prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEJH DHU'NUN EL-MISRI (796-859)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHEJH DHU'NUN EL-MISRI (796-859)   Thu May 28, 2009 2:48 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

SHEJH DHU’NUN EL-MISRI
(796-859)

Shejh Dhu’Nun el-Misri ėshtė njė personalitet i njohur pėr devotshmėri, njė dijetar, sufi, njė sufi i dashur, i urtė, shumė i ndershėm, nga sufinjt e hershėm.
Emri i tij i plotė ėshtė: Shejh Dhu’Nun Ebu Faid Thauban ibn Ibrahim el-Misri.
Lindi nė vitin 796, nė Ahmim, Egjipt.
Ka mėsuar, ka studiuar tek dijetarėt mė tė shquar. Kėshtu u bė njė njeri i ditur, shumė i ngritur, u dallue pėr devotshmėri, u shque ndėr sufi..
Tregohet, prej disave edhe pranohet, se ka pas njė pozitė tė lartė shpirtėrore, aq sa krahasohet me Imam Xh. Bagdadiun (v. 910) dhe Shejh B. Bistamiun (v.874).
Si shumė dijetarė tė tjerė sufi, Shejh Dhu’Nun el-Misri ka vizituar shumė vende e njerėz, shumė ka shetitur vetėm pėr t’u ndritur…Nga Egjipti nėpėr Arabi, Palestinė e Siri, ku u burgos, kinse pėr herezi…
Qėndroi nė burg nė Bagdad, por me urdhėr tė Halifit u lirue, meqė u vėrtetue se nuk kishte gabue, por e kishin keq kuptue…! Jo vetėm qė nga burgu e liruan, por menjėherė e admiruan, e vlerėsuan dhe e pėrcollėn me nderime deri nė Kairo, ku mė vonė ndrroi jetė, nė vitin 859.
Shejh Dhu’Nun el-Misri, pėrveē qė ishte njė dijetar i shquar, njė sufi i dalluar, ėshtė marrė edhe me alkimi, ka pasė shumė njohuri nė mjekėsi, ka deshifruar heroglifet, qė pėr tė tjerėt kanė qenė fshehtėsi, ka qenė shkrimtar, poet, na ka lėnė shumė kėshilla, aforizma, urtėsi, me tė cilat ende shėrbehet ēdo brezni…

DISA KĖSHILLA, URTĖSI,
NGA SHEJH DHU’NUN EL-MISRI

SHENJAT E DASHURISĖ PĖR ALLAHUN

Shenjat e dashurisė pėr Allahun janė:
Kur besimtari ndjekė gjurmėt
E tė dashurit tė Allahut,
Muhammedit,resulullahut,
Nė sjelljet sikurse ai,
Nė virtytet, veprimet,
Ndalimet, urdhėrimet e tij,
Nė vazhdimėsi….

DASHURIA HYNORE

Dashuria Hyjnore ėshtė:
Tė duash atė qė don Allahu,
Tė urresh atė qė urren Allahu,
Tė bėni, veproni vetėm mirėsi,
Tė largohuni me nxitim, nguti,
Nga ēdo gjė qė t’pengon nga Ai.


KĖNAQĖSIA ME KRIJUESIN

Kėnaqėsia me Krijuesin ėshtė Dritė,
Dritė qė tė ndriēon, tė shndritė,
Kurse kėnaqėsia me krijesat
Ėshtė, po ashtu, njė kėnaqėsi,
Por, qė pasohet me shumė mėrzi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEJH DHU'NUN EL-MISRI (796-859)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHEJH SA''ADI SHIRAZI (1203-1291)
» SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)
» Mexhid Yvejsi: Shejh Muharrem Mitrovica

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: