prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAFIZ IBRAHIM DALLIU (1878-1951)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAFIZ IBRAHIM DALLIU (1878-1951)   Thu May 28, 2009 2:48 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

HAFIZ IBRAHIM DALLIU
(1878-1951)

Hafiz Ibrahim Dalliu ėshtė njė figurė e shquar fetare, atdhetare, letrare…
Lindi nė vitin 1878, nė Tiranė, nė vitin historik, kur e filloi veprimtarinė “Lidhja e Prizrenit”, e cila e zgjoi vetėdijen kombėtare, tek masat e pėrgjumura shqiptare…
Mėsimet e para i kreu nė Tiranė, kurse pėr dy vjet studimet i vazhdoi nė Stamboll. Pas studimeve, pėr Hafiz Ibrahim Dalliun filloi koha e veprimeve…Veprimtaria e tij pėrfshinė shumė lėmi…
Veprimtari fetare, atdhetare, letrare, pedagogjike, arsimore, edukative, kulturore…
Nė vitin 1901 ishte njė nga mėsuesit e parė tė shkollės shqipe nė Tiranė. Kurse nė vitin 1908, po nė Tiranė, hapi shkollėn pėr vajza, prej nga mė vonė dolėn mėsueset e para…
Nė vitin 1909, pėrveē qė ishte i pėrkushtuar ndaj Islamit, Hafiz Ibrahim Dalliu ishte ndėr tė parėt qė themeluan Normalen e Elbasanit…
E gjithė kjo veprimtari u zhvillue kur kishte shqiptarė por ende s’kish Shqipėri. Kur, pas vitit 1912, Shqipėria u shpallė shtet i pavarur, veprimtaria e Hafiz Ibrahim Dalliut s’kishte tė ndalur…
Tani, nė veēanti, veprimtaria e tij shquhet nė dy lėmi: nė publicistikė dhe nė satirikė…Nė kėto lėmi disa vepra i ka botuar, ato ende nuk janė harruar. Disa prej tyre po i shėnoj, qė disave t’ju rikujtoj:
1. “Grenxat e kuqe, Tiranė, 1915
2. “Dokrrat e hinit”, Tiranė, 1922
3. “Kabineti i Xhafer Ypit”, 1923, etj.

Ka shkruar, ka botuar disa vepra me pėrmbajtje atdhetare si “Kreshniku i Atdheut”, “Patriotizma nė Tiranė”.
Pėrveē kėtyre veprave letrare, atdhetare, Hafiz Ibrahim Dalliu ka shkruar, ka botuar edhe shumė vepra fetare. Disa prej tyre janė:

1. “Morali i Islamizmit”, pėrkthim, 1930.
2. “Besimet e Muslimanvet”, 1933
3. “E lemja e tė madhit Pejgamber…”, 1934
4. “Mėsime… tė besimit Islam”, 1935
5. “Dhuntie Ramazani”, 1935
6. “Tarikati Muhamedije”, pėrkthim, 1936 etj.

Hafiz Ibrahim Dalliu ėshtė ndėr nismėtarėt e pėrkthimit dhe komentimit tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe. Pėrkthimi me komentim ishte ndėrmarrja mė e madhe e tij. Kėtė kryevepėr e titulloi: “Ajka e kuptimeve tė Kur’ani Qerijmit” dhe arriti t’i botonte vetėm shtatė suret e para, nga Sureja El-Fatiha deri te El-En’am, me rreth 1316 faqe…
Nė vitin 2005, nė Tiranė, nga Fondacioni i Kur’anit, kryevepra e Hafiz Ibrahim Dalliut, “Ajka e kuptimeve tė Kur’ani Kerimit” u ribotue, tani e pėrshtatur nė gjuhėn e sotme shqipe nga H. Selim Stafa, e redaktoi, Prof.Dr. Hajri Shehu.
Hafiz Ibrahim Dalliu punoj gjithė jetėn pėr tė vėrtetėn, punoj me vullnet, me dėshirė, vetėm t’a nxjerrė kėtė popull nga kjo errėsirė…
Pėr kėtė veprimtari ai ka vuajtur shumė nėpėr burgje, nėpėr ēeli, nė Manastir, Selanik dhe mė nė fund, nė pleqėri, e burgosi edhe “Nėna Parti”, nga pasojat e burgut ndrroi jetė nė Tiranė, nė vitin 1951, nė moshėn 73 vjeēare…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAFIZ IBRAHIM DALLIU (1878-1951)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ibrahim Egriu:Telegram pershendetes ne shenje te Pervjetorit te Trete te Pavaresise se Kosoves!
» Poezi kushtuar Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovės
» (FOTO) A MUND TA BESONI SE KY ĖSHTĖ IBRAHIM RUGOVA?
» Xhevat Rexhaj: S'mund tė pajtohem se ka vdekur Ibrahim Rugova
» Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari "sė bashku" nė ballė tė Kullės sė Vėllezėrve Geci

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: