prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TARIKATI JESEVI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: TARIKATI JESEVI   Thu Jun 04, 2009 10:16 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

TARIKATI JESEVI

Tarikati Jesevi tek shqiptarėt, pothuajse, ėshtė njė tarikat krejtėsisht i panjohur, i pa dėgjuar, sepse nė trojet shqiptare misionarėt e tyre nuk kanė lanė ndonjė gjurmė pėr tė dėshmuar…
Tarikati Jesevi ėshtė njė nga tarikatet mistike islame mė tė hershme, ėshtė themeli i shumė tarikateve tė tjera mė tė vonshme…
Emri i kėtij tarikati, tarikati Jesevi, vjen nga mbiemri i themeluesit tė tij, Hoxha Ahmed Jesevi.

Kush ishte Hoxha Ahmed Jeseviu?

Hoxha Ahmed Jeseviu lindi nė vitin 1106, nė qytetin Sajram, nė Turkistan, por sot aty ėshtė shteti me emrin Kazakistan.
Qysh nė fėmijėri mbeti jetim, i vdiq babai, i cili quhej Ibrahim. Atėherė, nga qyteti Sajram, ku kishte lindur u shpėrngulė me familje nė qytetin Jesi, ku pėr shkollimin, edukimin dhe ndriēimin e tij u kujdes Baba Asllani, njė sufi i ngritur, i ndritur, si ai…!
Kur ndrroi jetė Baba Asllani, atėherė u shpėrngul nė qytetin Buhara, njė nga qendrat kryesore edukative-kulturore, arsimore-islame, ku vazhdoi studimet pranė dijetarit tė mirėnjohur, Shejh Jusuf Hamedan.
Shejh Jusuf Hamedani e ēmonte mbi tė gjithė studentin e tij, Hoxhėn Ahmed Jesevi, pėr devotshmėrinė, zgjuartėsinė, besnikėrinė e tij, prandaj, para se me ndrrue jetė e la amanet, porosi, qė pas tij, nė postin e tij, tė vazhdoi Hoxha Ahmed Jesevi…
Kur ndrroi jetė Shejh Jusuf Hamedani, nė vitin 1140, atėherė, Hoxha Ahmed Jesevi u kthye sėrish nė qytetin Jesi, nga aty e filloi me shumė pėrkushtim veprimtarinė e tij nė tarikatin, i cili mė vonė u quejt tarikati Jesevi…
Tarikati Jesevi, pėr tė gjithė, edhe sot, ėshtė befasi, se si u pėrhapė nė gjithė Turkistanin me aq shpejtėsi. Por, kjo befasi shpjegohet me shumė lehtėsi:
Hoxha Ahmed Jesevi, ishte njė sufi, qė pėr kohėn e tij, ishte njė mrekulli…!
Mrekullitė i krijon vetėm Krijuesi, por Hoxha Ahmed Jesevi ishte zbatuesi…!
Ai e zbatoi sufizmin, zemrėn e Islamit, sikur Zoti e frymėzoi dhe pėr kėtė populli e ndoqi, e pasoi…
Hoxha Ahmed Jeseviu, pėrveē pėrkushtimit shembullor nė ndriēimin shpirtėror, ėshtė marrė edhe me letėrsi, duke shkruar me qindra, mijėra, poezi.
Poezia e tij ishte shumė frymėzuese, mjaft ndikuese, tepėr depėrtuese, jo vetėm nė kohėn e tij, por ndėr shekuj, tek ēdo brezni.
Ai njihet, ēmohet, pranohet si krijues, themelues i poezisė fetare-popullore, nė gjuhėn turke, nė gjithė Azinė Qendrore, qė mė vonė u pėrhapė nė pėrmasa botėrore…!
Shumė shkolla, qendra kulturore, biblioteka, madje Liceu dhe Universiteti i Parė nė Kazakistan janė emėrtue, pėr nder tė tij, me emrin: Hoxha Ahmed Jesevi…!
Hoxha Ahmed Jesevi ndrroi jetė nė vitin 1166, nė qytetin Jesi, ku i ėshtė ngritur njė mauzele, qė vizitohet pa ndėrpre..!
Tarikati Jesevi ende gjallėron, ndėrsa ndikimi i tij shtrihet jo vetėm nė Kazakistan, por edhe nė Turqi, duke vazhduar deri nė Kashmir, Hindi…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
TARIKATI JESEVI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Tasavvuf-
Kėrce tek: