prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAFIZ SABRI KOĒI (1921-2004)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAFIZ SABRI KOĒI (1921-2004)   Tue Jun 09, 2009 5:01 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

HAFIZ SABRI KOĒI
(1921-2004)

Hafiz Sabri Koēi lindi me 14 maj 1921, nė katundin Orenjė, nė rrethin e Librazhdit. Idriz quhej babai i tij, i cili
nga varfėria u detyrue tė shkoi nė Selanik, Greqi, ku edhe ndrroi jetė, aq i ri. Kur erdhi lajmi se babai, Idrizi, kishte vdekur, Sabriu ishte foshnje, ende s’kishte filluar as me ecur.
Kėshtu ishte caktimi i Zotit qė Sabriu tė rritej jetim, jetim nėn kujdesin e nėnės, Zenja, e cila pėr djalin jetim ishte jo vetėm nėnė por edhe baba.
Sabriun, nė vitin 1932, i cili tashmė ishte djalosh dhjetė vjeēar, e dėrguan nė Shkodėr, pėr tė vazhduar shkollimin. Mėsuesit e tij ishin dijetarėt mė tė shquar tė Shkodrės, ndėrsa Shkodra ishte pėr Shqipėri djepi ku rritej ēdo dituri…!
Pėr mė se dhjetė vjet studimi pa ndėrpre, Sabri Koēi ndoqi mėsimet pranė dijetarėve si Hafiz Muhamed Kastrati, Haxhi Muhamed Bekteshi, Hafiz Sabri Bushati, Shejh Qazim Hoxha, Hafiz Ibrahim Kaduku etj.
Sabriu, sipas dėshmive tė mėsimdhėnėsve tė tij, ishte ndėr studentėt: mė i devotshmi, mė i zgjuari, mė i dalluari…Ky student kaq i vyeshėm, mė nė fund, diplomoi me rezultat tė shkėlqyeshėm. Jo vetėm qė diplomoi, por ai u bė edhe hafiz, sepse, njėkohėsisht, edhe Kur’anin e madhnueshėm pėrmendėsh e mėsoi…

Shėrbimi dhe burgimi

Hafiz Sabri Koēi filloi shėrbimin me pėrkushtim nė Xhaminė e Bardhė, nė Shkodėr, pastaj nė Luguēeshme, rrėzė kėshtjellės “Rozafat”, mė vonė nė lagjėn Dudas, kurse nė vitin 1952 e emėruan imam nė xhaminė e R. tė Vogėl, po nė Shkodėr.
Hafiz Sabriu kudo qė shėrbeu, kudo qė shkoi xhamitė i ndryshoi, i meremetoi, i zbukuroi…Kudo qė shėrbeu, kudo qė shkoi, zuri miqėsi, jo vetėm me pleqė, por mė shumė me rini…
“Nėna Parti” kėtė veprimtari tė tij e pėrcjellte nė vazhdimėsi me “dylbi”...Njė ditė, Sekretari i Parė i Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, pėr rrethin e Shkodrės, me paturpėsi futet nė Xhami dhe e nxjerrė rininė pėrjashta, ndėrsa kryetari i degės e kėrcėnon:” Ti je mė reakcionari i tė gjithė klerikėve, po na helmon rininė….”
Kėshtu, “Nėna Parti”pėr ta helmuar tė shkretėn rini, Hafiz Sabriun, qė ju ēelte sytė, nė vitin 1956 e transferojnė nė Krujė, nė Kavajė, nė Korēė, por edhe nė kėto qytete ai punoj edhe me shumė, por as “Nėna Parti” nuk rrinte nė gjumė…!
Mbas disa vitesh e lejojnė tė kthehėt nė Shkodėr, ku shkodranėt e presin me pėrzemėrsi, por njė ditė, me 4 qershor, 1966, ditėn e xhumasė, organet e shtetit, tė “Nėnės Parti”, nė Xhami, e prangosin, e arrestojnė, e burgosin…!
E burgosin Hafiz Sabriu me 4 qershor 1966, kur ishte nė moshėn 45 vjeēare, ndėrsa e lirojnė me 22 tetor 1986, kur kishte kaluar moshėn 65 vjeēare.
Nė burg kishte qėndruar 20 vjet, 4 muaj e 18 ditė, gjithēka kishte provuar, por asnjėherė nuk ishte dorėzuar. Nė burg kishte pėrballuar shumė provokime, tortura, punė tė rėnda fizike, por kishte qėndruar siē thonin stoikėt – stoikisht apo siē themi ne, shqip, burrėnisht…!
Pėr herė tė parė Hafiz Sabriun e kam takuar nė Tiranė, me 18 korrik 1993, nė zyrėn e tij, nė Komunitetin Musliman. Shqiptar. Nė fillim qėndruem nė zyrėn e revistės “Drita Islame”, ku me anėtarėt e redaksisė shkėmbyem mendime, ide tė ndryshme dhe pas gjysmė ore, bashkė me mikun tim nga Gjakova, Fehmi Haxhikadriun, ju themi se kemi dėshirė m’u takue me Kryetarin e Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė, Hafiz Sabri Koēin, menjėherė na thanė se ėshtė i nxanun me punė! Menjėherė, edhe unė ju thashė:
“More, burra, kemi ardhur nga Gjakova, nga Kosova, pėr herė tė parė nė Tiranė, nė Shqipni, tregoni kryetarit, Hafiz Sabriut, se jam djalė hafizi…, e pede ēka po thotė…!”
Njėri prej tyre duel nga zyrja dhe pa kalue as dy-tre minuta u kthye e na tha:
”Kryetari, Hafiz Sabriu, po ju prźt nė zyre, nė katin e dytė, jini tė mirėseardhun!” Na pėrcjelli deri te zyrja e tij dhe u kthye.
Hafiz Sabriu, me derė tė hapur, veē ishte nė kėmbė, na pėrqafojė, mirėseardhje na urojė dhe na tha rehatohuni nė fotele, pranė tij, me shumė pėrzemėrsi….!
Pranė tij qėndruem dhe afėr dy orė biseduem…! I bėra edhe njė intervistė, me mbi tridhjetė pyetje. Njė nga pyetjet ishte edhe kjo:
Keni vuejtur shumė, pothuejse, qė nga lindja, jeni rritur jetim, jeni shkolluar me shumė mundim, keni punuar pa pushim dhe mė nė fund - gjithė kėtė mund “Nėna Parti” iu “shpėrbleu” me mbi 20 vjet burgim, si keni qėndrue dhe a ka ndonjė ditė nė jetėn tuej qė t’ka gėzue…?!
“Po, Mexhid i dashtun, kam vuejtur shumė, po, ashtu ishte shkrue prej Zotit (xh.sh.), gjithmonė jam mbėshtet tek Zoti…”
“Dita mė e bukur e jetės sime ishte dita e xhuma, me 16 nėntor 1990, kur pėr herė tė parė, pas 23 vjetėsh, u dėgjue ezani, nė pranin e mbi 50.000 qytetarėve shkodranė e tė tjerė, dhe u falė Namazi i Xhumasė, nė Xhaminė e Plumbit, nė Shkodėr…”
Prej kėsaj dite, 16 nėntor 1990, nėn udhėheqjen e Hafiz Sabri Koēit, filloi ringjallja e Fesė Islame nė Shqipėri.
Nė fillim u krijue shoqata: “Bashkėsia Islame Shqiptare” me qendėr nė Shkodėr.
Me 23 janar 1991, u krijue, u zyrtarizue, “Bashkėsia Islame e Shqipėrisė” me qendėr nė Shkodėr.
Me 14 shkurt 1991, Hafiz Sabri Koēi u zgjodh Kryetar i Kėshillit tė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrsisė.
Kryetari, Hafiz Sabri Koēi, me 7 tetor 1991 i drejtohet Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, me njė shkresė, ku kėrkon tė mundėsoj botimin e njė gazete pėr myslimanėt shqiptarė.
Me 19 dhjetor 1991 doli numri i parė i gazetės “Shkėlqimi Islam”, si organ i shoqatės “Rinia Islame e Shqipėrisė”
Me 10 janar 1992 doli numri i parė i gazetės “Drita Islame”, si organ i pėrdyjavshėm i Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Mė vonė dolėn edhe gazeta tė tjera islame, si gazeta “Shpresa”, organ i shoqatės sė “Intelektualėve Islam”, gazeta “Triumfi Islam” etj.
Pėrveē kėtyre gazetave, u botuen edhe me qindra libra me pėrmbajtje fetare-kulturore, u themeluem mbi dhjetė medrese, nėpėr qytetet kryesore tė Shqipėrisė, u rindėrtuen, u ndėrtuen nga themeli me dhjetra, qindra xhami, ku flitet shqip, ku i thonė Shqipni…
Tė gjitha kėto u bėnė nėn udhėheqjen e Hafiz Sabri Koēit, i cili merrte pjesė si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nėpėr Kongrese, Simpoziume, Konferenca, Seminare Ndėrkombėtare, nė shumė shtete, nėpėr kontinente…
Kėtu vlenė tė pėrmendėn disa prej tyre:

Kongresi Islam, Kairo, Egjipt, 24 prill 1991.
Kongresi i Myslimanėve tė Europės Lindore, Sarajevė, Bosne-Hercegovinė, 3-4 shtator 1991.
Me 15-28 shkurt 1992, Hafiz Sabri Koēi vizitoj Kuvajtin, Arabinė Saudite, Gjermaninė, Maqedoninė, Belgjikėn, Kroacinė, Italinė, Turqinė…
Ndėrsa gjatė vitėve 1994-1995…, vizitoi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, disa shtete tė Afrikės, Italinė, Turqinė, Zvicrrėn, Anglinė, Kuvajtin, Egjiptin, Libinė…
Hafiz Sabri Koēi jo vetėm qė ka vizituar pothuejse gjithė botėn, por, ai, gjithashtu, ka pritur nė Tiranė, Shqipėri, me qindra, mijėra vizitorė, individė e delegacione tė ndryshme nga mbarė bota…
Edhe nė Kosovė tonė ka qenė disa herė, ndėrsa nė Gjakovė, vendlindjen time, ka qenė tri herė… !
Ndrroi jetė nė moshėn 83 vjeēare, me 18 qershor 2004, ditėn e Xhuma, nė mbrėmje…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAFIZ SABRI KOĒI (1921-2004)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sabri Maxhuni- Novosella: Milazim Zeka hesht lajmin pėr katėrdhjetė ish tė burgosur tė Goli Otokut
» Sabri Godo - Tregimet e Luftės qė zemėruan Enver Hoxhėn
» Fronti Demokratik Fdbk: Sabri Duraku- HARUN BEKA - Shembulli i Mitrovices
» Kurizitet kosovar: Sabri Azemi zbulon zmadhuesin mekanik
» Sabri Maxhuni:Nexhmedin Spahiu, mos bėnė shaka !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: