prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Politikani i eksremit tė djathtė francez pėrqafon Islamin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Politikani i eksremit tė djathtė francez pėrqafon Islamin   Tue Oct 28, 2014 11:36 pm

Politikani i ekstremit tė djathtė francez pėrqafon Islamin

"Unė jam i gatshėm pėr t’iu shpjeguar atyre se Islami ka njė mision pėr tė bashkuar tė gjithė njerėzit, " tha Buttey.
Nė njė vendim tronditės pėr partinė e Le Pen-it, njė kėshilltar i ekstremit tė djathtė francez ka pėrqafuar fenė Islam, duke i dėrguar njė video mesazh zyrtarėve tė partisė tė anti-emigracionit duke lėvduar librin e shenjtė tė muslimanėve, Kur’anin, dhe duke kėrkuar prej tyre qė ata tė bashkohen me te.
"Tė dyja kėto janė demonizuar dhe janė shumė larg imazhit tė portretizuar nė media," Maxence Buttey, njė kėshilltar nė rrethinat lindore tė Parisit nė Noisy le-Grand, i tha gazetės Le Parisien, pėrshkrimi i ngjashmėrive nė mes Partisė sė Fronti Kombėtar dhe Islamit, njoftoi Telegraph.
"Ashtu si Islami, edhe Fronti Kombėtar mbron tė dobėtit. Partia denoncon normat e tepruara tė interesit qė ngarkon borxhin e vendit tonė, edhe Islami ėshtė kundėr praktikimit tė kamatės."
Maxence Buttey, 22 vjeēar, e pėrqafoi Islamin kėto ditė.
Megjithatė, vendimi i tij u bė i njohur pasi ai ju dėrgoi zyrtarėve tė partisė anti-emigracion, Frontit Kombėtar njė video nė tė cilėn ai i vlerėsoi si "vizionare" virtytet e Kur’anit dhe u kėrkoi atyre qė tė bėhen musliman.
Video ishte njė goditje e rėndė pėr shumė anėtarė tė partisė, tė cilėt e kanė shpallur pezullimin e tij, Buttey, nga njė komision rajonal i Frontit Kombėtar.
"Feja ėshtė njė zgjedhje private qė unė e respektoj, por ajo nuk duhet tė hyjė nė sferėn e aktiviteteve tona politike," tha Jordan Baedanella, njė sekretar i partisė lokale,.
"Video tė cilėn na dėrgoi Maxence Buttey ėshtė e papranueshme."
Franca ėshtė shtėpia e njė komuniteti musliman prej rreth 6.5 milion, komuniteti mė i madh musliman nė Evropė.
Partia Le Pen nė agjendėn e saj ka miratuar njė politikė anti-Islame pėr vite me rradhė. Ajo mori pėrsipėr Frontin Kombėtar nga babai i saj, themeluesi i partisė, Jean-Marie Le Pen, i cili ėshtė dėnuar disa herė pėr racizėm dhe anti-semitizėm.
Le Pen ka kundėrshtuar shkollat qė shėrbejnė mish hallall pėr nxėnėsit muslimanė, njė ēėshtje e diskutueshme nė Francė, e cila ka ndaluar havalen dhe shaminė nė publik dhe nė shkollat shtetėrore.
Gjithashtu, ai ka krahasuar faljen, namazin, nė rrugė me pushtimin Nazist nė njė fjalim gjatė njė tubimi nė vitin 2010.

Dyshimet

Maxence Buttey, i cili mbeti ende njė anėtar i partisė dhe kėshilltar, ai tha se e gjeti Islamin, pasi gjeti shumė ėshtirėsi tė besoi versionin zyrtar rreth sulmeve tė 11 shtatorit 2001.
Pėr mė tepėr, ai kishte dyshime nė lidhje me "Ēėshtje Merah", duke iu referuar se al-Kaida e kishte frymėzuar, francezin e armatosur, Muhammed Merah, i cili vrau shtatė persona nė jug tė Francės nė vitin 2012.
"Disa nga zgjedhėsit e mi do tė jenė tė pakėnaqur me zgjedhjen time," e pranoi Buttey.
"Por unė jam i gatshėm pėr t’ju shpjeguar atyre se Islami ka njė mision pėr tė bashkuar tė gjithė njerėzimin."
"Unė jam kundėr perēes, mbulimit tė plotė, " tha ai, duke shtuar se Islami nuk i bėn thirrje besimtarėve "pėr tė prerė kokat, siē bėn grupi i Shtetit Islamik."
"Kam qenė katolik, por kur kam rilexuar Biblėn kam vėnė re tė gjitha kundėrthėnie e saj," tha ai.
"Kur e kam lexuar Kur'anin nė tėrėsi, kam kuptuar se kjo fe ėshtė mė e hapur."
Maxence Buttey nuk ėshtė politikani i parė i ekstremit tė djathtė qė e pėrqafoi Islamin pas njė studimi tė gjatė.
Nė 2013, Arnoud Van Doorn, njė ish-anėtar i Partisė sė Lirisė i ekstremit tė djathtė (PVV), e pėrqafoi Islamin pas njė studimi tė gjerė tė fesė.
Ai ishte nė mesin e liderėve tė partive tė cilėt ndihmuan pėt tė prodhuar njė film ofendues me titullin ”Fitna” nė vitin 2008, i cili e lidhte Islamin dhe Kur’anin me dhunėn.
Por pas protestės muslimane kundėr filmit, Arnoud Van Doorn filloi me lexuar mė shumė rreth Islamit dhe Profetit Muhammed (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi tė), duke e udhėzuar atė pėr tė pėrqafuar Islamin nė vitin 2011.

Burimi: OnIslam & Newspapers
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
======================================================
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Politikani i eksremit tė djathtė francez pėrqafon Islamin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhafer Leci: Dyfėtyrėsia politike e diversantit Bedri Islami...!
» Eduard Ypi:'Pėrtej tė majtės dhe tė djathtės'
» Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!?
» Xhafer Leci: Dr. Rugova e shpėtoi UĒK-nė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: