prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEJH MUSTAFA REKA (1883-1970)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHEJH MUSTAFA REKA (1883-1970)   Tue Jun 09, 2009 3:30 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

SHEJH MUSTAFA REKA
(1883-1970)

Shejh Mustafa Reka lindi me 19 nėntor 1883, nė Dibėr. Rrjedh prej njė familje hoxhallarėsh, intelektualėsh, fetarė-atdhetarė. Babai, gjyshi, stėrgjyshi, ishin hoxhallarė, mėsuesė, vaiza, predikuesė…
Mėsimet fillestare dhe ato tė mesme i kreu nė Dibėr, ndėrsa studimet nė Stamboll, ku i mėsoi edhe gjuhėt klasike fetare, turqishten, arabishten, persishten.
Krahas studimeve, Mustafa Reka interesohej edhe pėr ēėshtjėn kombėtare, kėshtu ai ishte i lidhur ngushtė me shumė atdhetarė shqiptarė nė mėrgim, nė veēanti me dibranėt e tij, me tė cilėt kishte afėrsi…
Nė vitin 1922, nė Tiranė, Mustafa Reka u gradue Shejh, Shejh i Tarikatit Rifai’, nga Shejh Ahmed Shkodra, Rifa’i.
Shejh Ahmed Shkodra (1881-1927) ishte njė burrė, fetar e atdhetar, poet, shkrimtar, mėsues, hoxhė, imam nė xhami dhe mė nė fund: Shejh i tarikatit Rifa’i.
Lejen, vėrtetimin apo ixhazetnamenė pėr tė ushtrue veprimtarinė nė tarikatin Rifa’i, Shejh Ahmed Shkodra e kishte marrė nė Gjakovė, nga Haxhi Shejh Musaja, nė vitin 1916…
Haxhi Shejh Musaja (1855-1917) ishte njė burrė i ditur, i ndritur, kishte studiuar nė Stamboll, prej atyhit nga Shejh Ibrahimit, i Teqesė sė Rifai’ive tė Stambollit, kishte marrė Hilafetnamenė dhe ishte dėrguar misionar nė Gjakovė, nė vitin 1875, ku ishte pritur me dashamirėsi…
Shejh Mustafa Reka ka shėrbye edhe si sekretar i Shoqatės “Vėllazėria e Dervishėve Rifa’i”, dega nė Shkodėr.
Shejh Mustafa Reka ishte njė personalitet i shquar, i dashur,
i kulturuar, ishte njė personalitet i njohur, nė Tiranė, nė kryeqytet. Nė Tiranė, nė kryeqytet, kishte muhabet me personalitetet kryesore, me figurat fetare-kulturore-atdhetare, siē ishin, Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Ali Korēa, Hafiz Ibrahim Dalliu, Shejh Qazim Hoxha, Ismail Efendi Ndroqi etj.
Pėrveē detyrės fetare, Shejh Mustafa ėshtė marrė edhe me krijimtari, duke shkrue ilahi, poezi, nė frymėn morale-etike, islame-mistike. Ilahinė e parė e ka shkrue me 1923, ndėrsa tė fundit, nė vitin 1964.
Nė ilahinė e parė, shkrue me 1923, ndėr tė tjera, thotė:

“Kush qepet me All-llahun
S’e ka frikė aduv’vull’ahun”

Qė do tė thotė se ai qė lidhet me Zotin, s’ka frikė nga armiqtė e Zotit.
Pėr shejhlerėt, dervishėt, qė shkelin dispozitat ligjore tė Fesė Islame, Sheri’atin, qė manipulojnė, abuzojnė, mashtrojnė, qė pijnė venė, raki, Shejh Mustafa, pėr qortim, pėr edukim, i kushton njė ilahi, ku, ndėr tė tjera, shkruen:

“Pėr syt’e ballit ju bėj be
Dervishizma s’ėshtė kėshtu,
Vetėm n’daēin me e poshtnu…”

Disa prej vjershave tė tij janė botuar edhe nė shtypin e kohės. Poezia me titull “Njih Veten” ėshtė botuar nė revistėn “Njeriu” , Nr. 9, Mars, 1944, Tiranė, ndėrsa poezia me titull “Njeriu dhe doktori” ėshtė botuar po nė revistėn “Njeriu”, nė muajin, Maj, 1944, Tiranė.
Nė poezinė “Muslimani ka detyrė” shkrue me 1939, Shejh Mustafa Reka, i porositė lexuesit, dėgjuesit, se parimet themelore tė Islamit janė pesė: Fjala e Dėshmisė, Namazi, Agjėrimi i muajit Ramazan, Zeqati dhe Haxhi….Kėshtu ai ka jetue, ka veprue me dervishėt e tij, nė Tarikatin Rifa’i…
Shejh Mustafa Reka ndrroi jetė nė Tiranė, nė moshėn 87 vjeēare, me 19 nėntor 1970…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEJH MUSTAFA REKA (1883-1970)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tjetėr reagim i Donika Gėrvallės: Isa Mustafa po ia dorėzon LDK-nė Haradinajt
» Dyshohet se me armėn qė u vra Xhemajl Mustafa, u plagosėn edhe Fetah Rudi e Ejup Visoka
» Demir Krasniqi: Motrat Mustafa - Kėngėtare me traditė dhe kulturė universale kombėtare
» SHEJH SA''ADI SHIRAZI (1203-1291)
» S.Osmani dhe M.Krasniqi:Isa Mustafa: Rinia gjithherė ka qenė me Titon dhe pėr Titon (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: