prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mulla Tahir Efendi Thaēi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Mulla Tahir Efendi Thaēi    Wed Nov 26, 2014 11:21 pm



Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Mulla Tahir Efendi Thaēi
(1898-1984)

Nė pėrkujtim, nė 30 vjetorin e kalimit nė amshim


Mulla Tahir ef. Thaēi ishte burrė i urtė, i ditur, i ndritur, shumė i matur dhe me sjellje shembullore. Pėr kėto cilėsi, tė gjithė e donin, e respektonin, aq sa disa, disa burra me emėr, thonin:
”Nėse ka sot evlija, n’ket dynja, ai, pa shybe, asht Mulla Tahir Efendija…!”


Prejardhja familjare


Mulla Tahir Efendi Thaēi ėshtė njėri prej hoxhallarėve mė tė respektuar tė Gjakovės, tė Kosovės. Ėshtė djali mė i madh, prej katėr djemėve, i Mulla Himės (Adurrahimit). Tė katėr djemtė e Mulla Himės ishin hoxhallarė, dy prej tyre ishin hafizė. Emrat e katėr djemėve tė Mulla Himės janė:
Mulla Tahir Efendiu (1898-1984), Mulla Ragibi (1900-1984), Hafiz Hysniu (1910-1954) dhe Hafiz Selimi (1913-2001). Gjyshi i Mulla Tahirit ishte Hafiz Muhamediu Efendiu, Myderriz nė Medresen e Madhe tė Gjakovės, i cili i ka lėnė katėr djemė, tė gjithė hoxhallarė, hafizė e myderrizė, emrat e tyre janė: Myderriz Salih Efendija, Myderriz, Ali Efendija, Myderriz, Hafiz Iljaz Efendia dhe Mulla Abdurrahim Efendija.
Stėrgjyshi i mulla Tahirit ėshtė Myderrizi, Hafiz Yvejs Efendija, themeluesi dhe Myderrizi i parė nė Medresenė e Madhe tė Gjakovės, e cila i ka dhėnė dritė gjithė Kosovės. Yvejs Efendija ėshtė djali i Myderrizit, Hafiz Jahja Efendiut, me prejardhje nga Shkodra. Pra, ky ėshtė njė rast i rrallė, ku nė disa brezni dalin nė vazhdimėsi, hoxhallarė, myderrizė, hafizė, myfti, nga njė shtėpi. Por, kur do Zoti, ēdo gjė bėhet!
Para-ardhėsit e Mulla Tahirit ishin pothuajse tė gjithė hoxhallarė, imamė, myderrizė, hafizė, ka patur edhe myfti, siē ishte edhe Myftiu i Gjakovės, Hafiz Ismail Efendi Yvejsi, njė nga udhėheqėsit e Degės sė Lidhjes sė Prizrenit nė Gjakovė dhe pjesėmarrės nė Kuvendit e Lidhjes sė Prizrenit, nė Prizren, mė 1878....

Lindja shkollimi, shėrbimi dhe burgimi

Mulla Tahiri lindi nė Gjakovė, mė 1898. Mėsimet e para i kreu nė Gjakovė, i vazhdoi nė Medresenė e Madhe, kurse i pėrfundoi nė Medresenė “Mehmed Pasha”, nė Prizren, ku diplomoi te dijetari i mirėnjohur Myderrizi, Nysret Efendi Galibi, i cili ishte edhe Myfti i Prizrenit.
Mulla Tahir Efendi Thaēi, mbasi diplomoi nė Prizren, u kthye nė Gjakovė, ku filloi detyrėn si imam, hatib (predikues) dhe mualim (mėsues). Shėrbeu pėr mė se gjysmė shekulli, duke filluar nė Gjakovė, mandej, pėr njė kohė tė gjatė, rreth njėzet e pesė vjet nė Podrimje. Shėrbeu nė Ratkoc tė Rahovecit dhe mė nė fund pėrsėri nė Gjakovė, nė Xhaminė e “Mahmud Pashės” dhe tė “Haxhi Ymerit.”
Mulla Tahiri ishte burrė i urtė, i ditur, shumė i matur dhe me sjellje shembullore. Pėr kėto cilėsi, tė gjithė e donin, e respektonin, aq sa disa, disa burra me emėr, thonin:
”Nėse ka sot evlija, n’ket dynja, ai, pa shybe, ashtė Mulla Tahir Efendija…!”
Tėrė jetėn e kaloi fare thjesht, si njė sufi i vėrtetė. Kishte njė bibliotekė tė pasur, vazhdimisht lexonte, shėnonte, studionte me pasion. Ishte dashamirė i letėrsisė, i dinte pothuejse pėrmendėsh bejtet e Tahir Efendisė (Vehbijen) bejtet e Mulla Shejh Malės, me tė cilin ka pasė edhe muhabet…I njihte pėr bukuri veprat e Imam Gazalit, Rumiut, Ibėn Arabiut, Sa’adiut...
Ka pasė njė shkrim shumė tė bukur, vėrtet artistik! Gati tė gjitha diplomat (ixhazetnamet), qysh kur ishte nxėnės, ishin shkruar prej Mulla Tahir Efendiut, sipas porosive tė myderrizėve tė medreseve tė Gjakovės dhe tė Prizrenit.
Pėrveē ndjenjave tė pastra fetare, Mulla Tahiri kishte ndjenja tė zjarrta atdhetare. Nė dokumentet sekrete tė Beogradit, tė publikuara nga historiani, Dr.Hakif Bajrami, rreth shpėrnguljes sė shqiptarėve, emri i mulla Tahirit ėshtė shėnuar dy herė, ku shkruan se:
”Dy herė i janė kėrcėnuar qė tė shpėrngulet pėr nė Turqi. Nėse nuk shpėrngulej, do ta burgosnin me familje nė Nish...!”
Gjatė viteve 1950-1960, Mulla Tahir Efendiun e burgosėn dy herė, ku kishte vuajtur shumė, por ai nuk fliste kurrė, mė shumė fliste trupi i tij i dėrmuar, i shkretė, se ai vetė…!
Edhe mbas vuajtjes sė burgut, Mulla Tahir Efendija jetoi nė Gjakovė nė skamje, por nuk e lėshoi Kosovėn, derisa i mbylli sytė, duke marrė abdes, pėr tė falė namazin e sabahut, mė 4 nėntor 1984, nė moshėn 86 vjeēare!
U varros po atė ditė nė Gjakovė, ku u pėrcoll me nderime tė mėdha pėr nė jetėn e amshueshme.
Mulla Tahir Thaēi ka lėnė dy djem, Hamdiun dhe Qemajlin, dhe dy vajza, Munibe Thaēi Muēaku dhe Safije Thaēi Dorambari.
Djali i madh i Mulla Tahirit, Hamdi (Tahir) Thaēi (1933-2010) ėshtė ndėr nxėnėsit, studentėt e parė shqiptar qė u shkollua jashtė, Medresenė e kreu nė Damask, nė Siri, nė vitin 1965. Menjėherė i vazhdoi studimet nė Karaēi, Pakistan, ku edhe diplomoi nė Fakultetin e Drejtėsisė.
Studimet postdiplomike i vazhdoi nė Universitetin e Panxhabit nė qytetin Lahore, nė Pakistan, ku edhe magjistroi nė letėrsi-filozofi nė vitin 1971.
Edhe pasi magjistroi, Mr. Hamdiu Thaēi nuk ju nda studimit, hulumtimit, duke pėrgatitur temėn e doktoraturės me mbi 800 faqe me titullin: “Dy koncepte tė filozofisė”...
Djali i dytė i Mulla Tahirit, Qemajl (Tahir) Thaēi (1945-2012) ka studiue Historinė e Artit nė Universitetin e Beogradit dhe ėshtė i pari shqiptar nė trojet shqiptare nė ish-Jugosllavi qė kreu studimet post-diplomike nė Historinė e Artit. Pas diplomimit ka ligjėruar Historinė e Artit nė Fakultetin e Arteve nė Prishtinė....

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

======================================================

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Mulla Tahir Efendi Thaēi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ramiz Dėrmaku:KOSOVA, TAHIR ZEMAJ DHE KORBAT E KOMBIT
» Flet Hasan Zeneli, bashkėluftuar i Zahir Pajazitit (5)[/
» Burbuqe Thaēi: Sherri i mikut tė mirė nė ditėt e vėshtira!
» "Bezbednosti" (BIA) serb, nė mesin e 157 kosovarėve e kėrkon ende Tahir Zemėn ?!
» Arlind A.Bajra:Ngadalė beg se ka hendek-Letėr publike pėr z.Hashim Thaēi, kryeministėr i Kosovės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: