prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Princi Fejsal hapi Forumin Ndėrkombėtar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Princi Fejsal hapi Forumin Ndėrkombėtar   Sat Nov 29, 2014 11:07 pm


Princi Fejsal hapi Forumin Ndėrkombėtar

Governatori i Medinės, Princi Fejsal bin Salman me Ministrin pėr Ēėshtje Islamike, Saleh Al-Ashejh dhe tė ftuar tė tjerė morrėn pjesė nė hapjen e Seminarit Ndėkombėtar me titull:
"Shtypja dhe Publikimi i Kur'anit tė Shenjtė: Realitetet dhe Objektivat," nė Medine, tė martėn, i cili u inagurue nga Governatori i Medinės, Princi Fejsal bin Salman.
Forumi u organizua nga Kompleksi i Shtypshkronjės sė Kur’anit Mbreti Fahd nė Hotel Le Meridien, nė qytetin e shenjtė dhe u realizua nėn kujdesin e Kujdestarit tė dy Xhamive tė Shenjta, Mbretit Abdullah.
Princi, gjithashtu, preu shiritin pėr tė hapur njė ekspozitė nė margjinat e forumit dhe vizitoi ekspozitėn , e cila ka ekspozuar botime tė ndryshme tė Kur'anit tė Shenjtė, dorėshkrime tė tij dhe literaturė tjetėr tė shtypura nė kompleksin e shpypshkronjės.
Ministri i Ēėshtjeve Islamike, Saleh Al-Ashejh dhe tė ftuar tė tjerė e shoqėruan princin. Princi e prezantoi njė kopje tė re tė veēantė tė Kur'anit tė Shenjtė dhe tė edicionit tė parė tė Librit tė Shenjtė me alfabetin Brej, pėr tė verbėrit.
Saleh Al-Ashejh e ka pėrshkruar shkurtimisht se si ėshtė pėrpiluar sė pari Kur'ani dhe dėrguar nė qendra tė mėdha muslimane gjatė kohės sė halifit tė tretė, Uthman bin Affan.
"Shkruesit i kanė pėrshkruar ajetet e Kur’anit me besnikėri, me saktėsi, gjatė shekujve," tha ai.
"Edhe pas shpikjes sė shtypshkronjės, kopjet e Kur’anit me dorėshkrim vazhduan. Versionet e Kur’anit me dorėshkrim ishin zgjedhje e dijetarėve nga frika gabimeve gjatė shtypit dhe kėshtu preferuan tė rrinė pranė mėnyrės tradicionale artistike."
Kompleksi i Shtypshkronjės Mbreti Fahd Kur'ani u zvillua shpejt , duke pėrdorur metoda tė avancuara teknologjike.
"Mė shumė se 230 milion kopje tė Librit tė Shenjtė, Kur’anit, janė shtypur nė kompleks", tha ai.
"Publikime tjera tė shtypura nė kompleks pėrfshijnė studime dhe literaturė rreth Librit tė Shenjtė, duke pėrfshirė komentet dhe kuptimet nė gjuhė tė ndryshme. Kur'ani ėshtė pėrkthyer nė 63 gjuhė, ndėrsa afėr 300 milionė kopje janė shtypur si literaturė qė kanė lidhmėri me Kur’anin, gjithashtu, janė shtypur nga kompleksi. "
"Seminari vjen si njė afirmim pėr tė gjithė ata qė janė tė interesuar pėr mekanizmin e tillė meqė shtypja e Kur'anit nuk ėshtė detyrė e lehtė," tha Saleh Al-Ashejh. Ministri, gjithashtu, lavdėroi Mbretin Abdullah, Princin e Kurorės, Salman, zėvendės Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes dhe Princin, Mukrin pėr pėrkrahjen e Kompleksit tė Shtypshkronjės.
Muhammed Al-Oufi, Sekretar i Pėrgjithshėm i Kompleksit, gjithashtu, foli me kėtė rast.
Ahmed Shukri i Universitetit tė Jordanit pėrgėzoi pėrpjekjet e bėra nga Arabia Saudite nė shtypjen, botimin dhe shpėrndarjen e kopjeve tė pėrsosura dhe falas tė Kur'anit pėr muslimanėt nė tė gjithė botėn.

Burimi: Arab News
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė

======================================================


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Princi Fejsal hapi Forumin Ndėrkombėtar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova anėtare e FMN,(Fondi Monetar Ndėrkombėtar)
» Kristaq Shabani:Lidhja Ndėrkombėtare e Poeteve , Shkrimtarėve dhe Artistėve "PEGASI" ALBANIA -NJOFTIM
» Dr. Zymer Neziri:Epika gojore shqiptare nė simpoziumin ndėrkombėtar tė Univerisitetit tė Harvardit
» Dita ndėrkombėtare e Emigracionit
» Forumi Ndėrkombėtar pėr energjetikė: Kosova vend i sigurt pėr investime tė huaja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: