prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Konferenca: Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Konferenca: Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale   Tue Dec 09, 2014 12:53 am

Konferenca: Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale

Prof. Shakil Samdani nga Universiteti Musliman Aligarh (AMU), Indi, ka kritikuar mėnyrėn se si imazhi i Muslimanėve, Islamit dhe i Profetit tė Shenjtė, Muhammedit (a.s.) ėshtė portretizuar nga mediat perėndimore.
"Kėto pohime (nga mediat perėndimore) nuk pėrmbajnė tė vėrtetat e Islamit dhe profetit Muhammed (a.s.), qė kanė dhėnė konceptin e paqes, tolerancės dhe bashkė-jetesės dhe Pejgamberi (a.s.) gjithmonė i ka kėshilluar muslimanėt qė t’i shmangen dhunės," tha Prof. Shakil Samdani nga Universitetit i njohur Aligarh, dhe kryetar i Forumit tė Vetėdijėsimit Sir Sejjid.
Ai ishte duke folur nė Konferencėn ”Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale” nė Kolegjin Islam, Miya Sahab nė Gorakhpur, Indi si mysafir. Ai tha se i Dėrguari i fundit theksoi pėr mė shumė drejtėsi dhe arsim, edukim dhe se jeta e tij ėshtė e mbushur me shembuj pėr drejtėsi.
"Kur Profeti Muhammed (a.s.) shpalli profetėsinė e tij nė atė kohė, kishte vetėm 17 persona tė shkolluar nė Mekė dhe pikėrisht pas 23 viteve kur ai u largua nga kjo botė, ka pasur shumė njerėz qė ishin jo vetėm tė shkolluar por tė arsimuar mirė dhe ekspert nė Kur’an, hadith, njohuri juridike, letėrsi, histori etj. Tipar mė i rėndėsishėm i jetės sė Profetit ishte demokratizimi i njohurive, arsimimi, edukimi. Kjo arritje e Profetit Muhammed (a.s.) ėshtė unik nė historinė e Profetėve ", informoi ai.
Prof. Samdani mė tej tha se Islami i ka dhėnė mbrojtje tė barabartė pėr burrat dhe gratė pėr herė tė parė nė historinė e botės sė qytetėruar, gratė janė deklaruar si pronare e trupit dhe shpirtit tė tyre. Ato kishin tė drejtėn nė pronė, statusi i tyre u rrit nė njė masė tė tillė sa qė rruga pėr nė Xhennet ishte deklaruar se kalon pėrmes nėnės, bashkėshortes dhe vajzės. "Kjo do tė thotė se nė qoftė se njė person dėshiron tė shkojė nė Xhennet, atėherė ai do tė duhet tė respektojė tė drejtat e grave dhe rivendosjen e tyre.
Profesori i Universitetit Musliman Aligarh u kėrkoi mė tej audiencės pėr tė udhėhequr jetėn e tyre nė pėrputhje me mėsimet e profetit Muhammed (a.s.) dhe t’i kushtojnė kohė dhe energji aktiviteteve konstruktive dhe tė shpenzojnė paratė e tyre pėr punė sociale, gjithashtu. Ai, gjithashtu, kėrkoi nga tė pranishmit nė audiencė tė abstenojnė nga dallimet nė bazė tė shkollave tė mendimeve dhe tė mbeten tė bashkuar.
Ndėrsa duke iu pėrgjigjur njė pyetje nė lidhje me politikėn aktuale nė Indi, Prof. Samdani tha se India ėshtė njė vend demokratik, ku tė gjithė janė tė lirė pėr tė marrė pjesė nė veprimtari politike dhe ne jemi tė lumtur qė e gėzojmė lirinė nė kėtė vend. "Kjo nuk ėshtė nė dispozicion tė muslimanėve nė shumė vende tė tjera. Ne duhet tė jemi falėnderues ndaj Allahut tė Plotfuqishėm qė ne jemi kaq tė lirė nė kėtė vend socialist, sekular, republikė demokratike, siē ėshtė India. "
Duke inauguruar Ekspozitėn Islamike, Prof. Samdani uroi menaxherin, Rashid Kamal Samani, drejtorin, Zafar Ahmad Khan dhe administratorin, Mukhtar Ahmedin. Konferenca tri-ditore ” Profeti Muhammed dhe Paqja Globale” organizuar nė nivel shtetėror nga kolegji dhe njė numėr i madh studentėsh nga gjithė shteti morrėn pjesė. Programi u kryesua nga Dr. Mirza Shafi Baig (Londėr).

Burimi: Two Circles
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė

======================================================






Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Konferenca: Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Profeti Muhamed a.s. ishte shqiptar!?
» Profeti Muhamed kishte parashikuar ardhjen e ISIS-it (Video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: