prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TARIKATI RIFA'I

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: TARIKATI RIFA'I   Wed Jun 03, 2009 3:19 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

TARIKATI RIFA’I

Tarikati Rifa’i ėshtė njėri prej tarikateve apo rrugėve shpirtėrore mė tė pėrhapura, mė tė organizuara, mė tė mėdha, nė pėrbėrje tė Fesė Islame. Emri i kėtij tarikat rrjedh prej pasuesve, nė shenjė nderimi pėr themeluesin, Shejh Sejjid Ahmed er-Rifa’i.

Kush ishte Shejh Sejjid Ahmed er-Rifa’iu?

Shejh Sejjid Ahmed e-Rifa’iu lindi ditėn e enjte, me 1 nėntor 1118, nė vendin e quejtun Hasen, nė afėrsi tė qytetit Basra, nė krahinėn Vasit, Irak.
Ėshtė djali i dijetarit tė njohur, tė nderuar, Sejjid Ali Ebul Hasan. Nėna e tij ishte zonja Fatime el-Ensari bint Jahja Nixhixhiri.
Shejh Sejjid Ahmed er-Rifa’iu, si nga baba, po ashtu edhe nga nėna, ka prejardhje nga Familja e Bekueme e Muhammedit (a.s.)

Prejardhja ėshtė si vijon:

Sejjid Ahmed er-Rifa’i
Ibn Sejjid Ali
Ibn Sejjid Sabid
Ibn Sejjid Hadhim
Ibn Sejjid Ali
Ibn Sejjid el-Mekki
Ibn Sejjid Mehdi
Ibn Sejjid M. Ebi Kasim
Ibn Sejjid el-Hasan
Ibn Sejjid el-Husein
Ibn Sejjid Ahmed
Ibn Sejjid Musa Sani
Ibn Sejjid Imam Ibrahim Murteza
Ibn Sejjid Imam Musa el-Qazim
Ibn Sejjid Imam Xha’fer es-Sadik
Ibn Sejjid Imam Muhammed el-Bakir
Ibn Sejjid Imam Zejn –ul-Abidin
Ibn Imam Husein
Prijėsi i besimtarėve, Imam Ali (r.a.)

Shejh Sejjid Ahmed e-Rifa’iu ishte njė djal shumė i zgjuar, qysh nė moshėn shtatė vjeēare e mėsoj Kur’anin e madhueshėm pėrmendėsh, pra u bė hafiz. Ky ishte njė gėzim i madh, por pas pak kohe babai i tij, Sejjid Aliu ndrroi jetė nė Bagdad…
Pėr rritjen, arsimimin, edukimin e tij, tani u kujdes nė vazhdimėsi, daja i tij, Sejjid Mensur er-Rabbani el-Betaihi.
Sejjid Ahmed er-Rifai’u mėsimet e para i mori nė vendlindje, nė Hasen, nga dijetari i madh, Shejh Abd es-Semi el-Hurbuni, i cili ishte njė sufi shumė i repektuar, tek i cili e mėsoj pėrmendėsh Kur’anin e madhėruar dhe njohuri tė tjera…
Mė vonė mėsoj, studioj nė Basra dhe Nehr-i- Dikla tek dijetarėt Shejh Ebu Bekri, Shejh Ebu Ishak Shirazi, por mė sė gjati qėndroj, deri sa diplomoj, tek dijetari Shejh Ebul Fadil Ali el-Vasiti, i cili ishte njė sufi shumė i repektuar, njė jurist i shquar, njė kėndues, njė komentues i Kur’anit, shumė i popullarizuar…
Kurse frymėzimin kryesor shpirtėror dhe hilafetnamenė e mori nga Shejh Mensur Betaihiu. Kur ndrroi jetė Shejh Mensuri, atėherė vendin e lirė tė murshidit, udhėrrėfyesit, e plotėsoi Shejh Sejjid Ahmed er-Rifa’iu.
Sipas biografėve tė shumtė, tė cilėt janė marrė me jetėshkrimin, veprimtarin e tij, e pėrshkruajnė Shejh Sejjid Ahmedin si njeri tė ditur, tė urtė, tė sjellshėm, shembull pėr kohėn e tij nė devotshmėri…
Nga pamja e jashtme, Shejh Sejjid Ahmed er-Rifa’iu kishte gjatėsi mesatare, mbante mjekėrr, ballin e kishte tė gjėrė, sytė i kishte ngjyrė gėshtenjė, kurse ngjyrėn e lėkurės bojė gruri dhe flokėt e zi… Ishte sunni, e ka praktikue drejtimin juridik: Shafi’i…
Bazat themelore, kryesore tė tarikatit Rifa’i janė:
Besimtari duhet tė jetė i matur, i dashur, tė pėrpiqet nė vazhdimėsi pėr mirėsi…
Kurse, pikat kulmore tė kėtij tarikati janė:
Pėrmendja, pėrkujtimi i All-llahut tė madhėruar… Askush s’mund t’a kaloi Urėn e Siratit - pa i zbatuar rregullat e Sheri’atit… Ėshtė e hapur Dera e Xhenneti – pėr tė gjithė praktikuesit e Kur’anit dhe Sunnetit…
E shėnuem nė fillim se Shejh Sejjid Ahmed er-Rifa’iu ka lindur ditėn e enjte, e enjte ishte dita kur ndrroi jetė, me 23 shtator 1182, pėr tė kalue nė jetėn e vėrtetė…

Mexhid Yvejsi, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
TARIKATI RIFA'I
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TARIKATI NAKSHIBENDI
» TARIKATI MELAMI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
» TARIKATI BEKTASHI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Tasavvuf-
Kėrce tek: