prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kristiane Backer e pėrqfoi Islamin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Kristiane Backer e pėrqfoi Islamin   Thu Nov 27, 2014 11:36 pm

Kristiane Backer e pėrqafoi Islamin

Dikur e zėnur me punė duke intervistuar yjet e rokut dhe kėngėtarė
tė ndryshėm, tani punon pėr tė promovuar mesazhin universal dhe paqėsor tė Islamit. Arva Aburava ulet me Kristiane Backer pėr tė diskutuar arsyet e pranimit tė rrugės sė besimit.
"Kam pasur gjithēka – kam paraqitur “live” shows 70.000 njerėz, kam intervistuar tė gjitha yjet dhe kam ftuar tė gjithė VIP-at," kujton Kristiane Backer ditėt e saj si gazetare nė MTV. "Kjo ndoshta ėshtė njė ėndėrr pėr ēdo vajze tė re, por unė nuk ishte e lumtur pėrbrenda."
Lindur dhe rritur nė Hamburg, Gjermani, Kristiane Backer nė fillim tė viteve '90-ta u bė pėr herė tė parė prezantuese nė MTV gjermane. Ajo ka punuar nė kanalin muzikor pėr shtatė vjet e gjysmė, por njė takim me Imran Khanin ndryshoi gjithēka. Ai e inkurajoi Kristianen, tashmė njė person thellėsisht shpirtėror, pėr tė mėsuar mė shumė pėr Islamin dhe tė pėr trajtuar disa prej stereotipeve qė ajo ka nė lidhje me besimin.
Kristiana filloi me lexuar libra mbi Islamin dhe udhėtoi disa herė nė Pakistan, pėr tė mėsuar mė shumė rreth besimit. Ajo u takua me muslimanėt dhe ka diskutuar dhe debatuar ēėshtjet mė tė diskutueshme me ta. "Kam mėsuar pėr shumė gjėra tė tilla si nga ana kulturės, tė vlerave dhe mėnyrėn se si Islami praktikohet.
"Unė jam shumė shpirtėrore e cila ėshtė kryesisht pjesė pėrbėrėse e Islamit. Tė falurit pesė herė nė ditė do tė thotė qė ju jeni nė kontakt tė vazhdueshėm me Zotin dhe tė kemi njė jetė shumė tė fuqishme shpirtėrore. Kjo ishte arsyeja qė unė e kam pėrqafuar fenė Islame, pavarėsisht nga mesazhi logjik i Islamit. Unė, gjithashtu, e pėrqafova Islamin sepse kam kėrkuar pėr tė ushtruar, praktikuar. Pra, ajo pjesa e brendshme qė ishte bosh, e pavlefshme, tani ėshtė e mbushur me Islam dhe unė jam e lumtur, e pasuruar."
Por udhėtimi i Kristianes nė Islam nuk ka qenė gjithmonė i qetė. Sapo u njoftuan se ajo u konvertua nė Islam, ajo u shkarkua nga puna nga njė show program i saj pėr rinj nė Gjermani. MTV-ja nuk ja vazhdoi kontratėn e saj. Nė shtypin gjerman ajo u akuzua pėr "pėrkrahje tė terrorizmit". Agjenti i saj po ashtu i tha asaj se nėse ajo dėshiron pėr tė punuar nė Gjermani ajo duhet tė mbajė tė fshehur se ėshtė myslimane.
"Unė kam qenė nė thelb njė viktimė e islamofobisė," thotė Kristiana.
Nė vend se tė pranojė kėtė, megjithatė, ajo vendosi pėr tė shkruar njė libėr ku shpjegon udhėtimin e saj nė Islam, dhe pėr tė ndihmuar tė largojė keqkuptimet e vazhdueshme tė muslimanėve dhe Islamit.
"Kur shkova nė haxh, pėrsėri ka pasur njė ndryshim nė mua, dhe unė vendosa se ishte koha pėr tė folur. Unė dėshiroja tė tregoi se Islami ėshtė njė fe e bukur, fe e cila ju ndihmon qė tė bėheni njė person mė i mirė dhe ėshtė njė pėrfitim pėr shoqėrinė. Pra, kjo ėshtė arsyeja pse e kam shkruar librin Nga MTV nė Mekė: Si Islami e ka frymėzuar jetėn time dhe gjithashtu pėr tė treguar se si Islami ėshtė nė pėrputhje me jetėn nė Perėndim. Unė i mposhta paragjykimet e mia dhe gjeta paqen time dhe lumturinė nė Islam.
"Kėshtu qė unė jam duke marrė lexuesin pėr dore dhe shpresoj se libri do tė ndriēojė disa njerėz, si dhe tė tregojė qasjen shpirtėrore dhe intelektuale tė Islamit."
Tani jeton nė Londėr, Kristiana thotė se e tėrė jeta e saj ėshtė transformuar nga Islami. Tani, edhe familja e saj, e cili fillimisht ėshtė pėrpjekur shumė pėr tė kuptuar se pse ajo e pėrqafoi Islamin, e pranojnė ndikimin pozitiv qė ka pasur tek ajo."
Njė nga shumė mesazhet e shquara tė Islamit ėshtė respekti i tij pėr tė gjitha krijesat e gjalla. "Ka kaq shumė mėsime, shteti duhet t’i trajtojnė kafshėt me mirėsi," duke shtuar se "ēdo akt i mirėsisė pėr ēdo gjallesė me shpirt ėshtė njė vepėr e pėlqyer nga Zoti dhe do tė ketė shpėrblimin e vet."
"Ne duhet tė kemi kujdes ndaj kafshėve tona si njė shėrbim ndaj Zotit, pasi ato janė pjesė e krijimit tė Zotit ashtu si siē ėshtė natyra."
Tė gjitha kėto vite, pas konvertimit tė saj, Kristiana shpjegon se dėshira e saj e vetme ėshtė qė tė jetė nė gjendje tė aplikojė shkathtėsitė e fituara nė Industrinė e Argėtimit nė shėrbim tė Islamit. Ajo ka prirje veēanėrisht pėr tė rritur mundėsitė qė arti dhe kultura Islame ofron nė drejtim tė tejkalimit tė ndarjes Lindje-Perėndim.
”Njerėzit mund tė gjejnė rrugėn e tyre drejt Islamit nė shumė mėnyra tė ndryshme, qoftė ajo pėrmes kulturės, ushqimit, artit, takimit me njerėz dhe madje edhe pėrmes politikės. Ka aq mėnyra tė ndryshme pėr tė gjetur rrugėn drejt Islam sa ka edhe njerėz.”
Njė rrugė e tillė ėshtė lidhja e pasur e Islamit me artet, diēka qė Kristiana beson se ka potencial pėr tė ndihmuar nė promovimin e fesė. Kjo lidhje ėshtė arsyeja qė ajo ėshtė e pasionuar pėr ruajtjen e trashėgimisė Islame.
"Ajo ishte shumė e trishtuar kur ka dėgjuar se nė Mali i kanė shkatėrruar dorėshkrimet dhe vendet e shenjta, xhamitė, mjerisht, diēka e tillė po ndodh edhe nė Pakistan. Kjo ėshtė njė tendencė shumė e frikshme, trishtuese dhe ne duhet tė kundėrshtojmė. Ne duhet t’i mbrojmė tė gjitha thesaret e Islamit, kudo qė ndodhen ato, nė Kajro, Marok, Indonezi apo Pakistan. "
Nėse ka njė gjė qė Kristiana e pėrfaqėson, kjo ėshtė e vėrtetė, ėshtė natyra universale e Islamit; Islami i tejkalon kufijtė, kulturat dhe racat. Tani mė shumė se kurrė, ėshtė njė mesazh qė duhet tė dėgjohet.

Burimi: Aquile Style Magazine
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
==================================================


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kristiane Backer e pėrqfoi Islamin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhafer Leci: Dyfėtyrėsia politike e diversantit Bedri Islami...!
» Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!?
» Xhafer Leci: Dr. Rugova e shpėtoi UĒK-nė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: