prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Belgu musliman promovon besimin Islam

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Belgu musliman promovon besimin Islam   Fri Oct 17, 2014 1:37 am

Belgu musliman promovon besimin Islam

Haxhi Mario Cools ėshtė njė belg i cili ka pėrqafuar fenė Islame kėto ditė.
Sipas tė pėrditshmes Xhadid el-Javm, ai ka themeluar njė Shoqatė Islame dhe ju mėson parimet islame atyre qė janė tė interesuar pėr tė mėsuar nė lidhje me fenė.
Ai thotė se njė nga arsyet pse ai e pėrqafoi Islamin ishte kur ai mėsoi se nė Islam pirja e alkoolit ėshtė haram (e ndaluar).
Haxhi Mario dhe familja e tij kanė mėsuar rreth Islamit gjatė njė vizite nė Egjipt. " Unė me familjen time ishim nė Egjipt, ku jemi takuar me njė familje egjiptiane dhe kemi mėsuar pėr muslimanėt dhe pėr virtytet e Islamit.
"Gjatė kėsaj vizite nė Egjipt gruaja ime, Pascale, dhe pastaj vajza ime, Veronika, pėrqafuan Islamin. Unė kam qenė i pasigurt nė fillim. Por mė vonė e kuptova se Islami ėshtė feja e vėrtetė.... Pastaj e dėshmova Fjalėn e Dėshmisė, Shehadetin, dhe u konvertova nė Islam. E falėnderoi Zotin, djali im, Denisi, dhe, mė vonė, babai e pėrqafuan fenė Islame."
Haxhi Mario, i cili e ka kryer Haxhin kėtė vit pėr herė tė parė nė jetėn e tij thotė se Haxhi ishte njė pėrvojė e tillė qė ai ndjeu sikur ka lindur pėrsėri.
U bėnė njė vit e gjysmė qė Haxhi Mario themeloi njė Shoqatė Islame dhe qė atėherė ai promovon mėsimet e Islamit nė seancat qė zhvillon nė shtėpinė e tij nė Bruksel.
Ai thotė se shoqata ka rreth 1000 anėtarė muslimanė, burra dhe gra.
Rreth 650.000 muslimanė jetojnė nė Belgjikė, tė cilėt janė kryesisht nga Maroku dhe Turqia. Belgjika ka njė popullsi prej rreth 11 milion banorėsh. Ka mbi 300 xhami nė Belgjikė.

Burimi: IQNA News
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Belgu musliman promovon besimin Islam
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DER FRIEDEN DES ISLAM - GILT NICHT FÜR KINDER
» Fjalė tė Urta - ISLAME
» Vrasjet dhe masakrimet e femrave me ligjet islame
» Xhafer Leci: Dyfėtyrėsia politike e diversantit Bedri Islami...!
» Naser Aliu: Rrahja e grave - sot nė Shekulli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: