prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ZJARRI DOGJI NJĖ XHAMI NĖ GJERMANI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: ZJARRI DOGJI NJĖ XHAMI NĖ GJERMANI   Thu Aug 28, 2014 10:59 pm

Zjarri dogji njė xhami nė Gjermani

Sulmet zjarrvėnėse nė xhamitė e myslimanėve turq nė Gjermani ngrejnė shqetėsimet nė rritje tė islamofobisė dhe racizmit. Prej vitit 2012 deri tani vetėm nė Gjermani kanė qenė nė shėnjestėr 81 sulme ndaj xhamive.
Njė delegacion turk i pėrbėrė nga zyrtarė tė Komisionit tė tė Drejtave tė Njeriut tė Parlamentit turk dhe kreu i turqve jashtė vendit dhe Komunitete tė ngjashme tė Drejtorisė sė Kryeministrisė turke ka filluar njė vizitė dy-ditore nė Gjermani, pėr tė pyetur nė lidhje me masėn e sulmeve dhe tė dyshimit pėr zjarrvėnie.
Vizita e tyre e parė ishte nė Xhaminė e Mevlanės, nė Berlin. Njė zjarr shpėrtheu nė njė pjesė tė xhamisė, e cila ishte duke u ridekoruar, mė 11 gusht 2014. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, por zyrtarėt gjermanė thanė se ata gjetėn gjurmė tė njė lėngu tė djegshėm nė vendin e ngjarjes, duke dėshmuar pėr zjarrvėnie. Xhamia, e vendosur nė Kreuzberg, njė lagje e Berlinit e quajtur si " Stambolli i Vogėl" pėr shkak tė popullsisė sė madhe tė turqve - afėrsisht 40.000 banorė, xhamia ishte pjesėrisht e hapur pėr lutjet sepse po zhvillohen punimet nė rindėrtimin e saj, njė objekt me strukturė 40 vjeēare.
Njė ditė para sulmit nė Berlin, Xhamisė Sulejmanije nė qytetin gjerman Bielefeld iu vue zjarri nga tė dyshuarit tė cilėt dogjėn disa Kur’anė nė xhami. Nė muajin shkurt, Xhamia Qendrore nė Kėln, njė nga xhamitė mė tė mėdha nė Gjermani, ka qenė objekt i sulmeve. Tė dyshuarit e pėrplasėn njė makinė nė hyrje tė xhamisė dhe u pėrpoqėn pėr t’i vėnė zjarrin xhamisė.
Vetėm nė Gjermani, pėrveē tri sulmeve tė fundit, 78 sulme janė bėrė ndaj xhamive qė nga viti 2012 dhe 219 sulme u kryen nė mes tė viteve 2001 dhe vitin 2012 Edhe pse sulmet me zjarrvėnie mbeten tė rralla, krimet e urrejtjes ndaj myslimanėve janė pėrhapur nė Evropė. Nė Norvegji, imami pakistanez i xhamisė, ku njė kokė derri ishte vendosur nė derėn e xhamisė, mė parė, u plagos nė njė sulm sėpatė nė qershor. Xhami tė tjera nė Norvegji kanė marrė kėrcėnime pėr zjarrvėnie. Sulmet raciste dhe islamofobe kanė qenė nė shėnjestėr edhe nė xhami tė tjera nė Danimarkė dhe Britani tė Madhe, edhe pse nuk pati viktima. Sė bashku me xhamitė, myslimanėt ishin nė shėnjestėr tė krimeve tė urrejtjes. Nė Londėr, 500 myslimanėt kanė qenė viktima tė krimeve tė urrejtjes nė vitin 2013.
Nė Holandė, katėr tė dyshuarit u pėrpoqėn tė sulmojnė njė xhami tė drejtuar nga turqit nė muajin qershor, por komuniteti mysliman e ka penguar sulmin. Sulmet tė vogla ndaj xhamive ka patur nė disa qytete holandeze nė vitin 2013. Katėr xhami kanė qenė objekt i sulmeve, duke filluar nga sulmuesit qė kanė hedhur vezė dhe koktej molotovi, nė raste tjera koka tė derrave 'u lėnė nė xhami. Nė Austri, simbole naziste, svastika, kryqe tė thyer, i “zbukuruan” muret e njė xhamie nė kėtė muaj.
Komuniteti turk i sheh sulmet si incidente tė izoluara nga grupet ekstremiste edhe pse ata kritikojnė median gjermane dhe qasjen e politikanėve ndaj sulmeve nė njė mėnyrė krejtėsisht ndryshe, pa pėrmendur kėrcėnimet.
Nė njė vizitė nė Xhaminė e Mevlanės, mė 23 gusht 2014, zėvendės kancelari i Gjermanisė, Sigmar Gabriel, tha se ai e ka parė sulmin ndaj xhamisė si tė rėndėsishėm, si ēdo sulm ndaj ēdo qendre komunitare. Ai tha se ata nuk duan "konfliktet" nė vende tė tjera qė t’i sjellin nė Gjermani dhe se Gjermania dėshiron bashkėjetesėn paqėsore tė kulturave tė ndryshme.

Burimi: Dailysabah
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
======================================================
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
ZJARRI DOGJI NJĖ XHAMI NĖ GJERMANI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Faruk Tasholli: Me tetovarėt nė Gjermani - Kush ma i pari bani...
» Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare nė Gjermani e shqetėsuar pėr gjendjen aktuale gjithėkombėtare!
» Arrestohen 22 azilantė shqiptarė nė Gjermani
» Rrahje mes azilantėve shqiptarė dhe sirianė nė Gjermani (Video)
» Gjermani: Varroset vajza turke qė u vra nga banda serbe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: