prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEJH ADEM GJAKOVA (1896-1938)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHEJH ADEM GJAKOVA (1896-1938)   Mon Jun 15, 2009 9:38 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

SHEJH ADEM NURI GJAKOVA
(1896-1938)

Shejh Adem Nuri Gjakova ėshtė njė nga personalitetet mė tė ēmuara, mė tė vlerėsuara qė ka nxjerrė jo vetėm Gjakova, por edhe Kosova…
Lindi nė Gjakovė nė vitin 1896. ĖShtė djali i Shejh Haxhi Musasė, themelues, pėrfaqėsues i rrugės mistike Islame, i Tarikatit Rifa’i, ku flitet shqip, ku i thonė Shqipni.
Haxhi Shejh Musaja (1855-1917) ishte njė burrė i ditur, i ndritur, kishte studiuar nė Stamboll, prej atyhit nga Shejh Ibrahimit, i Teqesė sė Rifai’ive tė Stambollit, kishte marrė Hilafetnamenė dhe ishte dėrguar misionar nė Gjakovė, nė vitin 1875, ku ishte pritur me dashamirėsi…
Nė vitin 1882, Haxhi Shej Musaja, me ndihmėn e disa ylemave tė Gjakovės e tė popullit, e ndėrtoj njė teqe madhėshtore, e cila ėshtė “Asetane” “Nana e Teqeve” e Tarikatit Rifa’I, pėr Kosovė dhe Shqipni…
Adem Nuri Gjakova mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, nė Gjakovė, pranė babait, Haxhi Shejh Musasė, po nė Gjakovė e kreu edhe “Ruzhdijen”, ndėrsa studimet e larta nė Stamboll, gjatė vitėve 1911-1916).
Gjatė studimeve nė Stamboll, Adem Nuriu takohej shpesh me dijetarin sufi, Shejh Xhemaluddin Efendi er-Rifa’i, i cili e frymėzoi, e ndriēoi me njohuri, siē dinė mjeshtėrit sufi dhe atij i dha besėn, iu betue se kėtė rrugė ka me vazhdue…
Shejh Adem Nuri Gjakova kėtė rrugė e vazhdoj, e pėrhapi, nga Gjakova nė Shkodėr, nė Veri, nga Shkodra deri nė Vlorė, nėpėr Shqipėri…
Jeta e tij nė kėtė botė ishte e shkurtėr, por veprimtarija e tij ishte e gjatė, sepse punoi ditė e natė…
Kam pasė rastin me u takue me myhybė tė tij, burra, pleqė tė menēur tė Malėsisė sė Gjakovės, nė Shqipni, tė cilėt mė flisnin pėr Shejh Ademin me shumė dashamirėsi, por edhe me lotė nė sy…!
Shejh Ademi ndrroi jetė nė vitin 1938, nė Malėsinė e Gjakovės, afėr qytetit Bajram Curri, pranė lumit tė Valbonės, pushon trupi i kėtij burri…
Aty, nė qetėsi, pushon trupi i tij…Aty, nė Malėsi, shėrben stėrnipi i tij, Shejh Hajdari, nė teqėn e tarikatit Rifa’i…
Shejh Ademi, pėrveē detyrės fetare, ėshtė marrė edhe me krijimtari letrare, ka shkrue poezi, ka shkrue ilahi…
Nė vitin 2000, nė Gjakovė, ėshtė botue njė libėr i Shejh Ademit, me titull:

”PRINCIPE E RREGULLA TĖ DERVISHIZMIT”

Kėtė libėr, tė cilin e kishte kopjue nga dorėshkrimi i Shejh Ademit, Mehmed Saidi, nė vitin 1934, nė Gjakovė, e pėrktheu nga osmanishtja dhe e transkriptoi orientalisti i njohur, Prof. Nehat Krasniqi, ndėrsa recensent ėshtė Akademiku, Prof.Dr. Pajazit Sh.Nushi, nga Gjakova.
Libri ka njė pėrmbajtje tė pasur, me rreth 40 mėsime, shpjegime, rreth sufizmit, dervishizmit, duke filluar nga Sheri’ati, Tarikati, Hakikati deri tek Marifeti, ku fitohet Xhenneti…
Ky libėr, siē shkruen nė pasthėnie, Akademik, Prof.Dr. Pajazit Sh. Nushi, ka rėndėsi teorike dhe praktike.
“Vlerat teorike tė kėsaj vepre dallohen nė filozofinė e doktrinės sė dervishizmit, tė cilėn e lidhė me njė qenie, me qenien e Zotit…Gjithēka rrjedhė e shkon, pohon autori, por Ai ngelė i pėrhershėm. Kush ėshtė Ai? Nė dhėnien e pėrgjigjes nė kėtė pyetje autori thėrret nė thėnien e Muhjiddin Arabiut, i cili ka thėnė:” Ti pa ty, je Ai.”
Librin e ka pėrgatitur pėr botim nipi i Shejh Ademit, Shejh Lytfi Shehu, kurse e ka botue, Asitanja (Teqja amė) e Tarikatit Rifa’i pėr Kosovė dhe Shqipėri, nė Gjakovė…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEJH ADEM GJAKOVA (1896-1938)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Simbad Marinari:Meditim per Adem Jasharin
» Kush e ndihmoi dhe kush e tradhtoi Adem Jasharin (Video)
» ME FAT PAVARESIA O ADEM JASHARI
» Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari "sė bashku" nė ballė tė Kullės sė Vėllezėrve Geci
» Rrėfimi i bashkėluftėtarit tė Adem Jasharit: Komandanti Legjendar u la vetėm nė betejėn tre ditėshe (Video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: