prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEJH SHABAN DAMNORI (1868-1934)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHEJH SHABAN DAMNORI (1868-1934)   Thu Jul 02, 2009 1:06 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

SHEJH SHABAN DAMNORI
(1868 1934)

Shaban Efendi Domnori ishte hoxhė, mėsues, studiues, predikues, shejh, sufi, haxhi, themeluesi i tarikatit Tixhani, nė Shqipni…

Lindi nė vitin 1868 nė Shkodėr, ku i kreu mėsimet fillestare nė Mejtepin e lagjės “Ajasėm”. Vazhdoi mėsimet nė shkollėn “Ruzhdie” dhe pastaj nė Medrese.
Shaban Damnori, qysh si fėmi, ishte djal’ i zgjuar, shumė i vėmendshėm pėr tė mėsuar, aq sa hoxha njė ditė i kishte thėnė babės sė tij:
”Zoti ta ruejt kėtė fėmi! Ky ka me pėrparue, ky ma merr fjalėn nga goja, kur Ku’anin jam tue shpjegue”!
Posa e kreu Medresenė e caktuen tė shėrbej imam nė xhami, ku shėrbeu me pėrkushtim, me devotshmėri. Ishte i pėrkushtuar nė lexim, studim, nė lutje, meditim…
Nuk e pėrfillte mirėqenjen materiale, nuk e joshnin begatitė tokėsore, nė zemėr kishte njė dėshirė tė zjarrtė pėr t’u ngritur nė lartėsitė e botės shpirtėrore…
Hasan Tahsini, miku dhe pasuesi i tij, shkruen:
"Kjo dėshirė e zjarrtė i dha zemėr e vullnet me u nisė pėr njė rrugė tė gjatė, por tė bekueme, pėr tė kryer detyrėn e naltė tė HAXHIT e pėr tė vizitue vendet e shenjta islame, tokėn e shenjtė tė Qabes, ku ka lemė dhe asht rritė dhe ku ka krye misionin profetik i dashtuni i Zotit, Hazreti Muhammedi Alejhiselam, prej tė cilit vjen ēdo dritė e Zotit tė Amshuem, shkoi me vizitue e me i parashtrue bindjen e nderimin e vet tė Madhit Resul tė Allahut, Hazreti Muhammedit Alejhiselam, tė Cilit i detyrohet qėnja jonė".
Gjatė vizitės sė katėrt nė Haxh, Shaban Efendi Damnori, kur ka shkue nė Medinen e Ndritėshme, ku pushon mė i dashtuni njeri, Muhammedit (a.s.), ka takue dijetarin sufi, Sejjid Abdul Kadir Minhanxhiun, Shejh i Tarikatit Tixhani, prej tė cilit u frymėzue, tek i cili u dorėzue, u betue, prej tė cilit Shejh u gradue…
Nė vitin 1920, nė lagjėn ”Ndocej” nė Shkodėr, Shejh Shaban Damnori, me ndihmėn e besnikėve tė tij, e themeloi Teqenė e Tarikatit Tixhani, nė tė cilėn e zhvilloi veprimtarinė shpirtėrore sipas Kur’anit, Fjalės Hyjnore…
Teqeja e Tarikatit Tixhani nė Shkodėr, nė udhėheqjen e Shejh Shaban Damnorit, ka pas shumė dashamirė, ndjekės, pasues, ndėr tė cilėt vlenė tė pėrmenden me nderim: Myderriz Haxhi Muhamed Bekteshi, Myderriz Shejh Qazim Hoxha, Shejh Xhemal Alibali, Shefqet Muka, Hasan Tahsini etj.
Nė kulmin e veprimtarisė, Shejh Shaban Damnorit i erdhi ftesa prej Perėndisė: Ditėn e diell, me 28 tetor 1934 ndrroi jetė, nė moshėn 66 vjeēare. Nė faljen e xhenazės, nė pėrcjelljen nė fundit, morrėn pjesė mijėra qytetarė e katundarė, shejhlerė e hoxhallarė, jo vetėm nga qyteti i Shkodrės e rrethet e tij, por deri ku i thonė Shqipėri…!
Shėrbimet fetare tek varri i tij i kreu Haxhi Vehbi Dibra, kryetar’i Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, i cili nė fjalėn e pėrmortshme, pėr Shejh Shban Damnorin, ndėr tė tjera, tha:

"Ishte mbushur plot me shije shpirtėrore e me njohuri hyjnore…".

Fjala e plotė e kryetarit, Haxhi Vehbi Dibra, u botue nė revistėn “Zani i Naltė” qė botohej nė Tiranė, siē u botue, njė numėr mė vonė, edhe njė poezi frymėzuese, dėshmuese, kushtuar Shejh Shabanit – Tixhanisė, shkrue nga z. Ferid Vokopola. Poezia i dhurohet:

Gjurmonjėsve tė udhės sė Tixhanisė
nji dhuratė miqėsore.

"Prėnditni i Shejh Shaban Tixhanisė"

Fryni era plot thėllime
Edhe lulet na i shoi
Shejh - Shaban' i Tixhanive
Nė Rexhep na perėndoi.

S'mund tė themi perėndoi,
Aji Yll i Perėndisė,
Kurse shpirt' i tija shkoi,
Drejt pėr drejt nė Paradisė,

Kurse prapa si zevendės
Na ka lčn' nji Shejh tė ditur,
N'ka ndryshuar form' e lėndės,
Rron "Aji" si shpirt i ndritur...

S'mund tė shuhet Drit' e Zotit,
Mbretėron Fuqi e Ti;
Nė ndryshon jeta e Motit,
Ngjallet tjetra pėrsėri.

Nga vdekja ka lindun jeta,
Pra tė gjallėt nuk jesin;
Ēdo gjė kthen tek e Vėrteta:
Besimtarėt nuk vdesin...

Vėrtetė, besimtarėrt nuk vdesin – pėr derisa shpirtin e vet nuk e shesin…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEJH SHABAN DAMNORI (1868-1934)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shaban Cakoli: KĖNGĖT E ATDHEUT-DASMAVE DHE DASHURISĖ NĖ TREVAT TONA
» Kadri Mani: Shaban Braha nga Prizreni - i dyshimtė nė ēdo pikėpamje
» Apel pėr ndihmė familjes sė dėshmorit Shaban Zenuni - Hoxha
» Shaban dhe Jusuf Voca: Pavarėsia e Kosovės
» SHEJH SA''ADI SHIRAZI (1203-1291)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: