prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TARIKATI KADIRI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: TARIKATI KADIRI   Wed Jun 03, 2009 3:21 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

TARIKATI KADIRI


Tarikati Kadiri ėshtė njė nga tarikatet mė tė njohura, mė tė organizuara, mė tė pėrhapura nė botė. Emri i tij rrjedh nga themeluesi, Shejh Abdul Kadir Gjilani.

Kush ishte Shejh Abdul Kadir Gjilani?

Emri i tij i plotė ėshtė: Muhjiddin Ebu Muhammed Abdul Kadir Bin Ebu Salih Bin Xhengji Dost. Lindi ditė e parė tė muajit tė bekuar Ramazan, nė vitin 470 , (1077), nė katundin Nejf, qė ndodhėt nė krahinėn Gilan, nė Jug tė Detit Kaspik, Persi, sot Republika Islamike e Iranit.
Baba i tij quhet Ebu Salih, me prejardhje nga Hazreti Imam Hasani (r.a.), kurse nana e tij, bija e dijetarit tė njohur, Shejh Abdul Savmai, me prejardhje nga Hazreti Imam Hyseini (r.a.)…
Studimet i kreu nė Bagdad, ku diplomoi te kadiu i njohur, Shejh Ebu Sa’adi Muharremi, nė Drejtėsinė Islame, Sheri’at, kurse shkencėn e Haditheve e pėrvetėsoi nga Shejh Ebu Bekėr Muzaferiu, letėrsinė nga Shejh Ebu Zekeria…
Shejh Abdul Kadir Gjilani ishte Persian, Sunni, kishte pranuar, drejtimin, shkollėn juridike Hanbeli…
Sufizmin e pėrvetsoi nga Shejh Muhammed Debbas. Mbas shkollimit dhe frymėzimit, Shejh Abdul Kadir Gjilaniu ka vizituar, ka udhėtuar, nėpėr shumė vende, mė nė fund edhe nė vendet e shenjta, nė Mekke e Medine…
Atėherė, kur u kthye nė Bagdad e filloi veprimtarinė e tij nė shumė lėmi… Ishte myderriz nė Medrese, ku ligjėronte Drejtėsinė Islame, jo vetėm pėr studentė, por aty vinin edhe juristė tė diplomuar, poetė tė dėshmuar, intelektualė tė dalluar, sufi tė nderuar…
Ligjėratat, pėrveē nė Medrese, Shejh Abdul Kadir Gjilani, i mbante edhe nė shtėpi, ku e kishte hapur njė teqe, sa njė xhami, ku pėrveē muslimanėve aty vinin varg e vi edhe tė krishterė, jahudi, budistė e mexhusi… Shumė prej tyre aq shumė u frymėzuan sa aty pėr aty Fenė Islame e pranuan…
Shejh Abdul Kadir Gjilaniu ishte njė dijetar i madh, jurist i dėshmuar, predikues i pa harruar, shkrimtar, poet i dallur, besimtar i pėrkushtuar, tėrė jetėn ka agjėruar, pėrveē ditėve tė Bajramit, qė ėshtė e ndaluar…
E gjithė jeta e tij ishte studim, punė, angazhim, pėrkushtim…Mbasi e falte namazin e jacisė, kėndonte Kur’an, binte salavatė mbi Pejgamberin (a.s.), Familjen e tij, bėnte zikėr nė vetmi, pėr Krijuesin qė ėshtė Njė…, duke i pėrmendur
Emrat e Bukur tė Tij…
Kėshtu veproi tėrė jetėn, flente shumė pak, vetėm pėr tė pėrhapė tė Vėrtetėn, me predikim, me shkrim, me shembullin e vetė plotė frymėzim…Ndrroi jetė nė moshėn 91 vjeēare, nė vitin 1166, nė Bagdad.
Shejh Abdul Kadir Gjilaniu ka lanė edhe disa libra me vlerė, qė janė pėrkthye edhe nė gjuhėt e Lindjes dhe tė Perėndimit, sepse janė ēelin sytė njerėzimit…
Pėrveē librave me vlerė, siē janė : “Futuh le-Gajb” dhe “Behxhet ul Esrar”, Shejh Abdul Kadir Gjilaniu ka lanė mbrapa 27 djem e 22 vajza, qė e ēuan pėrpara Fenė Islame, pėrmes Tarikatit Kadiri tė themeluar prej tij…
Prej djemėve tė tij mė tė njohurit janė: Shejh Abdul Vehabi, Shejh Abdul Rezaki, Shejh Abdul Azizi, Shejh Isai, Shejh Musai, Shejh Jahjaja, Shejh Abdullahu dhe Shejh Ibrahimi.
Shejh Abdul Vehabi, djali i parė, ishte myderriz, ligjėronte Drejtėsinė Islame…
Shejh Jahjaja, po ashtu, ishte myderriz, ligjėronte lėndėn e Hadithit, por ishte edhe poet, shkrimtar, autorė i disa librave, ka shėrbye edhe nė Egjipt, ku ka ndrrue jetė…
Shejh Abdul Rezaki ishte mė i shquari, mė i dalluari, nga 27 djemt e Shejh Abdul Kadirit, sepse nga pamja ishte i ngjashėm me babanė, kurse nga devotshmėria identik me tė, ishte nga dijetarėt mė tė nderuar nė Bagdad e pėrtej; ishte vaiz, myderriz, hafiz…
Shkurt, Shejh Abdul Kadir Gjilani me veprimtarin e tij, tė djemve tė tij, tė nipave tė tij, pėrmes Tarikatit Kadiri, e pėrhapėn Fenė Islame, me pėrkushtim, me devotshmėri nga Afrika nė Azi…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
TARIKATI KADIRI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Tasavvuf-
Kėrce tek: