prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Papa, ipeshkvijve afrikanė: dialog konstruktiv me Islamin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Papa, ipeshkvijve afrikanė: dialog konstruktiv me Islamin    Tue Nov 18, 2014 1:06 am

Papa, ipeshkvijve afrikanė: dialog konstruktiv me Islamin

Sipas Radio Vatikani, Papa Franēesku priti sot paradite nė audiencė, ipeshkvijtė e Senegalit, tė Mauritanisė, tė Kepit tė Gjelbėr dhe tė Guinea Bisaut, nė vizitė “ad Limina”. Ati i Shenjtė nėnvizoi se nė kėto vende afrikane, shpesh, tė krishterėt janė pakicė e megjithatė, dėshmojnė Krishtin me guxim e bujari. Prandaj, i kėshilloi prelatėt tė punojnė pėr dialog konstruktiv me myslimanėt.
Nė fjalimin e tij, qė e dorėzoi pa e shqiptuar, Papa Franēesku e pėrqendron vėmendjen nė dy tema kryesore: rrėnjosjen e fesė sė krishterė dhe dialogun me myslimanėt.
Ati i Shenjtė vė nė dukje se feja e krishterė kėrcėnohet nga propozime fetare, qė duket sikur e thjeshtojnė jetėn nė planin moral. Gjithashtu, edhe shoqėritė afrikane duhet tė pėrballen me shekullarizimin nė rritje. Pėr kėtė arsye, Papa u kujton ipeshkvijve rėndėsinė e formimit tė shėndoshė doktrinor e shpirtėror tė laikėve, nė mėnyrė qė feja e krishterė tė mos mėnjanohet nga jeta publike. Njėkohėsisht, u kėrkon atyre t’i kushtojnė kujdes formimit tė meshtarėve dhe t’u qėndrojnė atyre gjithnjė pranė.
Mė pas, Papa Franēesku flet pėr baritorinė familjare, duke pasur parasysh rezultatet e Sinodit tė jashtėzakonshėm tė Ipeshkvijve. Familja, nėnvizon Ati i Shenjtė, ėshtė qeliza themelore e shoqėrisė dhe e Kishės, ėshtė vendi ku mėsohen bazat e fesė, parimet elementare tė jetės nė bashkėsi, ku dėgjohet thirrja e Zotit pėr tė mbushur radhėt e Kishės me meshtarė e rregulltarė.
Njė pjesė tė rėndėsishme tė fjalimit, Papa Franēesku ia kushton marrėdhėnieve me fetė e tjera e sidomos, me myslimanėt, tė cilėt pėrbėjnė shumicėn, nė zona tė mėdha tė Afrikės.
Ati i Shenjtė kėrkon dialog me ta, nė mėnyrė qė tė arrihet bashkėjetesa paqėsore edhe aty ku mungon. Por, nėnvizon se edhe Kisha duhet tė dėshmojė dashurinė e Zotit pėr tė gjithė, pa dallime fetare, ashtu siē bėn shpesh nė tė vėrtetė.
“Disa nga Kishat tuaja – vė nė dukje Papa nė fund tė fjalimit – janė tė vogla, tė brishta, por shumė tė guximshme e bujare nė kumtimin e fesė”.

Burimi: Radio Vatikani

=====================================================

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Papa, ipeshkvijve afrikanė: dialog konstruktiv me Islamin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» VIZITA E PAPĖS NĖ SHQIPĖRI
» Xhafer Leci: Dyfėtyrėsia politike e diversantit Bedri Islami...!
» Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!?
» Robert Papa:Jozefina Topalli, spine 'vajzė e Sigurimit'
» Bekim Toēani-Monolog dimensionesh nė dialog-(Agim Gashit)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: