prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkencėtarėt kėrkojnė ndihmė nga fetarėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Shkencėtarėt kėrkojnė ndihmė nga fetarėt    Sat Sep 20, 2014 10:47 pm

Shkencėtarėt kėrkojnė ndihmė nga fetarėt

Shkencėtarėt bėjnė thirrje pėr mobilizim masiv tė frymėzuar nga Vatikani dhe fetė tjera
Dy prej shkencėtarėve kryesorė nė botė kanė bėrė njė thirrje tė paparė udhėheqėsve fetarė pėr tė nxitur njė "mobilizim masiv tė opinionit publik", duke kėmbėngulur se vetėm me anė tė Zotit mund tė ruajmė mjedisin.
Duke shkruar nė revistėn Science (Shkenca), Partha Dasgupta nga Universitetin i Kembrixhit dhe Veerabhadran Ramanathan, nga Universitetit tė Kalifornisė, kanė bėrė njė lutje pasionante pėr ndihmė nė frenimin e efekteve "potencialisht katastrofike" tė asaj qė ata e quajnė "abuzim i vazhdueshėm i burimeve natyrore tė planetit".
Duke argumentuar se marrėdhėniet e njeriut me burimet natyrore janė "nė udhėkryq", ata thonė:
"Konsumi i paqėndrueshėm, varfėria dhe shkatėrrimi i mjedisit ndėrlidhen ngushtė, por kjo nuk ėshtė vlerėsuar as nga ekonomistėt e zhvillimit, as nga qeveritė kombėtare qė lejojnė rritjen e PBB pėr mbrojtjen mjedisit nė politikat e tyre. "
"Hapi transformues shumė i mirė mund tė jetė njė mobilizim masiv nga Vatikani dhe fetė tjera pėr veprime kolektive pėr tė ruajtur mirėqenien e njerėzimit dhe mjedisit", shtojnė ata.
Naomi Oreskes, profesor i historisė sė shkencės nė Universitetin e Harvardit, tha se thirrja ėshtė njė zhvillim i shquar nė botėn e shkencės klimatike.
"Ky ėshtė njė moment kthese. Pėr 20 vjet, shkencėtarėt kanė qenė tė gatshėm tė flasin pėr nevojėn e ndryshimit tė biznesit si zakonisht nga frika e etiketimeve si 'politike' dhe tė gatshėm pėr tė trajtuar dimensionet morale tė ndryshimeve klimatike nga frika e etiketimeve "joshkencore", "tha ajo.
Por, Dr. Dasgupta dhe Dr. Ramanthan kanė thyer kėtė model, duke ecur nė gjurmėt e udhėheqėsve tė mėdhenj shkencor dhe moral si Neils Bohr dhe Albert Einstein, duke na kujtuar se "tė gjithė jemi pėrgjegjės pėr tė mirėn e pėrbashkėt", shtoi ajo.
Profesor Dasgupta ka thėnė: "Feja ka qasje nė rrjetet e ēdo niveli, kurse shkencėtarėt nuk e kanė, dhe kjo ėshtė me tė vėrtetė arsyeja pse ne jemi tėrheqės pėr ata qė tė ndihmojnė nė trajtimin e ēėshtjeve tė pėrbashkėta pėr hir tė njė tė mire tė pėrbashkėt."
"Unė mendoj se shumė njerėz e shohin kontributin fetar si njė temė komode qė ne duhet ta diskutojmė vetėm dielave nė mėngjes, por ajo mund tė jetė vendimtare. Njė organizatė si Kisha Katolike ėshtė e strukturuar nė mėnyrė tė tillė qė e bėn tė mrekullueshme, efektive, pėr shembull, udhėheqjen e njė fushate bamirėsie kundėr urisė, "shtoi ai.
Ai tha se udhėheqėsit fetarė mund tė bashkėpunojnė me institucionet akademike, tė tilla si Shotata Mbretėror (Royal Society) ose Akademinė Shkencave tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėr tė strukturuar fushata qė kanė pėr qėllim dhėnien fund tė mbi-shfrytėzimit tė burimeve natyrore tė planetit.

Burimi: The Indepedent
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
=====================================================
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Shkencėtarėt kėrkojnė ndihmė nga fetarėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Apel pėr ndihmė familjes sė dėshmorit Shaban Zenuni - Hoxha
» Ish i dashuri i kėrkon ndihmė Jahjagės: Pėr hir tė dashurisė qė kemi pasur e luta tė mė gjejė njė punė
» OJQ-tė kėrkojnė largimin e kryetarėve Zharku e Xhemajli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: