prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Myslimanėt francezė pėrkrahin tė krishterėt...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Myslimanėt francezė pėrkrahin tė krishterėt...   Wed Sep 10, 2014 10:32 pm

Myslimanėt francezė pėrkrahin tė krishterėt e Lidhjes sė Mesme



Njė grup i udhėheqėsve Muslimanė Francezė janė bashkuar pėr tė hedhur poshtė mizoritė e kryera nga i ashtuquajturit Shteti Islamik nė Irak dhe Levant (ISIL) dhe kėrkojnė prej imamėve qė tė pėrdorin foltoret e tyre pėr tė ofruar njė mesazh tė mbėshtetjes pėr tė Krishterėt nė Lindjen e Mesme.
"Ne jemi tė gjithė me tė Krishterėt e Lindjes sė Mesme, pa marrė parasysh se ēfarė ėshtė feja jonė”, tha Dalil Boubakeur, rektor i Xhamisė Qendrore nė Paris, kėshtu raportoi RFI tė martėn, mė 9 shtator 2014.
"Ėshtė thelbėsore pėr tė mbėshtetur tė krishterė kundėr barbarive".
Dalil Boubakeur po fliste nė njė konferencė shtypi tė martėn, ku bėri thirrje pėr njė ditė kombėtare tė lutjes nė mbėshtetje tė tė krishterėve nė Lindjen e Mesme.
Muajin e kaluar, familjet e krishtera nga qyteti verior i Irakut, Mosul pasi Mosuli u pushtua nga Shteti Islamik (ISIL) thanė se ata do tė vriteshin nė qoftė se ata nuk e paguajnė njė taksė tė mbrojtjes ose tė konvertohet nė Islam.
Nė paralajmėrim, lideri i ISIL-it, Ebu Bekr el-Bagdadi, i cili grupin tani e quan Halifati Ibrahim, kishte urdhėruar tė krishterė tė cilėt nuk duan tė qėndrojnė dhe tė jetojnė nė ato kushte, atėherė tė "lėnė kufijtė e Halifatit Islamik".
Takimi nė Xhaminė e Madhe nė Paris, ku morėn pjesė myslimanėt francezė demokratė, myslimanėt e Francės, tė Xhamisė sė Parisit, tė Krishterėt e Orientit nė Rrezik, myslimanėt turq tė Francės, Kisha Ortodokse Kopte nė Francė, tė Drejtat e Njeriut Francė Egjipt, Organizata Koptike dhe Shoqatat nė Europė, u mblodhėn pėr tė nėnshkruar peticionin 'l'Appel de Paris' kundėr ISIL-it.
"Grupi Shteti Islam nuk ėshtė as shtet dhe as Islam, mysliman, thuhet nė peticionin 'Appel de Paris "nė njė mesazh pėr rininė franceze, tė cilėt, si individė tė rinj francezė pėrbėjnė numrin mė tė madh tė xhihadistėt evropianė qė shkuan pėr tė luftuar nė Siri dhe Irak.
Militantėt nga Shteti Islamik nė Irak dhe Levant (ISIL) janė dėnuar gjerėsisht nga muslimanėt nė mbarė botėn tė cilėt ka mbajtur disa protesta pėr tė shprehur zemėrimin kundėr grupit terrorist.
Tė hėnėn, Shejh Ahmed el-Tajib, Imami i Madh i Al-Az-harit, Universitetit mė i njohur nė botėn sunite, ka dėnuar ISIL-in, duke e akuzuar atė si shėrbėtor i njė komploti "sionist" pėr tė "shkatėrruar Botėn Arabe".
Sė bashku me Imamin e Madh tė Al-Az-harit, Myftiu i Madh i Arabisė Saudite, Shejh Abdul Aziz Al Shejh i ka bėrė thirrje myslimanėve qė tė marrin armėt kundėr anėtarėve tė grupit militantė,-sepse janė agresorė, qė abuzojnė jetėn, pasurinė dhe nderin e njerėzve.
Disa ditė mė parė, Myftiu i Madh i Arabisė Saudite, Shejh Abdul Aziz al-Shejh ka dėnuar al-Kaiden dhe xhihadistėt e Shtetit Islamik, i ka quajtur si " armik numėr 1" i Islamit.
Nė fillim tė kėtij muaji, Myftiu i Egjiptit, Shavki Allam kishte dėnuar militantėt pėr mizoritė qė ata kanė kryer dhe shkeljen e parimeve dhe mėsimeve tė predikuar nga Islami.
Myslimanėt sunni dhe myslimanėt shi’i tė Indisė janė bashkuar kundėr rritjes sė ISIL-it, duke pohuar se veprimet e tyre, si shkatėrrimi i vendeve tė shenjta, tė bazuar e mbėshtetur nė sektarizėm dhe ndarjet mes grupeve muslimane nuk mund t'i atribuohet njė shtet tė vėrtetė Islam.
Nahdlatul Ulema (NU), grupi mė i madh islamik nė Indonezi ka dėnuar ISI-in, duke i bėrė thirrje qeverisė pėr tė ndėrmarrė veprime mė tė forta kundėr pėrhapjes sė mundshme tė lėvizjes nė Indonezi.

Burimi: On Islam
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
======================================================
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Myslimanėt francezė pėrkrahin tė krishterėt...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letra e pejgamberit Muhamed drejtuar murgjėve krishterė
» Shqiptarėt qė e pėrkrahin haptazi sulmin terrorist nė Paris (Foto)
» Kimete Berisha:Shpurdhni, katolikė, se boll u sollėt si myslimanė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: