prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tė kapurit pas All-llahut xh.sh dhe tė dėrguarit tė Tij a.s.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

MesazhTitulli: Tė kapurit pas All-llahut xh.sh dhe tė dėrguarit tė Tij a.s.   Sat Mar 22, 2008 2:34 pm

Falenderimi i takon All-llahut xh.sh krijuesit tė gjithėsisė, salatu ve selami (paqja dhe mėshira e Tij) qofshin mbi tė dėrguarin e Tij profetin Muhammed Mustafa s.a.v.s familjen e tij, shokėve tė tij dhe tė gjithė atyrė qė e pasojnė deri nė ditė te gjykimit.

All-llahu i madhėruar nė Kur’anin famė lartė thotė:
“E kush do qė i bindet All-llahut xh.sh dhe tė dėrguarit, tė tillėt do tė jenė sėbashku me ata qė All-llahu xh.sh i shpėrbleu me dhunti: me pejgamberėt, besnikėt e dalluar, dėshmorėt dhe me tė mirėt. Sa shokė tė mirė janė ata” (Nisa/69)

Pejgamberi a.s thotė: “Kush mė dėrgon 10 salavate nė mėngjes dhe ne darkė All-llahu xh.sh do ta ruaj atė nga tmerri i ditės sė gjykimit. All-llahu xjh.sh do ta vendosi atė nė xhennet me ata qė i ka shpėrblyer me tė mira, me pejgamberėt dhe besnikėt” (Zubbetul Vaizin)

Nė ajetin e sipėr pėrmendur pėr ata qė kujtojnė dhe i binden All-llahut xh.sh dhe tė dėrguarit tė Tij theksohet se kėta njerėz nė xhennet do tė jenė bashkė me kėto katėr kategori njerėzish.

1- Pejgamberėt: Me kėtė emėr All-llahu xh.sh don tė theksojė njerėzit tė cilėve u ka dhėne tė mira pa fund. Nė ajet pėrmendet fjala “rasul” nė njėjės qė do tė thotė pejgamber ku me kėtė fjalė All-llahu xh.sh pėrmend vetėm pejgamberin a.s kjo do tė thotė se kushtetuta qė na solli pejgamberi a.s nga All-llahu xh.sh i pėrfishinė tė gjithė kushtetutat e para ardhura nga pejgamberėt e tjerė prandaj kėta njerėz qė do tė binden do tė shpėrblehen nė kėte mėnyrė. Kjo kushtetutė qė solli Ai ėshtė aq e mbrojtur sa qė me kalimin e kaq shekujve nuk ka ndryshuar qofte dhe nje presje.
2- Besnikėt: Kėtu nė kėtė ajet fjala “siddik” i sinqert (besnik) nėnkupton ata ndjekės tė profetėve, tė cilėt ishin mė tė parėt qė u besuan atyre. Kjo ėshte grada mė e lartė qė mund tė arrijė njė besimtarė. Kėta pėrmenden pėr sinqeritetin e tyre dhe pėr punėn e tyre qė e kanė kaluar jetėn e tyre vetėm duke iu bindur urdhėrave tė All-llahut xh.sh dhe tė dėrguarit tė Tij. Kėta janė ata njerėz tė cilėt All-llahu xh.sh i vendosi nė njė vend me Pejgamberėt e Tij.
3- Dėshmorėt: Janė ata tė cilėt kanė shitur trupin e tyre nė rrugė tė All-llahut xh.sh. All-llahu xh.sh kėta njerėz i ka bėre tė pa vdekshėm. Nė lidhje me pa vdekshmėrinė e tyre All-llahu xh.sh nė Kuran thotė: “ Dhe mos thoni pėr ata qė vriten nė rrugėn e All-llahut xh.sh se janė tė vdekur! Jo! Ata janė tė gjallė, ndonėse ju nuk e ndjeni!”. (Bekara/154)
“Kurrsesi mos i quani tė vdekur ata qė janė vrarė nė rrugėn e All-llahut. Jo, janė tė gjallė, duke u ushqyer te Zoti i tyre”. (Al-Imran/169). Kėta njerėz i vendos nė nje vend me pejgamberėt sepse flijuan veten pėr rrugėn e vėrtetė.
4- Tė mirėt: Kėta janė ata njerėz tė cilėt ulin kokėn dhe zbatojnė urdhėrat e All-llahut xh.sh dhe garojnė me njeri tjatrin pėr nė punė tė mira. Nė lidhje me kėta All-llahu xh.sh nė Kur’an thotė: “Cilindo mashkull apo femėr qė kryen vepra tė mira, duke qenė besimtar, Ne do ta bėjmė qė tė kalojė njė jetė tė bukur dhe do ta shpėrblejmė sipas veprave mė tė mira qė ka bėrė”. (Nahl/97)
“ I tėrė pushteti atė ditė i pėrket All-llahut. Ai do ti gjykojė tė gjithė: ata qė kanė besuar dhe kanė bėrė vepra tė mira, do tė gjenden nė xhennetet mė tė mirė”. (Haxhxh/56)
“ Atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira me siguri qė do tua shlyejmė tė keqijat dhe do tu japim shpėrblim mė tė mirė se puna qė kanė bėre”. (Ankebut/7)

Enes bin Maliku r.a thotė: Ky ajet ka zbritur pėr shėrbėtorin e Pejgamberit a.s Thevbanin r.a. Thevbani r.a e donte jashtė mase Pejgamberin a.s. Thevbani r.a ishte aq shumė i lidhur pas Pejgamberit a.s sa qė nuk qėndronte dot asnjė moment larg Tij. Njė ditė Thevbani r.a njė ditė del para profetit a.s me fytyrė tė zbehur. Kur e sheh Pejgamberi a.s nė atė gjendje i thotė ēfarė tė ka ndodhur o Thevban pse je kaq i zbehur nė fytyrė mos je i sėmurė? Thevbani r.a i thotė: jo o i dėrguar nuk jam i sėmurė, jam mirė por sa herė qė jam larg jush mė kap njė frikė mė duket sikur nuk do u shoh mė kurrė. Sot kujtova jetėn e ardhme dhe u frikėsova shumė sepse aty nuk do u shoh dot. Ju do tė jeni nė njė gradė shumė tė lartė ndėrsa unė edhe nėse hy nė xhennet do jem shumė larg jush sepse ju do tė jeni me Pejgamberėt. E atėherė si do arrijė tė qendroj pa u parė juve kjo mė frikesoi shumė prandaj u zbeha nė fytyrė. Pas kėsaj bisede midis Pejgamberit a.s dhe Thevbanit r.a zbret ajeti i lart pėrmendur.

Pejgamberi a.s thotė: “ Dashuria dhe kujtesa e shumtė e All-llahut xh.sh sjellė si dobi meshirėn dhe faljen e All-llahut xh.sh. All-llahu xh.sh kėtė njeri e vendos nė xhennet bashkė me pejgamberėt dhe i tregon bukurinė e Tij. Ai qė do shumė pejgamberin a.s, i dėrgon salavate sa mė shumė dobia e kėsaj ėshtė ndėrmjetėsimi i pejgamberit a.s dhe tė gjendurit nė tubimet qė do bėjė pejgamberi a.s nė xhennet”. (Xhamius-Sagir)

Nga Enes bin Maliku r.a: transmetohet se pejgamberi a.s ka thėnė: “ Kush do sunnetin tim ai do tė thotė se mė do mua. Ai qė me do mua do tė jetė bashkė me mua nė xhennet”. Kush do qė ta shohė pejgamberin a.s nė xhennet le ta dojė atė me njė dashuri tė pastėr e tė sinqertė. Shėnja e dashurisė ndaj tij ėshtė tė ndjekurit e rrugės sė tij dhe dėrgimi i shumtė i salavateve, sepse pejgamberi a.s nė njė hadith tjetėr thotė: “ Njeriu pėrmend shumė atė qe do”. (Firdevs)

Omer Ibni Merretul Xhehni tregon: Njė ditė vjen njė njeri tek pejgamberi a.s nė vendin e quajtur Kadaa dhe i thotė o i dėrguar unė kam besuar se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut xh.sh dhe se ti je i dėrguari i Tij. Fali pesė vaktet e namazit, agjėroj, jap zeqatin dhe natėn fali namaz nafile. Mė tregoni nė ditėn e gjykimit bashkė me kė do tė jem? Pas kėsaj si pėrgjigje pejgamberi a.s i tha: “Ai qė vdes nė kėtė gjendje nė ditėn e gjykimit do tė jenė bashke me pejgamberėt, deshmorėt, besnikėt dhe tė mirėt. Pejgamberi a.s bėri me shenjė duke treguar dy gishtat lart dhe tha kėshtu do tė jenė bashkė me tė pėrmendurit. Pastaj vazhdoj, por nėse nuk ka kundėrshtuar nėnėn dhe babain e tij. Sepse All-llahu xh.sh e mban larg mėshirėn e Tij ndaj atyre qė kundėrshtojnė nėnėn dhe babain e tyre. (Muskatul Envar)

Pejgamberi a.s thotė: “ All-llahu xh.sh pėr ata qė dėshiron ti fusė nė xhennet dėrgon nje melek me njė rrobė tė bardhė dhe me dhurata nė dorė. Kur shkojnė pėr tė hyrė nė xhennet keta njerėz meleku i dėrguar nga All-llahu xh.sh u thotė prisni, All-llahu xh.sh ka disa dhurata pėr ju. Besimtarėt i thonė ēfarė dhuratash janė ato? Meleku u tregon dhjetė unaza qė nė ēdo unazė kishte tė shkruar nga nje shkrim. Meleku i lexon shkrimet me rrallė:

1. Pėrshėndetje juve! Mbėrritėt nė shpėtim pa njolla, pra tani hyni nė xhennet dhe aty do tė jetoni pėrgjithmonė.
2. Hyni tė sigurtė dhe me paqe nė xhennet.
3. Hoqa nga ju ēdo lloj dhimbje, mėrzie dhe trishtimi.
4. Juve so tu vesh me rroba prej mėndafshi.
5. Juve do tu ēiftėzoj me vajzat e xhennetit (huritė).
6. Do tu jap tė mira pėr durimin qė keni bėrė. Me tė vėrtetė ju jeni ata qė keni shpėtuar.
7. Tashmė ju do tė qėndroni tė rinjė gjithmonė.
8. Ju tashmė jeni nė njė vend tė sigurte prandaj jetoni pa frikė.
9. Pejgamberėt, besnikėt, dhe tė mirėt do tė jenė shokėt e juaj.
10. Ju tashmė jeni komshinjtė e pronarit tė gjithēkaje pra jeni pranė All-llahut xh.sh.


All-llahu xh.sh nė Kur’an thotė: “ Dhe kjo ėshtė rruga Ime e drejtė; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugėve tė tjera qė tu shmangin nga rruga e Tij. Kjo ėshtė ajo qė u porosit Ai pėr tu ruajtur nga tė kėqijat.” (En’am/103)
Maliku r.a transmeton se pejgamberi a.s ka thėnė: “ Unė u kam lėnė juve dy gjėra shumė tė vlefshme. Nėse ecni nė ta nuk do tė devijoni asnjė herė. Ata janė Kur’ani dhe sunneti im.

Pejgamberi a.s nė njė hadith tjetėr thotė: “ Puna me sunnet ėshtė shumė herė mė e mirė se shumė punė tė cilat bėhen me risi. Sepse ēdo risi ėshtė nė humbje dhe ēdo humbje ėshtė nė zjarr.”
Hasani r.a thotė: Fjala pa punė nuk ka vlerė ndėrsa pa njet nuk ka vlerė as puna dhe as fjala. Pa sunnet nuk kanė vlerė asnjėra prej tyre.

Pejgamberi a.s thotė: “Bijtė e Izraelit janė ndarė nė shtatėdhjetė e njė grupe, ky ummet do tė ndahet nė shatatėdhjetė e tre grupe ku shtatėdhjetė e dy prej tyre do tė hyjnė ne xhehennem she vetėm njė do tė hyjė nė xhennet.” Shokėt qė po e dėgjonin e pyesin, o i dėrguar kush ėshtė ky grup? Pejgamberi a.s u pergjigjet ky grup ėshtė Ehli sunnet vel xhemaat(pasuesit e sunnetit tė pejgamberit a.s dhe te sahabeve te tijė). Pra rruga e vetme e shpetimit ėshtė tė kapurit pas sunnetit te pejgamberit a.s.

Pejgamberi a.s thotė: “ Do tė vijė njė kohė qė ummeti im do tė prishet, nė kėtė kohė ai qė ndjek sunnetin tim do tė shpėrblehet me sevapet e 100 shehidėve (dėshmorėve).”
Tė nderuar lexues koha pėr te cilė flet pejgamberi a.s nė hadith nuk ėshtė kohė tjetėr vetėm se kjo qė po jetojmė prandaj tė kemi kujdes mos te bėhemi prehė e shejtanit tė mallkuar dhe unit qė kemi kudo pas vete. Tė bėjmė gjithmone lutjen qė bėnte pejgamberi a.s “ O All-llahu im mos mė lė nė dorė tė nefsit (unit/epshit) as sa hap e mbyll sytė dhe mė pak se kjo”

All-llahu xh.sh na bėftė prej atyre qė ndjekin rrugėn e Tij ashtu siē duhet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://prehja.forumr.net
 
Tė kapurit pas All-llahut xh.sh dhe tė dėrguarit tė Tij a.s.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: E Pergjithshme :: Ese Islame-
Kėrce tek: