prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Projekti i Xhamisė nė Australi...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Projekti i Xhamisė nė Australi...   Thu Dec 11, 2014 12:08 am


Projekti i Xhamisė nė Australi tregon ndarjen dhe bashkimin

Misioni Islamik Australian thotė se protestat kundėr planeve tė xhamive nxiten nga ndjenjat 'anti-muslimane "
Planet pėr tė ndėrtuar njė xhami nė njė qytet australian ka nxitur islamofobinė dhe, anasjelltas, nė mėnyrė tė barabartė pėrkrahje tė fuqishme pėr projektin, kėshtu tha pėr gjencinė Anadolu, njė udhėheqės i komunitetit musliman.
Dr. Sejid Sheriffedin, sekretar i Misionit Islamik Australian nė shtetin Victoria, tha se ata qė protestojnė kundėr planit ishin tė shtyrė nga ndjenjat "anti-muslimane".
Dr. Sejjid Sheriffedin tha se kundėrshtarėt e xhamisė, shumė prej tė cilėve nuk janė banorė tė Bendigo-s, nė mėnyrė iracionale e krahasojnė xhaminė, njė vend ku adhurohet Zoti, me terrorizmin dhe xhihadistėt.
"Kjo ėshtė racizėm i pastėr," tha ai pėr Agjencinė Anadolu. "Ne kemi pėrdorur sistemin demokratik, ligjor tė kėtij vendi. Ne nuk po kėrkojmė ndonjė gjė tė jashtėzakonshme. Ajo mund tė pranohet ose tė refuzohet. Ne kemi bėrė disa ndryshime nė dizajn siē ėshtė kėrkuar dhe kjo ėshtė pranuar. "
Kėshilli i Bendigo-s e ka miratuar xhaminė e parė tė qytetit nė njė takim tė rreptė nė qershor. Kundėrshtarėt e xhamisė sė planifikuar e bartėn luftėn e tyre nė Gjykatėn Civile tė Viktorias nė Tribunalin Administrativ nė Melburn tė hėnėn.
Fillimisht, xhamia e planifikuar me vlerė prej 3.000.000 $ e ka ndarė qytetin historik dhe ēoi nė kritika pėrplotė zemėrim ndaj vendimit.
Njė fushatė kundėr - xhamisė nė Bendigo u zhvillua dhe me taktikė tė frikėsimit tė tė punėsuarėve , me balona tė zeza duke u varur nė pemė dhe vendosur jashtė nė shtėpitė e mbėshtetėsve tė xhamisė.
Fushata ishte orkestruar nga njė rrjet i grupeve qė furnizohet me holla dhe mbėshtetje pėr luftėn pėr tė bllokuar ndėrtimin e xhamisė.
Njė pamflet, i shpėrndarė nė njė takim kundėr-xhamisė, shkruante: "Njė xhami nuk ėshtė si njė kishė apo njė tempull", duke shtuar se xhamitė "janė njė vend i qeverisė, njė qendėr komande, njė gjykatė, dhe nė disa raste pėrdoret si qendrat e trajnimit ushtarak dhe depove tė ushtrisė. "
Nė pėrgjigje, udhėheqėsit e Bendigo-s bėnė thirrje pėr tolerancė dhe tė pėrmbahen nga fanatizmi. Duke folur pėr Agjencinė Anadolu, Dr. Sejjid Sheriffedin ka pėrmendur se njė ceremoni e madhe ishte mbajtur nė Bendigo pėr Festėn Islame, Bajramin.
"Politikanėt, udhėheqėsit e komunitetit, kėshilli, publiku ishin tė gjithė tė ftuar dhe ata tė gjithė erdhėn," tha ai. "Ata tė gjithė thanė se donin tė shohin multikulturalizmin e ardhur nė Bendigo."
Ai shtoi se ai u shqetėsua se opozita ishte krijuar nga "tė jashtmit".
Dr.Sheriffedeen ka detajuar planet pėr tė kėrkuar fonde pėr ndėrtimin e xhamisė nga burimet lokale.
Vendimi i tribunalit pritet deri nė fund tė javės.

Burimi: World Bulletin
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė

======================================================







Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Projekti i Xhamisė nė Australi...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NGA HISTORIKU I NDĖRTIMIT TĖ RRUGĖVE AUTOMOBILISTIKE
» U caktua lokacioni pėr ndėrtimin e Xhamisė nė Prishtinė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: