prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nė Katedralen e Washingtonit falet namazi i xhumasė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Nė Katedralen e Washingtonit falet namazi i xhumasė   Sat Nov 15, 2014 5:26 am


Nė Katedralen Kombėtare nė Washington u falė pėr herė tė parė Namazi i Xhumasė

Namazi i Xhumasė u falė pėr herė tė parė nė Katedralen Kombėtare, njė kishė historike e krishterė nė kryeqytetin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė Washnington.
Nė njė kėnd tė Katedrales Kombėtare tė Uashingtonit, disa qindra besimtarė muslimanė dhe mysafirė tė tjerė tė ftuar u mblodhėn tė premten pasdite pėr lutjen javore, namazin e xhumasė, nė vendin e shenjtė tė krishterė, dhe pėr tė dėgjuar thirrjet pėr unitet nga udhėheqėsit e tė dy besimeve, pėrkundėr dhunės sė ekstremistėve dhe urrejtjes.
Thirrja pėr namaz nė gjuhėn arabe bėri jehonė nė mesin e harqeve tė katedrales me gur, pastaj njė predikim i pasionuar nga Ibrahim Resul, njė dijetar mysliman, i cili ėshtė ambasadori i Afrikės sė Jugut nė Shtetet e Bashkuaratė tė Amerikės. Ambasadori, Ibrahim Resuli, u bėri thirrje muslimanėve, tė krishterėve dhe tė tjerėve qė tė bashkohen dhe tė bėjnė "kauzė tė pėrbashkėt" luftėn kundėr ekstremistėve tė cilėt e pėrvetėsojnė Islamin.
"Ne kemi ardhur nė kėtė katedrale me ndjeshmėri dhe pėrulėsi, por fort tė vetėdijshėm se kjo nuk ėshtė njė kohė pėr retorikė, sepse shkatėrrimet po kėrcėnojnė botėn," tha Imami Ibrahim Resull. "Sfida pėr ne sot, ėshtė pėr tė rindėrtuar njė rrugė tė mesme tė njerėzve tė mirė. . . ekzistenca e tė cilėve kėrcėnohet nga ekstremizmi. "
Kjo ngjarje ishte e mbyllur pėr publikun, dhe ka pasur siguri tė madhe. Organizatorėt nga disa zona tė institucioneve muslimane thanė se ka patur shqetėsime nė lidhje me sigurinė dhe kėrcėnimet, pasi ngjarja u publikua dhe se ata dhe zyrtarėt e katedrales donin ta kufizojnė tubimin nė njė grup tė vogėl dhe tė pėrzgjedhur.
Megjithatė, ceremonia, falja e namazit tė xhumasė dhe predikimi, ka shkuar mirė, por u dėmtua njė herė kur njė grua e moshės sė mesme, e veshur mirė, doli nė audiencė, papritmas u ngrit dhe filloi duke bėrtitur se "Amerika ėshtė themeluar mbi parimet e krishtera. . . . Lini kishėn tonė rehat!" Me shpejtėsi, organet e sigurimit, ndihmėsit e sigurisė, ndėrhynė dhe shėrbimi vazhdoi.
Folės tė shumtė, duke pėrfshirė edhe zyrtarė tė katedrales dhe udhėheqėsit lokalė muslimanė, nė veēanti bėri jehonė mesazhi i Ibrahim Resul-it nė lidhje me nevojėn urgjente pėr kuptueshmėrinė fetare dhe bashkėpunimin. Shumica bėn referenca duke theksuar simboliken e ndėrtesės madhėshtore tė Katedrales sė Krishterė, e cila ishte shtruar me sexhade pėr namaz.
Shumė i nderuari, Gary Hall, dekani i katedrales, foli pėr Shėn Benediktin, i cili tha se ai besonte nė mėnyrė tė barabartė pėr rėndėsinė e lutjes dhe tė mikpritjes. Duke u mahnitur me kėndimin e Kur’anit gjatė namazit, tė cilėn ai e quajti "njė gjuhė e bukur, e shenjtė nė njė hapėsirė tė bukur, tė shenjtė," Gary Hall tha se ai shpresonte se shėrbimi do tė shėrbejė si fillim i shumė pėrpjekjeve pėr tė punuar sė bashku pėr tė mirėn.
Folės tė tjerė thanė se ata shpresojnė se shėrbimi do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e perceptimeve tė gabuara tė disa amerikanėve pėr muslimanėt si ekstremistė dhe do tė pėrforcojė tolerancėn mes besimeve.
"Selam, shalom, paqė. Ju jeni tė gjithė shumė tė mirėpritur kėtu, "tha i pėrndershmi, Rev. Canon G. Gilland Campbell, drejtori i liturgjisė nė Katedrale, nė njė pėrshėndetje tė hapur.
Pas ceremonisė, e cila zgjati njė orė, drejtpėrdrejt ajo u transmetua nga disa kanale televizive nė gjuhėn arabe, pastaj mysafirėt u shėrbyen me lėngje dhe ėmbėlsira. Mysafirėt, njė pėrzierje e njerėzve tė zgjedhur, qė pėrfaqėsonin xhamitė lokale, kishat dhe sinagogat. Shumė prej tyre dukeshin tė kėnaqur nga shėrbimi, disa thanė se ata shpresonin se mesazhi do tė arrijė tek muslimanėt dhe tė tjerėt nė Lindjen e Mesme e shkatėrruar nga lufta.
"Unė ndjehem shumė i kėnaqur, " tha Arif Ali, njė avokat, qė e solli djalin e tij 12-vjeēar, Zejdin. "Kjo me tė vėrtetė tė bėn tė mendosh pėr trashėgiminė e pėrbashkėt dhe vlerat e Krishtėrimit dhe Islamit."
Rashid Makhdum, njė inxhinier nė pension nga Potomaki, tha se ai beson se mesazhi dhe simbolika e ngjarjes do tė "kumbon nė tė gjithė botėn."
"Kjo duhet tė jetė njė mėsim pėr muslimanėt kudo qė janė dhe ne, Muslimanėt dhe tė Krishterėt tė gjithė jemi njė," shtoi ai.
Shėrbimi ka zhvilluar njė marrėdhėnie miqėsore nė mes tė Campbellit dhe Resulit, dy udhėheqėsit kryesor, tė cilėt kanė punuar sė bashku nė njė shėrbim pėrkujtimor pėr Nelson Mandelėn. Qėllimi ishte pėr tė bėrė njė deklaratė nė lidhje me tolerancėn fetare qė do tė jehojė rreth botės.
Megjithatė, kjo ngjarje nuk ishte pa kritika.
Nė njė postim nė Facebook, tė enjten, Rev. Franklin Graham, i cili kryeson Shoqatėn Evangjeliste tė Billy Grahamit, tha se ishte "i trishtuar kur pa njė kishė qė hapė dyert e saj pėr tė adhuruar ndonjė tjetėr pėrveē tė Vetmit Perėndi tė Vėrtetė tė Biblės."
Tė premten 64.000 njerėz e kishin "pėlqyer" postimin.


Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
======================================================


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Nė Katedralen e Washingtonit falet namazi i xhumasė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mesha e Shenjtė nė Katedralen ''Nėna Terezė''(shkrim dhe video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: