prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 IMAM XHUNEJD EL-BAGDADI (830-910)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: IMAM XHUNEJD EL-BAGDADI (830-910)   Thu May 28, 2009 9:35 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

IMAM XHUNEJD EL-BAGDADI
(830-910)

Imam Xhunejd el-Bagdadi ėshtė njė personalitet i shquar nė shumė lėmi, ndėr mė tė njohurit nė kohėn e tij…
Ka lindur nė vitin 830, nė Bagdad, por ėshtė me prejardhje persiane, nga Nahauandi, qė ndodhet nė Juglindje tė Iranit, prej nga familja e tij ishin shpėrngulur, nė Bagdad.
Emri i plotė i tij ėshtė:
Imam Xhunejd ibn Muhammed ibn el-Xhunejd, Ebu el-Kasim el-Kauairi el-Kazaz el-Nahauandi el-Bagdadi el-Shafi’i.
Si fėmi ka qenė shumė i zgjuar, aq sa edhe Kur’anin e madhnueshėm pėrmendėsh e ka mėsuar… Ka studiuar me shumė dėshirė, aq sa gjithnjė ishte studenti mė i mirė. Ka studiuar vazhdimisht nė Bagdat, pėrtej nuk ka bėrė asnjė hap… Ka qenė Sunni, kurse ka ndjekur drejtimin Shafi’i…
Pėr aftėsitė qė kishte nė shumė lėmi, Imam Xhunejd el-Bagdadi ka qenė Gjykatėsi Kryesor i Sheri’atit, Imam kryesor i Bagdadit dhe Shejhu kryesor i tarikatit…
Ėshtė shoqėruar nė vazhdimėsi me Shejh Siri es-Sakati, dajėn e tij, prej tė cilit ėshtė frymėzuar dhe me Shejh
Harith el-Muhasibi. Kurse prej tij me mijėra kanė mėsuar, ndėr ta edhe Shejh Husein Mensur el-Hallaxhi, qė mė vonė ėshtė ekzekutuar…
Shejh Husein Mensur el-Hallaxhi (858-922) njė sufi persian, qė e kishte shejh Imam Xhunejd el-Bagdadiun ėshtė dėnuar, ekzekutuar pėr fjalėn e tij: “Ene el-Hakk” (Unė jam Hakku), kur ishte nė njė dehje zemėrore, shpirtėrore…!
Imam Xhunejd el-Bagdadi, nė atė vendim, pėr ekzekutim, kishte shkruar:
”Sipas Ligjit Islamik, Sheri’atit, ai ėshtė fajtor. Sipas tė Vėrtetės nė Brendėsi, All-llahu e di.”
Imam Xhunejd el-Bagdadi ishte njeriu mė me famė nė kohėn e tij. Emri i tij ka hyrė nė histori sepse ka shkuar 30 herė nė kėmbė haxhi…
Ndrroi jetė duke lexuar Kur’an, ditėn e xhuma, nė vitin 910, nė moshėn 80 vjeēare.
Edhe pse kanė kaluar 1100 vjet, Imam Xhunejd Bagdadiu nė gjithė botėn, edhe sot e kėsaj dite, studiohet, ēmohet, vlerėsohet, nė veēanti nga ata qė janė sufi…
Pėr sufizmin ka merita tė mėdha aq sa fjalėt e tij ende jehojnė, ende frymėzojnė ende udhėzojnė…
Pėr gjithė ata qė s’kanė njohuri, lexoni me vėmendje kėshillat e tij:


SUFIU I SHĖMTUAR

Nėse
E shihni
Ndonjė sufi
Me pamje
Dukje,
Tė jashtme,
Tė zbukuruar,
Atėherė,
Menjėherė,
Duhet kuptuar
Se ai, sufi,
Pėrmbrenda
Ėshtė i shėmtuar…

-------------------------------------


PA SHERIAT-
S’KA TARIKAT

Nėse e shihni
Ndonjė njeri
Duke fluturuar,
Askush
Mos t’i beson,
Askush
Mos t’a pason,
Pėrderisa
Rregullat e Sheri’atit
Ai nuk i zbaton….

-----------------------

Ē' ĖSHTĖ SUFIU?

Sufiu ėshtė
I ngjajshėm
Me tokėn:
Mbi te
Hudhėn, gjuhėn,
Tė gjitha flliqėtirat,
Por, asgjė,
Megjithatė,
Prej tokės
Dalin, rriten,
Tė gjitha tė mirat.

Sufiu ėshtė
Sikur retė;
Ato tė gjithėve
U bėjnė hije,
Sjellin freski.

Besimtari-Sufi
Ėshtė si njė
Pikė shi
E cila
Kudo qė bie
Sjellė gjallėri…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
IMAM XHUNEJD EL-BAGDADI (830-910)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Imam Krasniqi, nuk e pėrjashton mundėsinė e kandidimit pėr president tė Kosovės
» IMAM HUSEIN MENSUR EL-HALLAXHI (857-922)
» Mediat zvicerane: Shaqiri fotografohet me imamin radikal tė dyshuar pėr terrorizėm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: