prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Maroku nderon diplomatin suedez i cili pėrqafoi Islamin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Maroku nderon diplomatin suedez i cili pėrqafoi Islamin   Thu Oct 23, 2014 10:52 pm

Maroku nderon diplomatin suedez i cili pėrqafoi Islamin

Nė vitin 1983, ai vendosi tė pensionohet, e pėrqafoi pakėz mė vonė, nė vitin 1986, pasi ai e zotėroi arabishten dhe mėsoi Kur’anin pėrmendėsh.
Rabat –
Njė pėrkujtim me nderim ndaj Muhammed Knut Johan Richard Bernström, ish-ambasadori suedez nė Marok, i cili e pėrqafoi Islamin, ėshtė mbajtur me njė program tė veēantė, njė dokumentar nė lidhje me jetėn e tij qė ėshtė shfaqur nė Marok gjatė fundjavės.
"Sapo e dėgjoi historinė e ambasadorit suedez nė Marok, Princesha Shamsa Bint Hamdan Al Nahyan, vendosi pėr tė financuar filmin, kėshtu qė filmi mund tė bėhet njė urė nė mes tė dy botėve qė jetonin nė keqkuptime," tha Ibtihal Jeffry, Zėvendės Drejtor i Fondacionit Tabah nga Emiratet e Bashkuara Arabe, qė e ka financuar filmin, tha pėr Hespress, sipas raportit tė datės 21 Tetor 2014, tė Agjencisė Botėrore tė Lajmeve tė Marokut.
Ambasadori, Muhamed Knut Johan Richard Bernström, u lind mė 22 Tetor 1919 dhe vdiq mė 21 Tetor, 2009.
Si diplomat, ai ka punuar nė Spanjė, Francė, Bashkimin Sovjetik, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Brazil, Kolumbi, Venezuela dhe Maroku.
Ai ishte ambasadori i Suedisė nė Marok nga viti 1976 deri nė vitin 1983. Gjatė kohės sa ishte nė Marok, Muhamedi u bė shumė i interesuar pėr kulturėn marokene.
Nė vitin 1983, ai vendosi tė pensionohet, e pėrqafoi Islamin, pakėz mė vonė, nė vitin 1986 pasi e zotėroi arabishten dhe e mėsoi Kur’anin pėrmendėsh.
Mė vonė, ai e pėrktheu Kur'anin nė gjuhėn suedeze me titull "Mesazhi i Kur'anit".
Duke i njohur pėrpjekjet e tij pėr t’i sjellė dy botėrat mė afėr, Maroku e pėrkujtoi, e nderoi me shfaqjen e filmit "Midis dy botėve", drejtuar nga Ovidio Salazar, njė drejtor amerikan.
Filmi paraqiti jetėn e ambasadorit suedez i cili mund tė jetonte si njė njeri me mendje tė hapur, njeri Perėndimor dhe si njė musliman i ri qė me tė vėrtetė e donte fenė tij.
Njė diplomat i cili e njihte ambasadorin, tha:
"Ai, [Muhamedi], jetonte nė mes tė dy kulturave, dhe u pėrpoqė tė bėnte njė gėrshetim nė mes tyre; muret e shtėpisė sė tij ishin tė mbushura me piktura tė artit perėndimor dhe artit maroken nė tė njėjtėn kohė. "
Ajo shtoi, "ai ishte njė folės i 13 gjuhėve, dhe ka pas gjithmonė dėshirė tė madhe pėr tė qenė edhe mė i ditur; kėshtu ai erdhi nė Marok, ku studioi gjuhėn arabe dhe Kur'anin dhe ai e zbuloi fenė Islame, si njė fe tė rregullt, autentike. "

Marrėdhėniet solide

Njė pėrfaqėsuese e Ambasadorit tė Suedisė nė Rabat i vlerėsoi marrėdhėniet solide ndėrmjet Suedisė dhe Botės Muyslimane.
"Suedia dhe marrėdhėnie e qėndrueshme me Botėn Muslimane janė tė lashta, qė nga koha e Halifatit dhe Vikingėve," tha diplomati.
"Muzetė nė Suedi ende mbajnė kopje tė monedhave marokene qė nga epoka e shteteve Marokene tė dinastisė sė Idrisive," shtoi ajo.
Sipas Hespress, filmi do tė shfaqet edhe nė nė Rabat, ku Muhamed Knut ka punuar si ambasador i vendit tė tij pėr rreth shtatė vjet.
Sipas raportit tė Departamentit tė Shtetit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, muslimanėt pėrbėjnė midis 450.000 dhe 500.,000 banorė prej nėntė milionė banorėve tė Suedisė.
Nė fillim tė muajit, tetor 2014, Aida Haxhialiē u emėrua si zyrtare e lartė e shkollave tė mesme dhe Institucionit Arsimor me emrin Iniciativa Arsimore pėr Rriturit nė Suedi.
Mehmet Kaplan, turk, ėshtė emėruar, gjithashtu, Ministėr i Strehimin tė Suedisė nė qeverinė e re tė Stefan Löfven-it.

Burimi: OnIslam & News Agencies
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė

======================================================
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Maroku nderon diplomatin suedez i cili pėrqafoi Islamin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Asllan Dibrani:Nga gjiri i Malėsisė sė Gollakut , lindi kėngėtari dhe krijuesi i madh Demir Krasniqi!
» Muharrem Sfarqa:MĖRGATA NDERON KOLOSĖT E PAVARĖSISĖ DHE LIRISĖ SĖ KOSOVĖS
» Kėze (Kozeta) Zylo: Shkrimtarėt Shqiptaro-Amerikanė nderojnė Nolin e madh
» Laura Rushani: Berisha nderon nė Bukuresht Fan Nolin
» AGIM GASHI:NJĖ LIBĖR ORGJINAL CILI FLET PĖR PĖR KONTRIBUTIN E MĖRGATĖS TONĖ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: