė oborrin e Kishės Shėn Porphyrius nė qytetin e Gazės, vizitorėt pėrshėndeten me njė ” marhaba”, kurse nga ndihmėtarėt e krishterė, me njė pėrshėndetje tė plotė Islamike me “es-selamun alejkum (Paqa qoftė mbi ju "nga shumica e banorėve aktualė - banorė tė zhvendosur tė Gazės qė janė strehuar pėr gati dy javė.
Mahmud Khalaf, i cili u largua nga shtėpia e tij nė Shaaf, pasi zona u bė njė shėnjestėr pėr avionėve luftarakė izraelitė, ka gjetur njė vend tė shenjtė sė bashku rreth 500 muslimanė tė tjerė tė zhvendosur.
"Tė krishterėt na morėn brenda. Ne i falėnderojmė ata pėr kėtė, pėr tė qėndruar nė anėn tonė, pėr tė na ndihmuar, " tha ai.
"Tė krishterėt, sigurisht, nuk agjėrojnė Ramazanin, por ata janė duke u shmangur qėllimisht nga ushqimi para nesh gjatė ditės. Ata nuk pinė as duhan apo pije para nesh, "thotė Mahmud.
Megjithatė, vdekjet e pėrditshme nga bombardimet izraelite e kanė bėrė tė vėshtirė qė tė pėrqendrohen nė devotshmėrisė fetare gjatė konfliktit tė pėrgjakshme dhe pa dallim qė kanė vrarė mė shumė se 900 palestinezė, shumica e tyre civilė.
"Unė jam mysliman, por unė kam pirė duhan gjatė Ramazanit. Unė nuk kam agjėruar - Unė jam shumė i frikėsuar dhe i tensionuar nga lufta. "

Bajrami i Dėshmorėve

Pritet qė dita e dielė tė jetė dita e fundit e muajit tė shenjtė tė Ramazanit, bombardimet e vazhdueshme, qindra tė vdekur dhe mijėra tė pastrehė kanė shkatėrruar ēdo shansė pėr tė shijuar Bajramin.
"Tė krishterėt dhe myslimanėt mund tė festojmė Bajramin sė bashku kėtu, "tha Sabrina al-Ziyara, njė grua muslimane e cila ka punuar nė kishė pėr 10 vjet si pastruese.
Por, kėtė vit nuk ėshtė festa e Fitėr Bajramit – por kjo ėshtė Festa apo Bajrami i Dėshmorėve," tha ajo, duke iu referuar me respekt ndaj tė vdekurve.
Tė krishterėt e Gazės janė rreth 1.500 banorė, nga njė popullsi kryesisht myslimane sunni prej 1.7 milion banorėve.
Komuniteti i krishterė ėshtė pakėsuar pėr shkak tė konfliktit dhe tė papunėsisė.
Por pėrvoja e pėrbashkėt e rėnies nėn pushtim ka nxitur ndjenjėn e vėllazėrisė nė mesin e besimeve tė Gazės.
"Jezusi tha: duaje tė afėrmin tėnd, jo vetėm familjen tėnde, por edhe kolegėt, shokėt e klasės, qofshin ata musliman, hindus, hebre," tha nė vullnetar i krishterė, me emrin Tavfik Khader.
"Ne kemi hapur dyert tona pėr tė gjithė njerėzit."
Izraeli ka filluar pamėshirshėm me sulme ajrore kundėr Gazės qė prej datės 8 Korrik 2014, ku me qindra janė vrarė dhe tė plagosur.
Forcat okupuese tė Izraelit filluan njė pushtim tokėsor nė Gazėn e rrethuar, mė 17 Korrik 2014, ku jetojnė afėr dy milionė banorė.
Numri palestinezėve tė vdekur nga ofensiva izraelite nė Rripin e Gazės u rrit nė mbi 985 tė vrarė, me mijėra tė tjerė tė plagosur.
Sipas agjencisė sė OKB-sė pėr ndihmė pėr palestinezėt (UNRWA), shkalla e madhe e shkatėrrimit nė masė nė Gaza ka lėnė rreth 1.255 shtėpi tė dėmtuara rėndė, duke detyruar dhjetėra mijėra tė largohen nga shtėpitė e tyre qė janė shkatėrruar nga sulmet ajrore izraelite.
`Bajrami i Madh ėshtė njė nga dy festat kryesore fetare islame sė bashku me Bajramin e Vogėl apo Kurban Bajrami.

Burimi: OnIslam & News Agencies
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
GAZA ME PIKĖLLIM E PRET BAJRAMIN E DĖSHMORĖVE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kadri Mani: Shaban Braha nga Prizreni - i dyshimtė nė ēdo pikėpamje
» Jorgo Telo:I DUHET ZAGORISĖ NJĖ DREJTUES VIZIONAR (Pikėpamje tė pėrditėsisė)
» As i gjallė as i vdekur, gjashtėpikėshi!?
» Enver Bytyēi:Nė pikėn enveriste
» Milazim Kadriu: Poezi pėr dėshmorėt e kombit (III)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: