prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAFIZ ABDULLAH ZEMBLAKU (1891-1960)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAFIZ ABDULLAH ZEMBLAKU (1891-1960)   Sun Jun 07, 2009 11:31 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

HAFIZ ABDULLAH ZEMBLAKU
(1891-1960)

Hafiz Abdullah Zemblaku ėshtė njė figurė e shquar fetare-atdhetare, ėshtė njė shkrimtar i dalluar, por, mjerisht, pėr kėtė krijues tė ēmuar, fare pak ėshtė shkruar…!
Hafiz Abdullah Zemblaku lindi nė vitin 1891, nė Bilisht, por meqė familja e tij ka jetuar nė katundin Zemblak, Zemblaku u bė mbiemri e tij.
Me kalim kohe, emri dhe e mbiemri i tij, si fryt i veprimtarisė nė vazhdimėsi e bėri edhe mė tė njohur katundin e tij, i cili ndodhėt nė rrethin e Korēės, afėr malit Morava.
Kjo figurė e shquar, ky personalitet i dalluar rrjedh prej njė familje intelektuale, familje arsimtarėsh, hafizėsh, shejlerėsh, hoxhallarėsh…
Babai i tij, Salih Efendi Hulusi, ishte hoxhė, mėsues, arsimtar, tėrė jetėn nė shėrbim tė diturisė, prej Korēės deri nė Prilep, nga Prilepi nė Janinė, shėrbeu me pėrkushtim pothuejse nė gjithė Toskėrinė…
Gjithashtu, gjyshi i tij, Shejh Hulusi Efendi, ishte mėsues besimi, por edhe shejh, sufi…
Hafiz Abdullah Zemblaku mėsimet e para i pėrvetėsoj nga babai, Hoxha Salih Efendiu, mėsimet e mesme i vazhdoj nė qytetin Prilep, ndėrsa nė vitin 1910 shkoi nė Stamboll pėr tė studiuar, deri sa arriti pėr tė diplomuar…
Nė Shqipėri u kthye pas Luftės sė Parė Botėrore, nė vitin 1918. Nė fillim, me pėrkushtim, filloi detyrėn si Imam, Hoxhė, nė katundin Zemblak, aty ku ishte rritur, me qėllim qė tė vetėm, fshatarėt e tij pėr t’i ndritur…
Njė vit pas Kongresit tė Lushnjės, kur Shqipėria u bė shtet, kur Tirana u shpallė kryeqytet, me vendim tė Ministrisė sė Arsimit, nė vitin 1921, Hafiz Abdullah Zemblaku u emėrue mėsues, por mė vonė edhe inspektor i arsimit…

Kontributi i tij nė krijimtari

Pėrveē shėrbimit tė tij nė arsimim, edukim, Hafiz Abdullah Zemblaku shquhet, nė veēanti, nė krijimtari. Krijimtarinė e tij e filloi me pėrkthime, pak mė vonė edhe me krijime. Pėrkthimet, krijimet e tij pėrfshijnė disa lėmi…
Ka pėrgatitur, ka hartuar, ka botuar Abetarėn e Gjuhės Shqipe.
Ka pėrgatitur, ka botuar, nė gjuhėn shqipe, njė Gjeografi, pėr tė mėsuar, pėr tė kuptuar nxėnėsit shqiptarė se ku i bie kjo Shqipėri. Jo kjo Shqipėria e cungueme, e coptueme, kjo Shqipėria e shkretė, por Shqipėria Etnike, me kufijtė e saj tė vėrtetė…
Pėrveē Abetarės, librit themelor tė gjuhėsisė, pėrveē librit tė Gjeografisė, Hafiz Abdullah Zemblaku ka shkrue, ka botue edhe libra tė historisė, tė drejtėsisė, tė letėrsisė…
Lexues i nderuar! Pėr tė pas pak njohuri - qe njė pasqyrė titujsh tė disa veprave tė tij:

1. Mevludi Sherif
2. Pesė kasidete e imamllarėve
3. Hytbeja me 50 kėshilla
4. Muhamedija (Jeta e pasosur)
5. Bilbili i Parė (Abetare dhe jetėshkrime)
6. Bilbili i Dytė (Enami Sherif nė shqip)
7. Bilbili i Tretė (Histori e Shenjtė)
8. Bilbili i Katėrt (Fjalė Profetike)
9. Bilbili i Pestė (Sheri’ati Muhamedie)
10. Bilbili i Gjashtė (Ėndėrr Rrėfenja)
11. Bilbili i Shtatė (Shqiponja Besėtare)
12. Bilbili i Tetė (Fėllėza Kombėtare)
13. Bilbili i Nėntė (Pėllumbi)
14. Bilbili i Ri i Prillit
15. Bilbili i Ri i Hazreti Kur’anit
16. Fletore Islame
17. Amexhyz me Germa Shqip
18. Tebareqe Xhyzi
19. Bilbili i Hėnės
20. Bilbili Bestar
21. Bilbili Shqiptar (Dheshkronjė e Shqipėrisė)
22. Bilbili Bestar i Vogėl
23. Bilbili Shpirtėror
24. Mevludi Gegėnisht
25. Bilbili Faqebardhė
26. Bilbili i Parajsės, etj. etj.


Si ēdo krijesė nė kėtė jetė edhe Hafiz Abdullah Zemblaku ndrroi jetė. Ndrroi jetė, kaloi nė jetėn e vėrtetė, me 31 gusht tė vitit 1960…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAFIZ ABDULLAH ZEMBLAKU (1891-1960)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sylejman Aliu: Nė shenj kujtimi pėr poetin e ndjerė, Abdullah Konushevci
» Faik Krasniqi: Mbreti Faruk
» Ky ėshtė varri i mbretit tė Arabisė Saudite, Abdullah (FOTO)
» Vdiq Abdullah Konushevci(1958-2013)
» Fushata "Me Abdullah Thaēin"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: