prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fėmijėt nėn 10 vjeē mund tė pėrballen me ndalimin e Haxhit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Fėmijėt nėn 10 vjeē mund tė pėrballen me ndalimin e Haxhit   Sat Oct 25, 2014 11:55 pm

Fėmijėt nėn 10 vjeē mund tė pėrballen me ndalimin e Haxhit



Fėmijėt nėn moshėn 10 vjeēare mund tė pėrballen me ndalimin e shkuarjes nė Haxh nga viti i ardhshėm.
Sipas njė raporti nė njė gazetė lokale, subjekti doli pėr diskutim gjatė njė takimi tė fundit midis krerėve tė institucioneve tė haxhinjve dhe Ministrisė sė Haxhit nė Arabinė Saudite.
Asnjė vendim nuk ėshtė marrė ende nė lidhje me propozimin, shkruan gazeta Al-Vatan, duke cituar burimin. Kjo ėshtė vetėm njė pikė e diskutimit nė kėtė moment, tha ai.
Propozimi erdhi nga fakti se rritja e temperaturave dhe dendėsia shumė e madhe e njerėzve nė vendet e shenjta gjatė Haxhillėkut vjetor i vėnė fėmijėt nė rrezik. Pėrveē kėsaj, ekziston njė mundėsi e madhe e infektimit tė fėmijėve.
Sipas Arab News, gjatė kėtij viti janė parė qindra fėmijė hanxhinj! Ata madje u sollėn nga prindėrit e tyre tek ura Xhamrat pėr tė kryer ritualin e gjuajtjes me gurė tė shejtanit. Ky ritual i detyrueshėm nė pėrgjithėsi zhvillohet pasdite dhe ėshtė konsideruar i vėshtirė dhe sfidues edhe pėr haxhinjt mė tė aftė, mė tė pėrgatitur.
Ekipet e Ministrisė sė Haxhit zbuluan qindra fėmijė, gati dy tė tretat e tyre nėn moshėn gjashtė vjeēare, nė Xhaminė e Madhe nė Mekė, nė Qabe, dhe vende tė tjera tė shenjta gjatė Haxhit kėtij viti.
Ministria e Haxhit vlerėson se numri i fėmijėve ishte nė mes tė 5.000 dhe 7.000. Shumė nga kėta fėmijė ishin sėmurė gjatė haxhit.
Numri i pėrgjithshėm i haxhinjve nga India nėn moshėn 10 vjeēare ishte 144, sipas tė dhėnave tė disponueshme nė faqen e internetit Misioni Indian i Haxhit (Hajj Mission’s website). Pėrveē 144 fėmijėve, ka pasur 52 foshnje.
Nė tė kaluarėn, pėr foshnjet nga India nuk kishte nevojė pėr vizė tė Haxhit dhe ata nuk u numėruan nė kuotėn. Nga ky vit e tutje, megjithatė, edhe foshnjet janė duke u trajtuar si hanxhinj.
Diplomatė nga vendet e Azisė Jugore dhe Azisė Juglindore e vlerėsojnė kėtė propozim tė meritueshėm.
"Ne kemi njė kėrkesė tė lartė dhe kuotė tė kufizuar, dhe ne do tė donim qė kuota qė do tė pėrdoret nga ana e haxhinjve tė cilėt janė plotėsisht tė vetėdijshėm pėr obligimet fetare," tha njė diplomat.
"Sigurisht, Haxhillėku nuk ėshtė njė lloj pikniku; kjo ėshtė njė detyrė e rraskapitėse dhe fėmijėt nuk duhet tė vihen rrezik, "tha ai.
Sipas mendimit, sidomos nga haxhinjt perėndimor, ėshtė se nėse ata sjellin fėmijėt e tyre, fėmijėt nuk do tė jetė nė gjendje tė ndjejnė madhėshtinė dhe dashurinė pėr Islamin.
"Unė i solli fėmijėt nga Londra kėtė vit, le ta shohin dhe tė ndjejnė bukurinė e vėrtetė tė Islamit," tha Rafi Patel, njė qytetar britanik. "Ne ju kemi thėnė fėmijėve tanė se si tė gjithė janė tė barabartė nė Islam, por kėtė vetėm nė haxhillėk ju tė shihni nė praktikė dhe ju nuk mund ta imagjinoni ndikimin qė ka kjo nė mendjet e rinjve."
Tarik Angavi, udhėheqėsi i institucionit pėr haxhinjt nga Turqia, Evropa, Amerika dhe Australia, ishte mes atyre qė e pėrkrahėn propozimin.
"Shumica e familjeve qė kanė ardhur nga jashtė pėr tė kryer haxhin kėtė vit me fėmijėt e tyre ishin kryesisht britanikė, por numri i tyre ishte i kufizuar dhe ata i kishin sjellė fėmijėt e tyre, sepse ata nuk kishin gjetė dike qė tė kujdeset pėr ta nė shtėpi," citohet tė ketė thėnė Tarik Angavi pėr gazetėn Al-Vatan.
"Grupi ynė ka qenė shumė i organizuar dhe ne i kemi lėnė fėmijėt nė tenda tė mėdha nėn mbikėqyrjen e asistentėve tė kualifikuar."
Nėse miratohet, propozimi do tė paraqitet nė Kėshillin e Dijetarėve tė Mėdhenj pėr shqyrtim.

Burimi: Arab News
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė

======================================================



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Fėmijėt nėn 10 vjeē mund tė pėrballen me ndalimin e Haxhit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veterani i UĒK'sė: Agim Ēeku tha se kushdo qė i ka 3 mijė euro, mund tė bėhet veteran
» Burbuqe Thaqi:Objektivat e Mijėvjeēarit pėr Zhvillim - utopi dhe propagandė pa shije
» Artiola Toska:"Kam pesė vjet e martuar, tani dua njė fėmijė"
» Muhamet Hoxhaj:Pėr miqt e mijė extra, Punime tė Veēanta dhe Humoristike !!
» Ismet Tahiraj: Nėna Salė (Cikėl poetik pėr fėmijė)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: