prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 POEZIA E PARE NE GJUHEN SHQIPE ....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: POEZIA E PARE NE GJUHEN SHQIPE ....   Tue Jan 10, 2017 1:32 am

POEZIA E PARĖ NĖ GJUHĖN SHQIPE NĖ GJAKOVĖ
SHKRUAR NGA YVEJS EFENDIJA, GJAKOVĖ, 1699

Historia e poezisė ėshtė e gjatė sikur edhe vetė njeriu... Njeriu e filloi kohėn e shkrimit me numrat e mandej shkrimet e tjera me germa nė formė tė pykave (shkrimi kuneiform).
Nga artet, poezia gjendet e shkruar e para, pikėrisht mbi monolite. Kėto shkrime datojnė prej para 3000-5000 vjetėsh. Sot dihet me siguri se poezia mė e lashtė e zbuluar ėshtė poema epike, qė flet pėr historinė e mbretit Gilgamesh (Epopeja e Gilgameshit), e shkruar mbi rrasa argjili.
Nė Kinėn e lashtė, kemi Shi jing-un (Kanuni i poemave), libėr ky i shenjtė i poezisė. Praktikisht janė pesė Jing-ė, tė cilėt lidhen drejtpėrsėdrejti me Konfuēin.
Nė Poetikėn e vet, Aristoteli e ndan poezinė nė tri lloje: epikė, tragjedi dhe komedi.

LETĖRSIA E BEJTEXHINJVE - BEJTEXHINJTĖ SHQIPTARĖ


Nė fillim tė shekullit XVIII-t nė trojet shqiptare lindi dhe u zhvillua njė rrymė letrare me tipare tepėr origjinale pėr vendin tonė, rryma e bejtexhinjve. Letėrsia e bejtexhinjve u bė dukuri e rėndėsishme dhe pati pėrhapje shumė tė gjerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė Kosovė, por edhe nė qendra mė tė vogla fetare e mė pak nė fshat.
Natyrisht, krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisė e tė kulturės orientale, por ajo ėshtė pjesė e pandarė e kulturės sė popullit tonė. Ajo ėshtė shprehje e talentit, e shpirtit krijues tė tij, qė, nė kushte tė caktuara, fitoi edhe tipare nė pėrputhje me to.
Bejtexhinjtė shqiptarė shkruan shqipen me alfabet arab dhe kanė pėrdorur edhe fjalė osmane, turke, persiane e arabe.
Bejtexhinjtė shqiptarė janė tė parėt qė shkruan letėrsi laike nė trojet shqiptare nė Ballkan, madje ndonjėherė edhe satira sociale, ēka nuk ėshtė pak, po tė kihet parasysh se deriatėherė shkrimet letrare tek katolikėt shqiptarė kufizoheshin brenda komunikimit fetar, ndėrsa ortodoksėt shqiptarė nuk lejoheshin fare tė kishin letėrsi tė tyren nė gjuhėn shqipe…!
Nė krijimet poetike me tema laike mjaft poetė bejtexhinj, nė frymėn e poezive orientale, i kėnduan dashurisė, bukurisė sė natyrės e tė gruas, lartėsuan virtytin, punėn, diturinė ose fshikulluan mburrjen e kotė pėr pasurinė e fisin, goditėn ambicjen, hipokrizinė etj. Tė tillė ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyēyku, Tahir Efendi Gjakova, Hasan Zuko Kamberi, Zenel Bastari, Shejh, Mulla Mala, por mė i hershmi prej tyre deri mė tani po na del Yvejs Efendija nga Gjakova. Nė vazhdim njė poezi e tij.


POEZIA E PARĖ NĖ GJUHĖN SHQIPE NĖ GJAKOVĖ
SHKRUE NGA YVEJS EFENDIJA, GJAKOVĖ, 1699

URATĖ PĖR ADEM KURTPASHĖN

Do t’i lutem unė Allahut
Adem Kurtpashės t’i falė shėndet,
E t’ia ruej Murat begin
Qė t’a pshtojė kėt milet.

Do t’i lutem qė Adem pashės
T’i falė Allahu aq vjetė e jetė,
Gjithė sa ka yje qielli
Gjithė sa ka n’botė dushk e fletė.

Allah, t’lus unė gjynahqari,
Falnai m’katet pėr jetė e mot,
Gjithė ku shkel kėmbė shqiptari
Ti, bekoje, i Madhi Zot.

Adem pashė po t’kėnnoj uratėn
Oxhak i parė n’kėt Shqipni,
Nuk u lodhe pėr arkėthatėn
Veē ky popull t’marrė dijeni.

Murat beg, Uvill Sabahi
Si fener ti Dritė na jep
Me emėr t’vet t’ruejt Allahu
Qė nxorre pop’llin n’selamet…


Burimet osmane dėshmojnė mbi njėzet pasardhės tė Kurt Pashės, nga Gjakova, kanė arritur gradėn pasha. Disa prej tyre u dalluan si mbėshtetės tė zhvillimeve kulturore e arsimore nė Gjakovė. Mahmud Pasha, i biri i Hasan Pashės ka ndėrtuar Xhaminė e Mahmud Pashės me dy mejetepe. Murad Pasha, i biri i Adem Pashės, ka ndėrtuar dhe ka vakėfuar Medresenė e Madhe dhe Teqenė e Madhe , ku shejhu i parė ka qenė Axhizi Baba.
Murat Pasha ishte donator mė i rėndėsishėm dhe personi mė meritor nė zhvillimin e jetės kulturore, arsimore dhe fetare nė Gjakovė nė fillim tė shekullit tė XVIII-tė . Puna e kėtij burri tė madh tė artit e tė kultures u nderua nga gjakovarėt brez pa brezi. Madje Yvejs Efendija nė shenjė mirėnjohjeje, ia kushtoi njė vjershė Adem Kurtpashės dhe djalit tė tij Muratit. Me sa kemi mundur tė hulumtojmė, kjo ėshtė e para poezi nė gjuhėn shqipe me alfabet osman qė njihet deri mė sot. Ne po ua japim pėr herė tė parė studiuesve tė kėsaj fushe dhe lexuesve tanė.
Shėnim i transliteruesit:
Yvejs Efendia ishte drejtori i parė i Medresesė sė Madhe tė Gjakovės. Me sa dimė deri mė sot, kjo ėshtė poezia e parė e shkruar nė gjuhėn shqipe prej ndonjė gjakovari me alfabetin osman tė kohės. Merita e ruajtjes i takon Haxhi Efenni Zekės sė Byberajve, qė nuk kursei florinjtė pėr t’i mbledhur kahdo qė tė gjendeshin shkrimet shqipen ndėrsa kthimi nė alfabetin latin mė takon mua, shkronjėsit tė pėrvujtė tė tij, Ismail Haxhi Tahirit.
Nė dorėshkrimin e tij me titull ”Shėnime tė shkurta e kujtime pėr Haxhi Zekėn”, atdhetari Ismail Haxhitahiri – Ibrani, Yvejs Efenninė e cilėson si “tė parin e dijetarėve dhe tė poetėve tė Gjakovės, qė shkroi poemėn “Ylli i Bardhė .”

Mexhid Yvejsi, Gjakovė
===================================================
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
POEZIA E PARE NE GJUHEN SHQIPE ....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan M. Stuchly (X)
» Behar Gjoka: Skėnderbeu, Simboli dhe miti i tij nė letrat shqipe
» Gjon Buzuku
» Letėrsia shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Poezi-
Kėrce tek: