prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 BABA REXHEB BEQIRI (1901-1995)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: BABA REXHEB BEQIRI (1901-1995)   Wed Jun 03, 2009 1:18 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

BABA REXHEB BEQIRI
(1901-1995)

Emrin e Baba Rexhebit pėr herė tė parė e kam dėgjuar pėrmes valėve tė “Zėrit tė Amerikės” nė vitin 1965, kur vdiq Fan S.Noli ( 6 Janar 1882 - 13 Mars 1965)…
Pėr herė tė parė me Baba Rexhebin jam takuar me 26 Dhjetor 1972, nė Teqen Bektashiane, nė Taylor, Michigan, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės….

Kush ishte Baba Rexheb Beqiri?

Baba Rexhebi lindi me 15 gusht 1901, nė lagjėn “Dunavat”, Gjirokastėr. Ishte djal’i hoxhės. Hoxha, babai i tij,
quhej Mulla Rifat Beqiri, kurse nėna e tij quhej Sabrije, motra e Baba Selim Elbasanit , e cila ishte mbesa e Baba Aliut…
Mėsimet fillestare i kreu nė Gjirokastėr tek Myderrizi i njohur Mulla Ragibi, ku prej tij, pėrveē tjerash mėsoj, edhe gjuhėt klasike islame: arabishten, persishten dhe turqishten…
Kurse mė vonė kreu edhe Liceun e Gjirokastrės, ku mėsoj, pėrveē tjerash, edhe dy gjuhė tjera, frengjishten dhe italishten.
Djaloshit tė ri, tė gjitha kėto njohuri, me gjithė se e ngriten, e edukuan, e formuan, por zjarrin e dashurisė nuk ja shuan…! Cila ishte kjo dashuri? E thoshtė vetė: Kjo dashuri ishte rruga mistike - qė tė bėhej sufi…!
Qė tė bėhej sufi ai kishte pak pėrparėsi, sepse djaloshi Rexheb ishte rritur nė Teqen e Zallit, ndėr bektashi, pranė Baba Selimit dhe Babės Ali, prej tė cilėve ishte frymėzue me Dritėn e Islamit, pėrmes Dritės sė Kur’anit…
Nė Teqen Bektashiane apo siē quhet ndryshe “Teqeja e Zallit” nė Gjirokastėr, pranė Baba Selim Elbasanit, dajės sė tij, djaloshi i ri, Rexheb Beqiri, u dorėzue e Dervish nė tarikatin Bektashi…
Tani, Dervish, mė vonė gradohet Baba, nė vitin 1954, nga Baba Sirriu i Kairos, Egjipt, Baba Rexhebi, zyrtarisht dhe publikisht e fillon veprimtarinė e tij nė tarikatin Bektashi…
Ka marrė pjesė nė hartimin e Statutit Themeltar Bektashian…
Ka marrė pjesė nė organizimin e Kongreseve Bektashiane tė mbajtura nė vitin 1926, 1929, nė Teqėn e Turanit nė Korēė…

Baba Rexhebi: Kundėrshtar i komunizmit

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (1939-1944-), Baba Rexhebi, meqė i kishte tė zhvilluara ndjenjat fetare-atdhetare, nuk u pajtue me fashizmin-nacizmin, aq mė shumė nuk u pajtue kurrė me komunizmin…Komunizmin jo vetėm qė e kundėrshtoj, por me pushkė nė dorė e luftoj…
E kundėrshtoj, e luftoj, siē thoshte: “Komunistėt s’kishin Zot, Fe as Atdhe… Komunistėt kėte kurrė nuk ja harruan, nė mungesė tė tij, me vdekje e dėnuan…
Me 28-29 nėntor 1944, Baba Rexhebi me disa atdhetarė, si Mid’had Frashėri, Hasan Dosti etj., nga Shkodra kalojnė nė Mal tė Zi dhe prej Malit tė Zi me barka nėpėr Detin Adreatik dalin n’ Itali, ku qėndroi deri nė vitin 1948.
Nė vitin 1948, Baba Rexhebi u shpėrngul nga Italia nė Egjipt, ku u vendos nė Teqen Bektashiane, e cila njihet nė histori me emrin teqja e “Kajgusėz Sulltanit”, i cili ka qenė njė misionar i paparė…Nė kėtė teqe, ku shėrbente Baba Sirriu, Baba Rexhebi qėndroj katėr vjet, deri nė vitin 1952.
Nė vitin 1952, Baba Rexhebi nga Egjipti u shpėrngul pėr nė New York, SHBA, ku e kishte motrėn, zonjėn Zejnebe, por mė vonė shkuan nė Detroit, tė shtetit Michigan, afėr Kanadės.
Nė qytezėn e quejtur Taylor, qė shtrihet nė njė fushė shumė pjellore, Baba Rexhebi me ndihmėn e shqiptarėve, pa dallim feje, krahine apo ideje, themeloj Teqenė e Parė Bektashiane – Shqiptare-Amerikane…
Teqeja Bektashiane – Shqiptare-Amerikane u pėrurue me 15 Maj 1954, e cila me kalim kohe erdhi duke zmadhue, duke u zbukurue dhe veprimtaria e saj duke u shtue…Aty punonin me pėrkushtim, pėrveē Baba Rexhebit, edhe dervishėt, si dervish Arshiu, dervish Bajrami…, i pari nga Jugu, Vlora, i dyti nga Veriu, Kosova, (nga Gjakova)…
Baba Rexhebi, si udhėheqės i Teqesė Bektashiane, pėrveē veprimtarisė fetare-atdhetare, ėshtė marrė edhe me veprimtari botuese, duke na dhuruar disa vepra frymėzuese…
Nga kjo veprimtari vlen tė pėrmendėt revista “Zėri i Bektashizmės”, nė gjuhėn shqipe dhe angleze, ku dallohen shkrimet e Baba Rexhebit rreth Fesė Islame, filozofisė islame, tesavvufit-sufizmit dhe parimeve bektashiane…
Nė vitin 1964, me rastin e 10-tė vjetorit tė themelimit tė Teqesė Bektashiane, z. Xhevat Kallajxhi, i cili punonte si gazetar profesional nė Washington, nė “Zėrin e Amerikės”, Teqeja Bektashiane e botoi librin e tij me titull:”Bektashizmi dhe Teqeja Bektashiane nė Amerikė”, ku ndihmėn kryesore tė lėndės e kishte nga Baba Rexhebi…
Baba Rexhebi, nė vitin 1970, botoi librin me titullin: “Misticizma Islame dhe Bektashizma”. Ky libėr monumental, cili ka 389 faqe, ėshtė shtypur nė New York nga Waldon Press.
Nė vitin 1997, Teqja Bektashiane e Gjakovės, nėn kujdesin e Baba Mumin Lamės, me miratimin e Kryegjyshatės nė Tiranė, botoi librin:”Hadikaja ose Kopshti i tė pėrsosurve” tė Fuzuliut, tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga Baba Rexhebi.
Pėrkthyes i kėtij libri, i cila ka nė pėrmbajten e tij 11 kapituj me gjithsejt 497 faqe, Baba Rexhebi, ka shkrue, nė vend tė parathėnies, shkrimin me titull: Dy fjalė me lexuesit pėr Fuzuliun, ku ndėr tė tjera shkruan:
“Baba Qazimi (Bakalli) i Kosovės, pėrkatėsisht i Gjakovės, me ndėrmjetėsimin e Baba Bajramit ( Gurkuqi, edhe ky nga Gjakova, por qė shėrbente nė Teqenė Bektashiane nė Amerikė, ku edhe ndrroi jetė me 22 dhjetor 1973), mė detyroi t’ia bėja njė pėrkthim modest Hadikasė. Kėshtu ia fillova punės dhe e pėrktheva nė vitin 1969….”
Dikur, propaganda e komunistėve tė Tiranės, nė krye me Enver Hoxhėn, Ramiz Aliun e sidomos Bedri Spahiun, pėrmes Radio Tiranės dhe “Zėrit tė Popullit”, e paraqitėshin Baba Rexhebin si kriminel, gjakpirės, tradhėtar…, por e vėrteta ishte ndryshe. Baba Rexhebi ishte urtė, i butė, i kulturuar, fetar, atdhetar, ishte pėr Bashkimin Kombėtar…
Baba Rexhebin e kam njohur pėr sė afėrmi, kemi biseduar, debatuar hapur, jo me orė, nė ndonjė pasdite, por me javė, me muaj, ndėr vite… Atėherė, si i ri, kam pėrfituar shumė prej tij…Si ishte ai?
Ai ishte, sikur shprehi e kishte dhe shpesh e pėrsėriste,

” Bukuria e njeriut ėshtė fjala e bukur e tij.
Lartėsia e tij janė veprat e tija me drejtėsi ”.

Fjala e bukur e tij, lartėsia e veprave tė tij me drejtėsi, si nė Shqipni, nė Itali, nė Egjipt, Afrikė dhe nė Amerikė, mė sė miri dėshmojnė se Baba Rexhebi ėshtė njė personalitet qė vlen ta pėrkujtojmė…
Nė muajin gusht, 1901, kishte lindur, nė muajin gusht, 1995, nė ditėn e pesėmbėdhjetė, ndrroi jetė – kaloi nė jetėn e vėrtetė, por pa e parė Shqipninė e shkretė…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
BABA REXHEB BEQIRI (1901-1995)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Valon Beqiri:Poezia e fundit
» Valmira Beqiri - Morina : VARGJE TĖ PĖRLOTURA PĖR IBRAHIM SELIMAJ - HIMIN !
» Edison Ypi: Mero Baze do Baba
» Shaip Beqiri:Brenga e maestro Berishės dhe madhėshtia e cfilitur
» Valon Beqiri:Jeto

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: