prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gratė jo-muslimane...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Gratė jo-muslimane...   Mon Oct 13, 2014 10:54 pm

Gratė jo-muslimane ofrojnė lule nė shenjė solidariteti me Bashkėsinė Islame nė Canberra.

Dhjetė gra jomuslimane, tė mbuluara me shami, me lule nė dorė, kanė prekur Komunitetin Islamik tė Canberras me mesazhin e tyre tė thjeshtė tė dashurisė dhe solidaritetit.
Pas njė jave tė retorikės sė rritur anti-islame nė Canberra, ku politikanėt e shumtė kanė diskutuar pėr ndalimin e burkės, dhjetė gra tė “armatosura” vetėm me lule morėn pjesė nė njė Festival Islamik pėr tė treguar mbėshtetje pėr Kanberaset muslimane.
Nė tri lokacione pėr rreth Canberras, tė shtunėn, Komuniteti Islamik festoi Kurban Bajramin ose Festėn e Sakrificės, e cila pėrfshin lutje tė veēanta, siē ėshtė Namazi i Kurban Bajramit, ndihmė tė varfėrve, vizitat tė afėrmve, miqėve.
Pas Namazit tė Kurban Bajramit nė mėngjes, qė u falė nė stadiumin AIS nė Bruce, besimtarėt musliman u takuan nga gratė, tė cilėt ofruan lule pėr gratė dhe fėmijėt qė ishin tė pranishėm.
Njėzet e gjashtė vjeēarja nga Kanbera, Annabelle Lee, e cili ndihmoi nė organizimin e kėsaj pėrkrahje, tha se edhe pse reagimet nga besimtarėt musliman nė fillim dukeshin shqetėsuese, ato shpejt u kthyen nė tė gėzueshme.
"Ne u kemi thėnė atyre na vjen keq pėr ju qė jeni keqtrauar aq keq nė media dhe kemi dashur tė themi se ne qėndrojmė nė solidaritet me ju dhe ne duam tė shpėrndajmė dashurinė nė vend tė urrejtjes," tha ajo.
"Kur dėgjuan se, shumė prej tyre kanė kėrkuar pėr tė na pėrqafuar, shumė buzėqeshėn dhe u pėrlotėn."
Ajo tha se ato i dhanė nga njė lule pėr ēdo grua dhe fėmijėve tė pranishėm, ndėrsa disa burra pyetėn nėse mund tė marrin nga njė lule pėr gratė e tyre nė shtėpi.
Nėnkryetari i Shoqėrisė Islamike nė Belconnen, Hassan Warsi tha se burrat dhe gratė nga Komuniteti Islamik i Canberras u prekėn nga gjesti e grave.
"Kjo ishte padyshim njė ndjenjė shumė e mirė dhe njerėzit ishin tė prekur nga kjo."
"Kjo ishte njė qasje shumė e veēantė pėr muslimanėt nė ēdo mėnyrė, pėr tė treguar harmoni dhe pėr tė treguar respektin ndaj tyre....
Z. Hassan Warsi tha se ai nuk e kishte vėnė re ndonjė ndryshim nė qėndrimet e komunitetit tė tij apo familjes sė tij nė Kanberra qė nga njoftimi i fundit se avionėt e Australisė do tė dėrgohen pėr tė ndihmuar luftėn kundėr Shtetit Islam.
Ai tha Canberra ishte njė komunitet shumė i pranueshėm.
"Unė mund tė them se unė kam jetuar kėtu pėr njė kohė tė gjatė dhe Canberra ėshtė njė qytet mė mikpritės se shumė tė tjerė."

Burimi: Canberra Times
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
=====================================================

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Gratė jo-muslimane...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregime nga gratė shqiptare
» Dasma : ēifti, gruaja muslimane, burri hebru(Jews), kryeson dasmen nje i krishtere, presidenti Bill Klinton
» Veshjet e grave myslimane nė vende tė ndryshme!
» Julia Gjika: Gratė shqiptare nė Worchester MA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: