prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)   Wed Jun 17, 2009 5:03 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

MULLA HAXHI ZEKA
(1832-1902)

Myderriz, Mulla Haxhi Zeka ėshtė shembull pėr besimtarėt, shembull pėr atdhetarėt, shembull pėr tė gjithė shqiptarėt…
Lindi nė vitin 1832, nė katundin Shoshan, tė Krasniqės, rrethi i Tropojės, Malėsia e Gjakovės.
Emri i tij ėshtė Zenel, ndėrsa Myderriz, Mulla janė titujt e tij, siē janė edhe titujt tė tjerė tė tij: Hoxhė e Haxhi…
Ėshtė djali i Mehmetit, tė Byberajve, qė ishte djali i Abedinit, qė ishte djali i Hysenit, burra tė Malsisė, parardhėsit e Haxhisė, qė ia zbardhi faqėn Shqipnisė…!
Haxhi Zeka fėmijėrinė e kaloi nė Pejė tė Kosovės, sepse qė nė vitin 1835, familja e tij ishte shpėrngulur nga Malsia e Gjakovės…
Mėsimet fillestare i kreu nė mejtep, nė Pejė. Si nxėnės, ishte njė fėmijė shėndetlig, por njė fėmijė i dalluar, pėr virtyte, pėr cilėsi, aq sa tė gjithė e kishin lakmi…Njė ditė, Hoxha i tij publikisht kishte thanė:

”Kur tė rritet ky djal ka me ba namin
Shtatė kralat kanė me ja ni zanin…”

Mėsimet e larta i kreu nė Medresėn e Madhe tė Gjakovės, e cila i ka dhėnė dritė krejt Kosovės…
Mulla Haxhi Zeka, pėrveē qė kreu studimet nė Gjakovė, aty u martue me Rukijen, tė bijėn e familjes sė njohur Canhasi tė Gjakovė dhe mė vonė shkoi nė Pejė pėr tė punuar, me atė njohuri qė kishte mėsuar, studiuar…
Nė fillim ka shėrbye si hoxhė, imam, mėsues, nė administratėn lokale si nėpunės dhe sekretar i pronės sė familjes shumė tė pasur, Sheremeti tė Pejės, por qė janė me prejardhje nga katundi Sheremetaj i Gjakovės…
Tė gjitha kėto shėrbime edhe pse kanė rėndėsi, por nuk kanė aq rėndėsi sa ka shėrbimi i tij qė bėri pėr Kosovė, pėr Shqipni…!
Mulla Haxhi Zeka, edhe pse ishte Myderriz, Mulla, Hoxhė, Haxhi, ky burrė trim malsorė, luftoi me pushkė n’dorė, pėr liri, pėr Shqipni…
Ka qenė jo vetėm pjesėmarrės, por ndėr udhėheqėsit kryesor nė dy besėlidhjet shqiptare, tė cilat e zgjuan vetėdijen kombėtare, siē ishin “Lidhja e Prizrenit” (1878-1881) dhe “Lidhja e Pejės” (Besa-Besė” (1899)…
Pėr kėto ngjarje madhėshtore, pėrveē dėshmive historike, ka edhe shumė kėngė, vargje, poezi, ku pėrmendet Haxhi Zeka, si luftėtar pėr bashkim, pėr liri…
Poeti kombėtar, At Gjergj Fishta, vetė prift katolik, franēeskan, por pėr kėtė hoxhė, qė luftoi vatan, pėr bashkim, pėr liri, pėr Shqipni, ndėr tė tjera, shkruen nė kėte poezi:

”Dil e piqu n’Haxhi Zekėn
Grish Kosovėn, bashko Rekėn
Lsho kushtrimin n’Toskė e Gegė
Mblidhu tok si kokrrat n’sheg…”

Ndėrsa nė njė kėngė popullore me titull:

NA KTI VENI DUHET M’I DALĖ ZOT
(Kushtuar Myderriz Mulla Haxhi Zekės),
Kėndohet, shkruhet e thuhet:

N’grykė t’Pejės, more, u dhez rrfeja
Shqiptarisė, more, ju forcue beteja.
N’kam na u ēue, o vėllazėn, Haxhi Zeka,
Nisi fjalė, more, shqiptarėve po u man:
- Ngoni knena, o vllazėn shqiptarė,
N’kit ven juve o qi u kam marrė,
N’kit ven juve o qi u kam thirrė;
Fjalė me dhanun, besa-Besėb me lidhė.
Pėr me lidh-o ni Besė tė Zotit,
M’i dal n’ball, more, o anmikut t’sodit
si n’kohėn e Gjergj Kastriotit.
Na kti veni duhet m’i dalė zot;
Dy syt, more, ju mbushėn me lot.
Atėherė Isa koka ēue n’kam:
- Ngo mor Zekė, unė ēka po t’tham,
I madh e i vogėl, tanė n’kam m’u ēue,
Pėr tokė tonė kena me liftue,
Me derdh’ gjakun, more, bash si prrue!
Kem m’u kallė tan’, more, si cigare,
s’kem me lanė anmik n’tokė shqiptare!
Fort u gzue, more, trimi Haxhi Zekė
Nxuerr alltin, more, paj qiti pėrpjetė:
- Ktu koftė lidhė, more vllazėn, Besa-Besa.
E na u nisėn trimat, more, ēeta-ēeta,
shkon t’u pri, more, trim-o Haxhi Zeka.
Haxhi Zeka o ni zog shqiptari
O pėr Kosov’ o n’luftė ma i pari.

Pėr veprimtarinė e tij pėr bashkim, pėr liri, pėr njė Shqipni, Mulla Haxhi Zeka u arrestue dhe pėr disa vjet nė Stamboll u internue, por edhe pas lirimit prej internimit nuk u qetėsue, nuk u rehatue, ai vazhdoi me luftue, deri nė Mal tė Zi, pėr Plavė e pėr Gusi…
Haxhi Zeka, pėrveē se ishte dijetar, atdhetar, luftėtar, ishte humanist, bamirės, besimtar…Si besimtar, ka vizituar Qabenė, vendet shenjta, Mekkėn dhe Medinėn, nė Arabi, ku e fitoi edhe titullin Haxhi. Me titullin Haxhi, emri i tij hyri nė histori…
Me 16 shkurt 1902, nė Pejė, Mulla Haxhi Zeka u vra nga dora e gjakatarit, Adem Zajmi, kapiten i xhandarmerisė, qė thonė se ishte argat i Sėrbisė…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Milaim Zeka: Nė Kumanovė veē 3 shqiptarė tė vrarė, 7 tė masakruarit janė emigrantė nga Lindja e Mesme
» Milaim Zeka: Kėta persona do tė akuzohen nga Gjykata Speciale
» Haki Abazi: Milaim Zeka tė tregoj pėrse u festua nė Suedi, natėn kur u vra Ahmet Krasniqi
» Si u rrah Mulla Osmani nga Vehabistėt e Drenasit?
» Haxhi Dikolli:NJĖ GRUA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: