prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 IMAM ISA HOXHA (1918-2001)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: IMAM ISA HOXHA (1918-2001)   Sat Jul 04, 2009 2:21 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

IMAM ISA HOXHA
(1918-2001)

Imam Isa Hoxha ka qenė Imam i Qendrės Islamike Shqiptare-Amerikane nė Brooklyn, pėr shtetet New York dhe New Jersey, e cila u themelue me 12 Nėntor 1972…

Lindi me 25 Maj 1918, nė Bytyē, rrethi i Tropojės, nė Malėsinė e Gjakovės. Mėsimet fillestare i kreu nė Tropojė, ndėrsa njė vit ishte nė Medresėn e Madhe tė Gjakovės, kurse vitet tjera i vazhdoi nė Medresėn e Tiranės.
Imam Isa Hoxha rrjedhė prej njė familje fetare dhe atdhetare, e cila ka qenė nė ballė tė Lėvizjeve Kombėtare…
Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, familja e madhe e hoxhėve tė Bytyēit ka luftue pėr ēlirimin e atdheut kundėr pushtuesve fashistė-nazistė dhe pas lufte kundėr regjimit komunistė…
Isa Hoxha, me kushėrinin e tij, Ramizin, me pushkė nė dorė ishin nė Lėvizjen e Kryezive tė Gjakovės, qė pėrpiqeshin pėr ēlirimin e Kosovės dhe pėr njė Shqipėri Etnike, Demokratike…
Diktatura komuniste, pjesėtarėve tė familjes Hoxha, nė rrethin e Tropojės, u konfiskoi pasurinė, si tė tjerėve nė gjithė Shqipninė, i futi nėpėr burgje e kampe pėrqėndrimi dhe kur erdhi pėrfundimi: dy prej tyre vdiqėn nė burg, ndėrsa tė tjerėt vuajtėn 132 vite internim dhe burgim…!
Nė vitin 1949, Imam Isa Hoxha u detyrue tė largohet nga Shqipnija… Jetoi nė fillim nė Gjakovė, mandej nėpėr Kosovė, Vojvodinė dhe Slloveni, pėr t’u shpėrngulur nė vitin 1959 nė Trieshtė, Itali.
Gjatė qėndrimit nė Itali, nė Trieshte gjeti shumė shqiptarė, qė ishin shpėrngulur nga trojet etnike pėr ēėshtje politike dhe ekonomike. Kėtu ra nė kontakt me Imam Beqir Malokin nga Gjakova, i cili shėrbente nė Rromė si Imam i Qendrės Islame dhe menjėherė u mirėkuptuen, qė bashkėpunimi tė filloi sa mė pare, nė dobi tė besimtarėve myslimanė shqiptarė…
Nė kampet e Italisė, pėr rreth tri vjet, Imam Isa Hoxha u vue nė shėrbim tė besimtarėve, duke iu lehtėsuar dhimbjet shqiptarėve…
Prej vitit 1962, kur erdhi nė Amerikė, Imam Isa Hoxha e vazhdoi veprimtarinė fetare-kombėtare, nė dobi tė ēėshtje shqiptare…
Nė vitin 1972, nė Brooklyn, New York, u themelue Qendra Islamike Shqiptare-Amerikane, pėr shtetet New York dhe New Jersey, ku Imam Isa Hoxha shėrbeu si imam nė Xhami.
Xhamia madhėshtore u pėrurue me 12 Nėntor 1972, ku Salih Efendi Myftiu, nga Shkodra, me Bismilah e preu shiritin e Xhamisė nė Brooklyn tė New York-ut…
Pranė xhamisė ishin tubuar qindra besimtarė shqiptarė, qė nga orėt e hershme tė mėngjesit, disa prej tyre tė veshur me kostume kombėtare, sipas krahinave shqiptare…
Nė mesin e masės sė tubuar dalloheshin disa personalitete tė shquara si Imam Isa Hoxha, Baba Rexhebi i Teqesė Bektashiane nga Detroit-i, Dr. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit “Shqipėria e Lirė”, etj.
Aty dalloheshin edhe pėrfaqėsuesit e mediave amerikane: Joseph Pascal nga “Zėri i Amerikės” nė Washington, Robert Kessler i gazetės “The New York Times”, reporteri i gazetės “Dayli News”, etj….
Kushtrimi pėr themelimin e kėsaj Xhamije madhėshtore u pėrhapė si vetėtimė nė mbarė botėn, nga Amerika nė Australi, e dėshmojnė urimet e pėrgėzimet qė vinin nė vazhdimėsi…Kjo ndezi ndjenjat fetare dhe kombėtare ndėr shqiptarėt e mėrguar, nė njė kohė kur nė Shqipėrinė komuniste kėto ndjenja ishin ndaluar…!
Veprimtaria e Imam Isa Hoxhės nuk kufizohej vetėm me ēėshtjet fetare nė Xhami, por ai pėrpiqej edhe pėr ēėshtjen kombėtare, nė veēanti, pėr Kosovė e Ēamėri…Shpesh thoshte:
“Nėse s’jemi atdhetarė, s’mundė tė jemi as besimtarė. Besimtari i drejtė duhet t’jetė edhe atdhetar i vėrtetė. Pa Kosovė e Ēamėri s’ka as Shqipni…!”
Pėr vite tė tėra, Imam Isa Hoxha ishte nė ballė tė demonstratave madhėshtore pranė Pallatit tė OKB-sė nė NewYork, para Shtėpisė sė Bardhė nė Washington dhe fjala, porosia e tij kishte peshė, kishte rėndėsi, pėr Kosovė, Ēamėri, pėr Shqipni…!
E kam njohur pėr sė afėrmi, Imam Isa Hoxhėn, kėtė burrė Malėsije; nė New York, ku banojsha, e kisha, mė kishte, mik shtėpije. Nga banesa ime tek shtėpija e tij nuk kishte mė shumė se 200 metra largėsi…! Nė New York-un e madh, nė Amerikėn e largėt, nuk e kisha askend mė tė afėrt…! Sė paku, njė herė nė javė e vizitonim njėri tjetrin, kėshtu pėr mė se dhjetė vite e vazhdonim muhabetin…!
Dy muaj pas pėrfundimit tė luftės, pikėrisht me 15 Gusht 1999, me vullnetin e Zotit (xh.sh.), na u dha rasti tė takohemi mbas afėr 20 vjetėsh, nė zyrėn e Myftiut tė Kosovės, Dr. Rexhep Boja, ku ishin tė pranishėm edhe bashkėpuntorėt e tij: Resul ef.Rexhepi, Mr. Qemajl Morina, Mr. Naim ef. Tėrnava, Kryeimami i Kosovės, Sabri ef. Bajgora e tė tjerė…
Pėr dhjetė ditė, deri mė 25 Gusht 1999, Imam Isa Hoxha, me njė delegacion nga Qendra Islamike Shqiptare-Amerikane, me kryetarin z. Nijazi Tonuzin, ishte mysafirė i Bashkėsisė Islame tė Kosovės…
Me 19 Gusht 1999, ditėn e Xhumasė, nė Xhaminė e Madhe, nė qendėr tė Prishtinės, ku edhe oborri dhe rrugėt ishin mbushur pėrplotė besimtarė e kurreshtarė, Imam Isa Hoxha mbajti predikimin, tė cilin e pėrfundoi me kėto fjalė:
” O Zot! Pėr hir tė Dėshmorėve tė Kosovės, mėshiroje gjithė njerėzimin, nė veēanti popullin shqiptar, kudo qė gjendet, ndriēoje mendjen e tyre dhe shpėtoje prej mjerimeve e fatkeqėsive…!”
Imam Isa Hoxha, pėrveē veprimtarisė fetare, arsimore, atdhetare, kulturore, kombėtare, ėshtė marrė edhe me krijimtari. Ka shkruar, ka botuar, shumė punime, studime rreth ēėshtjeve fetare, filozofike, tė cilat janė botuar, kryesisht, nė revistėn “Pėrpjekja e Jonė”, qė botohej nė New York, nga Qendra Islamike Shqiptare-Amerikane, ka botuar edhe librin ”Tė mėsojmė Islamin”….
Mbas njė veprimtarie 50-tė vjeēare, pėr ēėshtje fetare dhe kombėtare, Imam Isa Hoxha ndrroi jetė nė shtėpinė e tij, nė qytezėn Old Tapan, West Wood, nė shtetin New Jersey, nė Amerikė, me 20 Tetor 2001.
Varrimi i tij ishte madhėshtor, me 24 Tetor 2001, nė praninė e dhjetėra hoxhallarėve, tė qindra, mijėra, atdhetarėve, qė kishin ardhur nga ēdo anė, mes tyre edhe qytetarė amerikanė, u pėrcollė me fjalime, me nderime, Imam Isa Hoxha, burrė i Malėsisė , qė njė jetė tė tėrė ia kushtoi Lirisė, Fesė, Shqipnisė…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
IMAM ISA HOXHA (1918-2001)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pėrse Enver Hoxha e kritikonte Ēe Guevarėn
» Apel pėr ndihmė familjes sė dėshmorit Shaban Zenuni - Hoxha
» Mexhid Yvejsi: Hoxha Kadri Prishtina
» Skėnder R. Hoxha: Kultura shpirtėrore e Dushkajės (IV)
» Skėnder R. Hoxha: Poezia pėr fėmijė e Hasan Hasnait - tema e motive

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: