prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAXHI HASAN VUĒITĖRNA (1919-1998)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAXHI HASAN VUĒITĖRNA (1919-1998)   Fri Jul 03, 2009 8:44 am

--------------------------------------------------------------------------------

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

HAXHI HASAN VUĒITĖRNA
(1919-1998)

Haxhi Hasan Vuēitėrna ėshtė dėshmori qė u vra nga forcat serbe pėr fe e atdhe, nė verėn e vitit 1998; ishte djali i dėshmorit Hoxhė Hasan Vuēitėrna, i cili u vra nga ushtria serbe nė pranverėn e vitit 1919…

Lindi me 9 Maj tė vitit 1919, nė Rahovec, dy muej mbas vrasjes sė babait, Hoxhė Hasan Vuēitėrna, nga ushtria serbe. E trashėgoi emrin e babait, Hoxhė Hasanit, siē e trashėgoi edhe shehidllėkun, kur ra dėshmor me 21 Korrik 1998, nė moshėn 79 vjeēare.
U rrit jetim, nė fukarallėk, nė varfėri, nė robni, me shumė vėrshtirėsi, por arriti disi tė shkollohet dhe u pėrpjekė nė vazhdimėsi, tėrė jetėn, pėr liri…
Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Haxhi Hasan Vuēitėrna punoi si nėpunės administrate nė Rahovec, ndėrsa gjatė viteve 1947-1949 shėrbeu si mėsues nė katundin Gllarevė tė Klinės…
Kishte ndjenja tė zjarrta fetare dhe atdhetare, nuk pajtohej kurrsesi me robėrinė shumė vjeēare. Nuk pajtohej kurrsesi as me ndarjen e Kosovės nga Nana Shqipni…
Nė vitin 1950, Haxhi Hasan Vuēitėrna, si pjestarė i organizatės politike-ushtarake, NDSH, arrestohet sė bashku me atdhetarėt: Mulla Oruē Sajari, Halil Dėrguti, Behlul Bajrami, Ismail Musliu, Ahmet Fazliu etj. Regjimi i atėhershėm jugosllav, serbo-komunistė-ēetnik, e dėnoi si armik, me katėr vjetė burg…
Burgu nuk e mposhti, as nuk ligėshtoi, por e forcoi dhe ia shtoi edhe mė shumė zjarrin fetar e atdhetar…Pėr guximin e tij, pėr qėndrimin, pėr formimin e tij kishin respekt pleqė e tė rinjė…
Nė vitin 1972 zgjedhet anėtar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Rahovec, ndėrsa, katėr vjetė mė vonė, duke i parė aftėsitė e tij, zgjedhet nė krye tė tij…
Pra, prej vitit 1976 deri nė vitin 1981, Haxhi Hasan Vuēitėrna ka shėrbye me devotshmėri, si kryetar i ri, i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Rahovec…
Haxhi Hasani ka qenė dashamir’ i diturisė, i dijetarėve, atdhetarėve, shejhlerėve, hoxhallarėve… E kishte passion leximin, studimin, meditimin…
Nė veēanti kishte simpati, dashuri, pėr shkrimet e Shejh Malės (1865 -1928), bejtexhiut, Melami, mė tė njohurit bejtexhi nė Kosovė e besa edhe nė Shqipni…!
Nė gjysmėn e dytė tė muajit korrik, 1998, gjatė sulmeve tė forcave policore-ushtarake serbe nė Rahovec, kundėr luftėtarėve tė UĒK-sė, duke iu ndihmuar popullatės civile, u vra, nga forcat serbe, Haxhi Hasan Vuēitėrna, nė moshėn 79 vjeēare, siē ishte vra edhe babai i tij, Hoxhė Hasan Vuēitėrna, 79 vjetė mė parė, nė pranverė tė vitit 1919, nga ushtria serbe…
U vranė, babė e bir, me krahė tė hapur, nė kohė robėrie, pėr tė pėrqafuar hapėsira lirie…
Haxhi Hasanin, kėtė dėshmor tė lirisė, pėr vite tė tėra e kam pas mik tė dashur tė shtėpisė…Kur u vra pėr liri, njė natė m’u shfaqė nė ėndėrr… dhe e thurra pėr hirė tė tij, kėtė poezi…




KOSOVA DO T'JETĖ VARRI I TYRE
(Dėshmorit Haxhi Hasan Vuēitėrna)
(1919-1998)

O Haxhi Cana!
Paqja, shpėtimi
Dhe bekimi i Zotit
Qoftė mbi ty!
Kudo qė je
Nė tė shtrenjtin atdhe!

Ky nuk ėshtė
Fundi yt!
Pa dyshim ėshtė njė
Fillim i ri!
Me te do tė kėnaqesh,
Nė mesin e tė zgjedhurve,
Nė amshim, nė pėrjetėsi...!

O Haxhi Cana!
Prehu i qetė
Atje ku je
Fjalėn e vėrtetė
Nė jetėn tokėsore
E kumtove drejtė!

Mė nė fund
Me gjakun tėnd dėshmove...
Se kot nuk jetove
I dėshmove mikut e dushmanit
Se ishe bir besnik i vatanit!
Bir i bindur i Islamit...!
Tė njoha nė xhami
Me zjarrin prush nė gji,
Pėr njė zgjim tė ri!

Sa hije t'kishe nė dorė:
"Dituria Islame", "Selami",
"Hėna e Re", "Drita e jetės",
Qė i shpėrndajshe me mall,
Me dashuri, me shumė gėzim
Vetėm pėr t'na sjell dritė
Si dielli me rrezet n'agim...!

Nė jetėn e pėrvuajtur,
Kurr nuk ngurrove
Kudo qė shkove,
Nėpėr Kosovė, Sanxhak
Bosnje e deri n'Arabi,
Gjithnjė dėshmove me pjekuri
Se Allahu ėshtė i madh
Se Ai ėshtė njė...
S'ka tjetėr veē Tij...!


O Haxhi Cana!
Mbrėmė tė pashė nė ėndėrr!
Me tė vėrtetė, ishe vet ti!
Fale jacin dhe vitėr
Bėne duan, bėne zikėr...!
Kur dhe selam
Desha me tė thanė:
Se Hydajeti, Idrizi...
Janė gjallė
Ti mė ndėrpreve
Duke mė thėnė:

"Edhe unė jam gjallė!
Por kam tjetėr hall...!
Juve mos t'ju ligėshtoj
Hidhėrimi e dėshprimi
Pėr varrin pa nishan!
Nishani ynė ėshtė imani,
Kėtė le ta di dushmani..!
Kosova do t'jetė varri i tyre...

Kjo poezi ėshtė botuar pjesėrisht nė revistėn “Dituria Islame” Nr.107, Dhjetor, 1998, Faqe:70, Prishtinė, ndėrsa ėshtė botuar e plotė nė librin: “Pakės dritė pėr Kosovėn” shkruar nga miku i pėrbashkėt, z. Faik Miftari, botuar nė Prizren, nė vitin 2001.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAXHI HASAN VUĒITĖRNA (1919-1998)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkė kushtrimi
» Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaēaku i fundit i Kosovės
» Haxhi Dikolli:NJĖ GRUA
» SMAIL GASHI SLLOVIA: DHUNA SĖRBE NĖ TREVĖN E LYPJANIT(I) dhe (II)
» Hilmi Saraēi: Masakra serbe nė Studime tė Poshtme (Martiraj) 1998-1999

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: