prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT (1878-1881)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT (1878-1881)   Wed Jun 10, 2009 1:05 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

ROLI I ULEMAVE NĖ
LIDHJEN PRIZRENIT
(1878-1881)


All-llahu i Madhėruar e ka pėrcaktuar se kush janė besimtarė:
“Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan All-llahut, tė dėrguarit tė Tij, e mandej nuk dyshuan dhe pėr hirė tė All-llahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillėt janė ata tė vėrtetėt.”
(Kur’an, 49:15)

Hyrje

“Haj medet pėr kit Shqipni,
Shtatė krajla n’ta janė hi:
Karadaki me Serbi…”
-Popullore

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme historike tė kombit shqiptar. Rėndėsia e madhe historike e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit shtrihet jo vetėm nė tė gjitha trojet shqiptare, por edhe nė Ballkan, madje edhe nė tėrė Europėn.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit e zgjoi, e zhvilloi dhe e pėrparoi vetėdijen
kombėtare shqiptare. Ajo me pėrpjekje tė mėdha e ngriti kėtė veprimtari nė
shkallėn mė tė lartė, duke e oganizuar edhe luftėn pėr autonomi-pavarėsi…
Lidhja Shqiptare e Prizrenit e ēoj , e ngriti pėr herė tė parė ēėshtjėn
kombėtare shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare.
Trajtimi i drejtė i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėrmban njohjen
e kushteve dhe marrėdhėnjeve politike, ekonomike, shoqėrore, kulturore
dhe nė veēanti atė fetare.
Feja, nė veēanti feja Islame, prej shumicės sė studiuesve, historianėve,
nuk ėshtė pėrfillur. Nuk janė pėrfillur as institucionet e saj, as objektet e saj:
xhamitė, teqetė, mejtepet, medresetė, ku janė zhvilluar veprimtari tė ndryshme
gjatė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit…
Nuk janė pėrfillur as titujt e nderuar fetar si myfti, kadi, haxhi, myderriz,
hafiz, shejh, hoxhė, imam, mulla, dervish etj.
Gjithashtu, nuk janė pėrfillur as dijetarėt e saj ose ulematė shqiptarė…
Ulematė shqiptarė, jo vetėm qė nuk janė pėrfillur, por janė pėrbuzur,
janė nėnēmuar, madje edhe janė akuzuar si “turkoshak”, “turkofil”, “turkoman”
“sulltanistė” edhe me emra tjerė edhe mė tė pistė…!
E vėrteta ėshtė se, ulematė shqiptarė ishin mendja, zemra dhe
shpirti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.


Roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit

Roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit do tė kuptohet mė mirė kur tė kuptohen, pranohen dhe zbatohen, nė jetėn e pėrkohėshme tokėsore, porositė e pėrhershme hyjnore.
Religjioni ose feja, sipas enciklopedistėve anglo-amerikanė, ėshtė faktor pėrcaktues pėr jetė a vdekje, qoftė si individ apo si shoqėri, dhe nė gjirin e saj ajo pėrfshinė gjėrat mė themelore: rregullin dhe domethėnien e jetės…
Feja, sipas William James-it, psikolog amerikan, na jep siguri dhe lumturi nė jetė, nė marrėnėnie me tė tjerėt ėshtė burim dashurie.
Mungesa e besimit, e dashurisė sjellė urrejtje. Urrejtja sjellė sėmundje. Njerėzit e sėmur kanė nevojė pėr t’u shėruar dhe jo pėr tė shkruar histori tė shtrembėruar…!
Traktati i Paqės, i imponuar, ndėrmjet Perandorisė Ruse dhe Perandorisė Osmane i shkėpuste rreth 80 pėrqind tė territorit qė Turqia kishte nė Gadishullin Ballkanik, gjysmėn e trojeve shqiptare…
Me nėnshkrimin e Traktatit tė Shėn Stefanit me 3 mars 1878, me vendimet e Kongresit tė Berlinit, 13 qershor-13 korrik 1878, Perandoria Osmane pėrjetoi tronditje tė mėdha politike, bashkė me te edhe shqiptarėt qė ndodheshin nė pėrbėrje tė saj…
Kombit shqiptar dhe trojeve tė tyre etnike nuk ju dhanė kurrfarė rėndėsie prej kancelarive tė Fuqive tė Mėdha, madje ata e kėrcėnonin se do ta coptonin…
Thėnia qė i atribuohet Bismarkut se : ” Nuk ka komb shqiptar, Shqipėria ėshtė vetėm njė shprehje gjeografike” e dėshmon gjendjen e shqiptarėve shumė katastrofike…
Nė fakt, ky problem i ruajtjes sė tėrėsisė sė Shqipėrisė kishte filluar nė vitet e Krizės Lindore 1875-1878…
Shqiptarėve rreziku mė i madh i vinte prej vendeve fqinje: Italia, Greqia, Bullgaria, nė veēanti nga Sėrbia dhe Mali i Zi…
Poeti i madh, prifti i lartė katolik-franēeskan, Gjergj Fishta, duke e parė rrezikun nga fqinjtė, te kryevepra e tij “Lahuta e Malcis” u drejtohet shqiptarėve:

“Por, pse na tė vogjėl jemi
Pse fis e vlla nuk kemi
Na sod shkjaut s’mund t’i bajmė ballė
Qi po do t’na pėrpijė gjallė,
Prandej, thom se e lyp e mara
Qi dhe sot na, si pėrpara,
Tė rrim njit me mbret t’Stambollit
Pėr me i bamun ballė Nikollit…”

Poeti i madh i kombit, prifti i lartė i Kishės Katolike, Gjergj Fishta, vetė e shikonte Mbretin, Sulltanin, Turqinė, Stambollin, nė atė periudhė tė vėshtirė pėr shqiptarėt dhe trojet e tyre, si shpėtimtar dhe si njė faktor i bashkimit kombėtar, pėrballė fqinjėve serbo-malazezė…
Nė kėto rrethana shumė tė ndėrlikuara, ulematė shqiptarė me veprimtari e dėshmuan atė qė besuan.
Ulematė shqiptarė ishin zhveshur nga gjėrat e kota, qė rrjedhin nga bota; ata me shembullin e vet, me besim, me dituri, me pasuri, dėshmuan me devotshmėri se pėr shqiptar nuk ka jetė pa Shqipėri…
Ulematė shqiptarė i filluan pėrgatitjet pėr themelimin e njė lėvizje politike-ushtarake, qė nė muajin mars tė vitit 1878. Mbledhjet u mbajtėn nėpėr xhami, teqe, mejtepe dhe medrese…
Kuvendi themelues, Kuvendi i Pėrgjithshėm i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u organizue prej ulemave. Ulematė ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Tė gjitha komitetet e Lidhjes, apo degėt e saj, qė ishin themeluar nė tė gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakovės deri nė Shkodėr, nga Prishtina deri nė Dibėr, qė u pėrhapen me tė shpejtė edhe nė Shqipėrinė e Jugut, deri nė Janinė…
Nė Kuvendin e Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ku muarrėn pjesė rreth treqind pėrfaqėsues, edhe nga Sanxhaku e Bosna, prej tyre dihen emrat e rreth 150 pėrfaqėsuesve, 96 ishin nga Kosova, 26 nga Vilajeti i Shkodrės, tė tjerėt nga Vilajeti i Manastirit dhe i Janinės, shumica prej pėrfaqėsuesve ishin ulema…
Dega e Gjakovės kishte shumė ulema, prej tyre dallohen, Kadiu i Gjakovės, Ahmed Efendi Korenica, Myfti i Gjakovės, Ismail Efendi Yvejsi, Myderriz Hasan Efendi Shllaku, Baba Ademi i Bektashinjve, Shejh Emini i Sa'adive…
Dega e Shkodrės kryesohej nga Myderriz Daut Efendi Boriēi (1825-1896) i cili kishte mbėshtjetje nga Myftiu Jusuf Efendi Tabaku.
Dega e Ulqinit kishte nė kryesi dy veprimtarė tė shquar, Hafiz Salih Hylja dhe Hafiz Tamizin…
Dega e Pejės pėrfaqėsohej nga Myderriz Haxhi Zeka…
Dega e Prizrenit kryesohej nga Myderriz Ymer Efendiu.
Dega e Mirovicės nga Myderriz Osman Efendiu dhe Myderriz Ali Efendiu…
Dega e Prishtinėn pėrfaqėsohej nga Myftiu Zejnel Abedini.
Bajrakun e Lubinės e kryesonte Mulla Hasani
Tetova pėrfaqėsohej nga Shejh Mustafa
Dega e Dibrės kishte veprimtarė Hoxhė Moglicėn dhe Shejh Hysenin…
Dega e Shkupit kishte veprimtar tė dalluar Myderriz Abdyl Efendiun, i cili ishte myderrizi kryesor i Shkupit, qė u burgos me Abdyl Frashėrin nė muajin prill, 1881 nė burgun ushtarak, nė Kalanė e Prizrenit, kur Dervish Pasha hyri nė Prizrenin…
Nė tė gjitha degėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė katėr vilajetet shqipare, ulematė ishin shtylla kryesore e tyre. Disa ishin, siē thuhet sot, mė tė moderuar, disa mė konservatorė, disa tė tjerė mė radikal. Por, secili prej tyre ishte i veēant…
I veēant ishte Myderriz Haxhi Ymer Prizreni, me tipare luftarake, por edhe me ndikim tė madh shoqėror, kulturor e pedagogjik, i pėrafėrt ishte edhe Myderriz Haxhi Zeka, dy nga figurat mė tė shquara tė ulemave nė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Ulematė shqiptarė pėrveē organizimit, drejtimit dhe fuqizimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, zhvilluan edhe veprimtarinė kulturore-pedagogjike.
Prej themelimit, prej Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili i zhvilloj punimet nė Xhaminė Bajrakli, jo aty nė atė shtėpinė e vogėl, e cila ishte mejtep (mėsojtore), dhe deri nė shuarjen e saj me luftė, prill-maj, 1881, ulematė ishin ata qė i shkruan
shumicėn e akteve, peticionet, memorandumet, shkruan, pėrpiluan, hartuan, Kararnamen (Akt-vendimin), Talimatin (Urdhėresat) etj. Prej kėtyre shkruesve dallohen ulematė pedagogė, qė ishin puntorė tė arsimit, pra ishin myderrizėt, si myderriz Ymer Prizreni, myderriz Ismail Efendi Yvejsi, myfti nga Gjakova, myderriz Ali Efendiu nga Mitrovica, Myderriz Daut Efendi Boriēi nga Shkodra etj.
Ulematė ishin frymėzuesit, organizuesit, e protestave kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, qė po vendosnin tė coptonin trojet shqiptare. Ulematė ishin frymėzuesit, kur e lypte nevoja, edhe tė luftės sė armatosur. Ngjarjet e Gjakovės, qė e tronditėn Europėn, shtator, 1878, ku u vra pėrfaqėsuesi i Turqisė, gjenerali Mehmet Ali Pasha me Abdullah Pashė Drenin, mikpritėsin nga Gjakova, dhe qindra tė tjerė, ishin frymėzuar nga Myderriz Ymer Prizreni, nga Kadiu i Gjakovės, Ahmed Efendi Korenica dhe disa ulema tė tjerė…
Kėshtu ndodhi edhe nė mbrojtjen e Plavės, Gusisė, tė Ulqinit. Nė luftėn qė u zhvillue nė Slivovė e Shtimle, prill, 1881, ku u vranė dhe u plagosėn rreth 1200 luftėtarė, mes tyre edhe Mic Sokoli, aty u zue gjallė Mulla Hyseni, i cili u ekzekutue pa gjyq, me Ali Nimanin, oficier, dhe Sefė Kosharėn…
Shpirtin luftarak tė ulemave, pa dyshim, e pėrfaqėson, pėrveē tė
tjerėve, Myderriz Haxhi Ymer Prizreni.
Aristoteli (384-322) thoshte se poezia ėshtė mė filozofike, mė e vleshme se historia, sepse poezia priret tė shpreh tė pėrgjithshmėn, kurse historia tė pjesėrishmėn.
Nė njė poezi, kėngė trimėrie popullore, qė i kushtohet Myderriz Haxhi Ymer Prizrenit, para betejės nė Qafė t’Morinės, afėr Gjakovės, pranverė, 1881, mendoj se shprehet mjaft bukur e pėrgjithshmja pėr ulematė…

Kush ja jep mretit ni plum

(Kushtuar Myderriz Haxhi Ymer Prizrenit)

Ymer Efenija, trim shqiptar,
Sylejmani ni komandar,
I tubuan tre mi’ luftarė,
Tanė malsorė, n’plisa t’bardhė,
N’Qafė t’Morinės kokan dalė,
Sylejmani majti fjalė:
- Ngoni ju vllazėn shqiptarė,
Do t’i dalim turkut pėrballė;
Dervish Pasha n’Gjakovė a ardhė,
Pėr m’i zanė krent, m’i vjerr’ vet,
Me coptue kėt ven t’shkretė.
- Efeni, ēka me ba,
A ban turkut pushkė m’i ra?
Myderrizi kish pas thanė:
- Kur asht fjala pėr vatan,
Jo veē turkut e atij tjetrit,
Po ni plum kush ja jep mretit,
Ka me shkue n’lule t’Xhenetit!
Fjalėt e hoxhės kur i nguen
Tė tanė burrat n’kam u ēuen,
Lidhėn Besė e pajtuen gjaqe,
- Me ven tonė s’ka pazarllaqe...!

All-llahu i Madhnueshėm e ka pėrcaktuar kush janė besimtarė:
“Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan All-llahut, tė dėrguarit tė Tij, e mandej nuk dyshuan dhe pėr hirė tė All-llahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillėt janė ata tė vėrtetėt.” (Kur’an, 49:15)

Me pak fjalė, ky ishte roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, kėtė nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar tė tjerėt ta harrojnė, sepse e harrojmė vetveten….

Burimet dhe literatura kryesore:

1. Noel Malkolm, Kosovo a short history,
Harper Cillins, 1999
2. Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit, Tiranė, 1939
3. Ali Hadri, “Kontribut pėr ndriēimin e “L.P.”
“Pėrparimi” Prishtinė, 1967
4.Vjetar, Nr.XII-XII, 1981, Prishtinė, Arkivi i Kosovės
5.Gjurmime albanologjike, Nr.32-32, 2001-2002
Seria e shkencave historike
Instituti Albanologjik i Prishtinės
6. Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės
Konferenca Shkencore e 100-Vjetorit
tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
Referate dhe kumtesa tė mbajtura nė Sesionin e Historisė
Prishtinė, 6-9 qershor 1978, Prishtinė, 1981
7. Feja, Kultura dhe Tradita Islame Ndėr Shqiptarėt,
(Simozium ndėrkombėtar-15,16, 17 tetor 1992, Prishtinė)
Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės
Redaksia e botimeve historike, Prishtinė, 1995
8. Kristo Frashėri,
Lidhja e Prizrenit (1878-1881), Tiranė, 1956
9. Selami Pulaha,
Programi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr
krijimin e provincės autonome tė Shqipėrisė
“Studime historike” 2, Tiranė, 1978
10. Universitet Shtetėror i Tiranės,
Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, Tiranė
Historia e Popullit Shqiptar
Vėllimi i Dytė, Hartuar si tekst nga:
Selim Islami dhe Kriso Frashėri, Prishtinė, 1968
11. Vjetar, Nr. XXXV-XXXVI, 2006, Prishtinė, Arkivi i Kosovės
12. Gjurmime albanologjike,
Seria e shkencave historike Nr. 10, Prishtinė, 1981
13. Qemal Mataj
Ymer Prizreni (1820-1887), Prizren, 2002
14. Nuredin Lushaj
Kėngė trimėrie nga Tropoja, Tiranė, 2003
15. Instituti Albanologjik i Prishtinės
Kėngė Popullore tė Rilindjes Kombėtare, Prishtinė, 1978

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT (1878-1881)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nuhi Bytyēi:Letėr e hapur Kryetarit tė Komunės sė Prizrenit
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike
» DISA ASPEKTE TĖ EPIKĖS HISTORIKE NĖ KĖNGĖT POPULLORE SHQIPTARE
» Naile Zhupani: HEQJEN E EMBLEMĖS SĖ LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT
» Enver Hadri dhe Levizja Kombetare Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Histori-
Kėrce tek: