prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MYDERRIZ ISMAIL EFENDI NDROQI (1876-1944)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: MYDERRIZ ISMAIL EFENDI NDROQI (1876-1944)   Tue Jun 23, 2009 1:26 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

MYDERRIZ ISMAIL EFENDI NDROQI
(1876-1944)

Ismail Efendi Ndroqi ishte myderriz (profesor), hoxhė, pedagog, kadi, myfti, gjuhėtar, atdhetar, kryetar…
Kur nė Kongresin e Lushnjės, me 1920, Tirana u shpallė kryeqytet, Myderriz Ismail Efendi Ndroqi, ky bir’i nanės, ishte Kryetar i Parė i Bashkisė sė Tiranės…

Lindi nė vitin 1876, nė Tiranė. Ėshtė djali i Ali Efendi Ndroqit, ėshtė vėllau i Myderriz Ibrahim Ndroqit, babė e bir, tė ndjekur nė kohėn e Turqisė pėr shkak tė atdhedashurisė…
Ismail Efendi Ndroqi mėsimet fillestare i ndoqi nė Tiranė, si edhe “Ruzhdien”, ndėrsa studimet e larta nė Stamboll.
Nė Stamboll shkoi pėr tė studiue teologjinė nė vitin 1893, kur ishte nė moshėn 17 vjeēare dhe aty qėndroi deri sa diplomoi, me 1908.
Gjatė studimeve nė Stamboll, Ismail Efendi Ndroqi, pėrveē vėmendjes nė studimet fetare, ishte edhe njė veprimtar nė Lėvizjen Kombėtare.
Nė Stamboll, nė kryeqytetin e Perandorisė, shoqėrohej me atdhetarėt mė tė mirė tė Shqipnisė, si Ismail Qemali, vėllezėrit Frashėri etj.
Kur u kthye nė Tiranė, me 1908, me diplomė fakulteti, askund punė nuk gjeti! Nė tė vėrtetė, pėr shkak tė veprimtarisė kombėtare e ndjenjave atdhetare, prej qeveritarėve tė kohės, ky intelektual i dorės sė parė, pėr pushtetarė ishte tradhtar…!
Ismail Efendi Ndroqi ishte ndėr udhėheqėsit kryesor tė Lėvizjes Kombėtare Ēlirimtare nė Tiranė….
Gjatė viteve 1914-1915, u burgosė, me Hafiz Ali Korēėn e shumė atdhetarė tė tjerė, nga forcat e Haxhi Qamilit, sepse mendonin e vepronin ndryshe, fetarisht e kombėtarisht…U burgosė nė Shijak, nga Shijaku nė Tiranė, nga Tirana sėrish nė Shijak nga Shijaku nė Peqin, Elbasan dhe kur u lirue-ishte dėrmue…!
Pas burgjeve, Ismail Efendi Ndroqi mori fuqi dhe e vazhdoi edhe mė me vrull veprimtarinė e tij…Si fryt i kėsaj veprimtarije, populli i Tiranės e vue nė krye…
Nė vitin 1917, Ismail Efendi Ndroqi u zgjodh Kryetar i Bashkisė sė Tiranės, ku shėrbeu me ndershmėri deri mė 1922.
Ka qenė njė nga nismėtarėt kryesor nė organizimin e Kongresit tė Lushnjės, 1920, ku iu vunė themelet e Shqipnisė…
Pėrgatitjet pėr kėtė Kongres Kombėtar, ku iu vuen themelet e Shtetit Shqiptar, filluen me 1919. Mbledhja e parė u bė nė shtėpinė e tij, ku merrnin pjesė, ndėr tė tjerė, edhe kėta atdhetarė: Abdi Toptani, Myhtesim Kėlliqi, Osman Myderrizi, Eshref Frashėri, Abdullah Mehmeti, Myhedin Llagami, Ali Bega etj.
Kongresi Kombėtar i Lushnjės, nė rrethana tė turbullta nė gjithė Shqipninė, zhvilloi punimet me 27-31 Janar 1920, ku njė nga vendimet ishte edhe shpallja e Tiranės kryeqytet i Shqipnisė…
Ishte hoxha, Ismail Efendi Ndroqi, kryetar’i Bashkisė sė Tiranės, qė nga viti 1917, ai qė priti, me shumė luftėtarė tė tjerė, priti nė Qafė-Kashar, Qeverinė e Lushnjės…
Ishte hoxha, Ismail Efendi Ndroqi, ai qė hyri nė Tiranė, duke i pri Qeverisė sė Lushnjės, pėrmes ushtarėve italianė me mirtalozė nė duar, qė pėrpiqeshin hyrjen e tyre pėr ta penguar…
Me 11 shkur 1920, Qeveria Kombėtare u vendos, e filloi punėn nė Tiranė… Qė nga ajo ditė, edhe pse kanė ka kalue afėr 100 vjet, Tirana mbeti kryeqytet…
Nė Tiranė, nė kryeqytetin e ri tė Shqipnisė, Ismail Efendi Ndroqi shėrbeu me nder si Kryetar i Bashkisė deri nė vitin 1922.
Gazeta “Shqiperia e re”, me 28 qershor 1921, e Konstancės sė Rumanisė, pėr Ismail Efendi Ndroqin, ndėr tė tjera shkruen:
“Njeri i ndershėm, atdhetar i mirė dhe i vėrtetė,
i ēveshur prej rrobės sė fanatizmit. Ishte pėrbetue ta vejė peng jetėn pėr hirė tė kombit.”
Hafiz Ali Korēa, bashkėpuntorė e bashkėvuajtės nėpėr burgje, mikun e tij e pėrshkruen kėshtu:
“Merhumi (i ndjeri Ismail Efendiu) ka qenė shumė buzqeshur, si kur ka qenė Kadi, e Myfti ashtu edhe Kryetar i Bashkis. Para popullit asht sjellė aq mirė sa as kush prej tij nuk ankohet. Ky jasht ligjit s’ka dalė kurrė. Nuk e di se vallė a do ta zėrė kushė vendin e tij! Nuk besohet…rahmet past.
(“Kultura Islame”, Nr.7-8, Mars-Prill, 1944, Tiranė).
Ismail Efendi Ndroqi, myderriz (profesor), hoxhė, kadi, myfti, pedagog, gjuhėtar, atdhetar, kryetar, ndrroi jetė me 5 mars 1944, nė moshėn 68 vjeēare.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
MYDERRIZ ISMAIL EFENDI NDROQI (1876-1944)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Agim Gashi-Drenica-Ua prezentojme poetin:ISMAIL MANXHUKA
» Agim Doēi i shkruan Ismail Kadarese: Perseri nje "Leter e Hapur"...
» Shaban Sinani: Ismail Kadare i ka provuar e zhvilluar thuajse tė gjitha llojet apo nėnllojet e letėrsisė
» Intervista e Ismail Kadaresė, dhėnė gazetarit Blendi Fevziu nė emisionin ''Opinion'' nė TV Klan
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: