prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Papa nė avion: Kur'ani ėshtė libėr i paqės...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Papa nė avion: Kur'ani ėshtė libėr i paqės...   Wed Dec 03, 2014 1:15 am

Papa nė avion: Kur’ani ėshtė libėr i paqes, krerėt myslimanė tė dėnojnė terrorizmin

Gjatė udhėtimit pėr nė Romė, nė kthim nga Turqia, Papa Franēesku pati njė bisedė me gazetarėt, qė e shoqėronin nė avion. U prekėn shumė argumente, por ajo qė sot mbush faqet e para tė gazetave ėshtė pėrgjigjja e Atit tė Shenjtė pėr pyetjen e parė mbi islamofobinė e kristianofobinė.
“Kurani ėshtė libėr i paqes”, nėnvizoi Papa. Nuk mund tė vihet shenja e barazisė ndėrmjet islamit dhe terrorizmit, por ėshtė e nevojshme qė krerėt myslimanė t’i dėnojnė atentatet e sulmet terroriste:
“Do tė ishte bukur sikur tė gjithė krerėt islamikė – kushdo qofshin, krerė politikė, fetarė, ose akademikė – tė flisnin qartė e ta dėnonin terrorizmin, sepse kjo do ta ndihmonte shumicėn e popullit mysliman tė thotė ‘Jo!’, por me tė vėrtetė… nga goja e krerėve tė vet”.
E pastaj, mendimi i Papės Franēesku shkoi tek martirėt e krishterė, tė persekutuarit, qė po largohen me forcė nga Lindja e Mesme. E pikėrisht nga ky martirizim, qė prek gjithė tė krishterėt e jo vetėm katolikėt, lind ekumenizmi i gjakut, nėnvizoi:
“Martirėt tanė po ngrenė zėrin sa munden: ‘Jemi njė! Jemi tė bashkuar qė tani, nė shpirt e nė gjak”.
Ati i Shenjtė pėrsėriti dėshirėn e tij pėr tė shkuar nė Irak, megjithėse nė kėtė ēast, nuk ėshtė e mundur:
“Nėse unė do tė shkoja nė kėtė ēast, do tė krijoja njė problem mjaft serioz pėr autoritetet, problem sigurie… Por do tė mė pėlqente shumė e dua tė shkoj”.
Papa Franēesku theksoi sėrish idenė e shprehur edhe herė tė tjera, se njerėzimi po pėrjeton njė lloj Lufte III Botėrore, por vende-vende, njė konflikt kėtu e njė atje. Shkaku i saj nuk janė vetėm armiqėsitė, por edhe ekonomia, e cila ka vendosur nė qendėr tė jetės sė kėsaj bote “Zotin para” e jo njeriun. Njė nga shembujt e qartė ėshtė trafiku i armėve:
“Mė vjen ndėrmend viti i kaluar, nė shtator, kur thoshin se Siria ka armė kimike. Unė besoj se Siria nuk ishte nė gjendje tė prodhonte armė kimike. Kush ia shiti? Ndoshta, ndokush prej atyre, qė e akuzuan mė pas se i kishte? Nuk e di. Por nė kėtė ēėshtjen e armėve ka shumė mister”.
Pėrsa u pėrket armėve bėrthamore, Papa vuri nė dukje se njerėzimi akoma nuk ka mėsuar nga pėsimi. Mė pas, Ati i Shenjtė iu pėrgjigj pyetjeve nga mė tė ndryshme. Pėr 100-vjetorin e genocidit armen, qė do tė pėrkujtohet vitin qė vjen, kujtoi letrėn e shkruar nga kryeministri turk Erdogan mbi kėtė argument, e cila, sipas Papės, pavarėsisht se u kritikua nga ndokush si “tepėr e dobėt”, u shtriu dorėn armenėve e kjo ėshtė gjithnjė pozitive. Duhet tė lutemi pėr pajtimin e popujve, tha Ati i Shenjtė, duke uruar hapjen e kufirit turko-armen.
Dialogu me ortodoksėt ishte njė nga argumentet e tjera tė bisedės me gazetarėt. Nėse presim qė teologėt tė merren vesh ndėrmjet tyre, citoi Papa batutėn e Palit VI, dita e bashkimit nuk do tė vijė kurrė; do tė duhej tė mbylleshin tė gjithė teologėt nė njė ishull. Por, fryma e ekumenizmit ushqehet me lutjen, punėn e bamirėsinė e pėrbashkėt, nėnvizoi Franēesku, duke pėrsėritur dėshirėn e tij pėr t’u takuar me Patriarkun e Moskės, Kirill. “I kam thėnė – qeshi Papa – se unė vij ku tė duash. Ti veē mė thirr e unė vij. E ai dėshiron tė njėjtėn gjė”. Por nė kėtė moment, kemi ēėshtjen e Ukrainės e Patriarku ka probleme tė tjera. Sa i pėrket ekumenizmit, Papa pėrsėriti idenė e shėn Gjon Palit II pėr tė diskutuar mbi parinė e Ipeshkvit tė Romės nė mėnyrė qė shėrbimi i tij tė pranohet nga tė gjithė:
“Pėr formėn e parisė, duhet tė kthehemi pak nė shekullin e parė pėr tė gjetur frymėzimin. Nuk them se Kisha ka gabuar: jo, jo. Ka ecur nė udhėn e saj tė historisė. Por tani, rruga historike e Kishės ėshtė ajo, qė pati kėrkuar shėn Gjon Pali II: ‘Mė ndihmoni tė gjej njė pikė marrėveshjeje nė dritėn e mijėvjeēarit tė parė’”.
Kisha nuk duhet tė shohė vetėm vetveten, sepse kur ndodh kjo, tha Papa, kur Kisha sheh vetveten e jo Krishtin, kur mendon se ajo ėshtė drita e jo thjesht bartėse e Dritės, krijon ndarje. Kisha shndėrrohet kėshtu nė njė ojq(organizatė jo qeveritare) teologjike. Hapi i parė qė uroi Papa nė udhėn e dukshme tė ekumenizmit ėshtė festimi i Pashkėve nė tė njėjtėn ditė.
Mė pas, Ati i Shenjtė foli pėr vizitėn nė Xhaminė Blu. Ndjeva nevojėn tė lutem sidomos pėr paqen, tha. E pėr dialogun ndėrfetar shpjegoi se ka ardhur koha tė bėhet njė hap cilėsor pėrpara, qė ai tė mos mbetet nė nivelin teologjik, ndėrmjet krerėve, por tė jetė dialog i pėrvojės sė pėrditshme tė besimtarėve.
Sė fundi, njė pyetje mbi diskutimet e Sinodit pėr Familjen pėrsa i pėrket temės sė homoseksualitetit. Papa Franēesku nėnvizoi se ato janė pjesė e njė rruge e nuk mund tė konsiderohen pėrfundimtare.

Burimi: Radio Vatikani

=================================================
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Papa nė avion: Kur'ani ėshtė libėr i paqės...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Ēka ėshtė Filozofia
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė njė domosdoshmėri!
» Ja kush ėshtė Lavdrim Muhaxheri (Foto/Video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: