prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Terrori nuk ka fe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Terrori nuk ka fe   Sun Dec 21, 2014 9:52 pm

Terrori nuk ka fe

Njė ligjvėnės rus ka propozuar njė ndalim tė shprehjeve tė tilla si “terrorist islamik” dhe “ militant islamik”nė mediat masive, duke thėnė se ato shprehje i japin njerėzve pėrshtypjen e gabuar pėr Islamin dhe i vėnė besimtarėt e zakonshėm nė rrezik.
Shamsail Saralijev (Rusia e Bashkuar) doli me kėtė iniciativė nė seancėn e kėsaj jave tė Komitetit Shtetėror tė Duma-s pėr Politikė tė Informacionit, raportoi tė mėrkurėn gazeta e pėrditshme Izvestia.
Sipas gazetės, deputetėt tjerė rusė e pėrkrahėn idenė.
Saralijev ėshtė nga Ēeēenia dhe para se tė marrė njė vend nė parlament ai ishte ministėr i marrėdhėnieve tė jashtme, politikės etnike dhe informacionit nė Republikėn Ruse kryesisht-muslimane. Aktualisht ai ėshtė anėtar i Komitetit tė Duma-s tė Shtetit pėr Politikė tė Jashtme, raportoi Rusia Sot.
Deputeti tha nė njė intervistė me Izvestia-n se kohėt e fundit masmedia lirshėm dhe shpesh po i pėrdorin shprehjet 'terroristė islamikė', 'islamistėt', 'xhihadistėt', 'shtet terrorist islamik' dhe shumė shprehje tė tjera tė kėtij lloji.
"Kėto shprehje i ēojnė njerėzit drejt pėrfundimit se feja e muslimane, Islami, dhe terrorizmi janė e njėjta gjė. Njerėzit e thjeshtė automatikisht krijojnė pėrshtypjen se muslimanėt vėrtet janė banditė, vrasės dhe terroristė, "tha Saralijev.
Nė tė njėjtėn kohė, shumica e muslimanėve preferojnė tė distancohen nga grupet radikale, duke preferuar pėr t’i quajtur ata 'Harixhinj' – fjalė arabe pėr 'disidentėt apo pėr 'kryengritėsit', vuri nė dukje deputeti.
Njė shembull tipik i njerėzve tė tillė janė pėrkrahėsit e “Shtetit Islamik” nė Irak dhe Levant (ISIS apo ISIL , tha ai.
"Ata e quajnė veten tė “Shtetit Islam, por ata nuk kanė absolutisht asgjė tė bėjė me Islamin! Pėr ta Islami ėshtė vetėm njė maskė me tė cilėn ata mbulojnė veprimet e tyre tė liga! "
Saralijev pėrsėriti tezėn se Islami tradicional ėshtė njė mirėsi qė promovon bashkėjetesėn paqėsore ndėrmjet tė gjithė popujve. Thirrja nė emėr tė fesė Islame pėr agresion dhe ekstremizėm ėshtė njė gabim, apo njė gėnjeshtėr e pabazė, shtoi ai.
"Ashtu siē ne nuk i quajmė 'tė krishterė' fashistėt, ne duhet tė ndalojmė pėrdorimin e termin muslimanėt kur ne i pėrshkruajmė grupet radikale militante tė cilėt pretendojnė tė jenė pasues tė Islamit."
Nė vitin 2012, Saralijev ishte ndėr sponsorėt e projekt-ligjit qė bėri thirrje pėr tė ndaluar nė masmedia pėrmendjen e etnicitetit tė kriminelėve apo tė dyshuarve nė raportet e lajmeve. Edhe pse nuk ka kaluar ende nė ligj, projekt-ligji bėri qė disa organe tė medias tė miratojnė kėtė rregull nė baza vullnetare.
Saralijev i ka quajtur tė tillėt vetė-rregullues, njė shembull se si mund tė ndalohet njė lidhje midis Islamit dhe terrorizmit, kėshtu ne mund tė punojnė nė tė ardhmen.
Ka rreth 20 milionė muslimanė nė mesin e 140-milionė banorėve tė Rusisė. Islami ėshtė konsideruar si njė prej katėr "feve tradicionale" nė Rusi, sė bashku me Krishterimin Ortodoks, Judaizmin dhe Budizmin.

Butrimi: IQNA News
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
======================================================









Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Terrori nuk ka fe
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: