prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Studentėt amerikanė protestojnė kundėr Forumit anti-Islam

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Studentėt amerikanė protestojnė kundėr Forumit anti-Islam   Thu Oct 30, 2014 11:46 pm

Studentėt amerikanė protestojnė kundėr Forumit anti-Islam

     Njė grup i studentėve nė Universitetin e New Yorkut kanė protestuar kundėr njė ngjarje nė kampusin e tyre qė demonizuan    muslimanėt dhe promovuan pėrdorimin e torturės.
   Studentėt u mblodhėn jashtė universitetit pėr tė protestuar kundėr tė ashtu-quajturit "Forumi pėr tė Drejtat e Njeriut", sponsorizuar nga Departamenti i Policisė sė Nju Jorkut.
    Ish-Komisioneri i Policisė tė qytetit New York, Ray Kelly dhe ish-Prokurori i Pėrgjithshėm i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Michael Mukasey ishte ftuar pėr tė folur nė kampusin e Universitetit tė New Yorkut.
    Studentėt kundėrshtuan praninė e ish-Komisionerit tė Policisė, Ray Kelly dhe shfaqjen e njė filmi i cili promovonte torturėn dhe shkelje tė tjera tė ligjit ndėrkombėtar.
   "Ray Kelly, ish-Komisioneri i Policisė sė New Yorkut, nuk ėshtė  pėrgjegjės vetėm pėr ndjekjen e politikės sė ndaluar diskriminuese  racore kundėr popullit nė qytet, por ai ėshtė ai qė ka spiunuar pėr  grupet studentore muslimane," tha studenti i Universitetit tė New Yorkut, Amith Gupta  pėr Press TV.
   Disa studentė tė mbuluar me qese mbi kokat e tyre, i pėrshkruan aktet e torturės qė Mukasey i mbrojti si Prokurori i Pėrgjithshėm i  Shteteve tė Bashkuara.
    Studentėt, gjithashtu, kritikuan Ray Kelly-in pėr njė program qė pėrfshinte spiunimin e Lidhjes sė Studentėve Musliman tė Universitetit tė New Yorkut.  
  Punėtori i tranzitit, tani nė pension, Marty Goodman u bashkua me protestuesit, duke thėnė se ai ėshtė i lodhur me sjelljet e Policisė sė New Yorkut me kėtė urrejtje kundėr-islame.
   "Ka pasur filma ku shfaqeshin trajnime raciste tė Policisė sė New Yorkut pėr tė treguar nė mėnyrė skandaloze myslimanėt, kryesisht, si terroristė dhe tė poshtėr tė cilėt pėrpiqen pėr tė dėmtuar kėtė vend, kėta njerėz tė Policisė sė New Yorkut nuk kanė vend nė njė forum tė drejtave tė njeriut," tha ai.
    Njė turmė e policėve tė mbledhur aty u pėrpoqėn pėr tė detyruar studentėt qė tė shpėrndahen. Studentėt nuk pranuan dhe vazhduan protestėn pėr disa orė.

Burimi:  Press TV
Pėrktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi
=====================================================
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Studentėt amerikanė protestojnė kundėr Forumit anti-Islam
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sevdije Rexhepi:12 poezi nė pėrvjetorin e 12-tė tė intervenimit Amerikanė nė Kosovė
» Nafi Ēegrani: Demant kundėr ''komentit'' tė njė spiuni tė fshehur
» Gaztori Erion Veliaj, gėlbaza shpifėse e Edi Ramės kundėr tė majtės shqiptare
» Asllan Dibrani:Kushtrim pėr shpėtim nga rreziku i ekstremizmit islamik,qė vepron nė mėnyrė perfide kundėr kombit shqiptar
» Gjaku s'bėhet ujė, arbėreshėt e Kalabrisė protestojnė pėr dy kosovarėt tė vrarė nė Itali

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: