prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Imam Shafiu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Besimtare



Numri i postimeve : 1
Join date : 15/04/2008

MesazhTitulli: Imam Shafiu   Tue Apr 15, 2008 3:11 am

--------------------------------------------------------------------------------

Imam Shafiu


Emri i plotė i tijė ėshtė : Muhamed ibėn idris esh Shafiiju. Nė zinxhirin e preardhjes sė tij fisnore, tek Hashim ibėn Abdulmutalibi xhaxhai i Pejgamberit a.s. takohet me preardhjen e Muhamedit a.s. Themeluesi i njėrit nga katėr medhhebet juridike, medhhebit shafi, imam Shafiu, lindi nė Gazza (Palestinė e sotme ) nė v. 150 h. ditėn kur ka vdekur imam Ebu Hanifja. Pėr kėtė rast njerėzit thanė: vdiq njė imam lindi njė tjetėr .

Familja e tij shpėrngulet pėr nė Mekke kur ai kishte dy vjet dhe pa babė.

Ka pasur aftėsi tė jashtėzakonshme nė memori dhe nxėnie pėrmendėsh saqė pėr vetėveten tregon: kur isha nxėnės, e dėgjosha mėsuesin kur ia lexonte ajetin njė fėmijut tjetėr, unė kėndej e mėsoja pėrmendėsh; para se tė ndalej mėsuesi nga leximi i diktatit unė mė veē e nxisha pėrmendėsh tė gjithė tekstin.

Mė 01.Rabiu Thani tė v.199 h. (19 Nėntor tė v.814) nga Mekka sė bashku me familjen e tij, bashkeshorten Hamide, djalin Ebu Uthman Muhammed, dy bijat Zejneben dhe Fatimen u shpėrngulėn pėr nė Fistat (Kajro) tė Egjiptit tek dajallarėt e tij nė Uzd pėr qėndrim tė pėrhershėm.

Hyrja e tij me familjen nė Egjipt ka ndodhur tė njejtėn ditė kur ka hy edhe zėvendėsvaliu i Egjiptit, princi abbasit Abdullah b. Abbas b. Musa tė cilin e dėrgoi halifja el Me’mun nė vend tė valiut(guvernatorit) Abbas b. Musa.

Imam Shafiu filloi qė tė shkojė shpesh nė xhaminė (apo universitetin ) e Fistatit pėr tė falur namaz. Nė tė imam ishte Ebu Rexheb el Heulani el Alā b. Asim i cili mbante halka (mexhlise) shkencore rreth: Sire-s dhe Futuhe-ve (biografisė sė Alejhisselamit dhe ēlirimeve islame) dhe falte pas tij namaz.

Mė pas kėtu imam Shafiu bėri mexhlise shkencore nė tė cilat ligjėronte pėr Kur’anin dhe shkencat e tij, Tefsirin, Hadithin, Fikhun dhe Usuli Fikhun dhe Gj. Arabe, dhe Literaturė.

Ibnul Herem-i i shkruante mėsimet pėr imam Shafiun ndėrsa el Buvejti mė pas ua lexonte nxėnėsve tė imamit tė cilėt mė pas i shėnonin. Nė moshėn 4-vjeēare filloi mėsimin e Kur’anit dhe pa i mbushur 7-vjet e kishte nxėnė pėrmendėsh me gjithė texhvid. Nė Mekke ka mėsuar nga imamėt e tefsirit, fikhut, hadithit dhe tė gjuhės.

Merte pjesė nė halkat shkencore tė fekihut dhe muftiut tė Mekkes, Musel-lem b. Halid ez Zenxhi (vd.v.180 h) dhe tė shejhut tė hadithologėve, imam Malikut (94-179 h) nga i cili mėsoi shumė.

Pas njė kohe tė shkurėtė Mus’ab b. Abdilah el Kureshij i propozoi valiut tė Jemenit qė imam Shafiun ta bėjė kadi (gjykatės) tė Jemenit dhe e bėri.

Pas njė kohe halifja er Reshid e thirri imam Shafiun nė Bagdad, kryeqytet dhe e pyeti pėr emėrimin e tij kadi tė Jemenit, por nė dėshmi i doli kolegu i tij Muhamed ibnul Hasan (132-189 h) i cili kishte mėsuar me tė tek imam Maliku nė Medine. Nė Bagdad mori pjesė nė shumė halka shkencore. Nuk ndejti shumė dhe shkoi nė Mekke.

Pas 11-vitesh u kthye pėrsėri nė Bagdad nė kohėn e halifes el Emin dhe ndejti dy vjet ku u shoqėrua me dijetarėt e Bagdadit. Atje para tij mėsuan el Hasan b. Zijad el-Lu’lui (204 h), el Kerābisi (245 h ), Ebu Theur (240 h) dhe ez Za’ferāni (260 h). I lexoi veprat e imam Ebu Hanifes dhe shokėve tė tij Ebu Jusufit (113-183 h) dhe Muhamed b. el Hasan (122-189).

Gjatė kėsaj periudhe dy vjeēare tė qėndrimit tė tij nė Bagdad imam Shafiu e pėrpiloi veprėn e njohur tė tij “el Huxhxhetu” (argumenti).

Mė 197 h. u kthye nė Mekke dhe pėrsėri mė 198 h. shkon nė Bagdad pėr sė treti ku edhe ndejti disa muaj. Sė fundi u kthye nė Fistat ku edhe ndejti nė Xhaminė ( universitetin ) e Fistatit deri nė fund tė jetės sė tij.

Nė Fistat nxėnėsit e tij egjiptianė el Muzni, el Buvejti, Junus b. Abdul A’la, er Rebi el Xhizi, er Rebi b. Sulejman el Muradi, Abdurrahman b. Abdilah b. Abdil Hakem, etj., i shkruajtėn veprat e tij nė krye tė tė cilave:”er Risale”(Mesazhi),” el Ummu”(Nėna), etj, tė cilat imam Shafiu u diktonte nxėnėsve tė tij. Ai nė Fistat i ka shkruajtur edhe veprat:

”Ahkamul Kur’ani”(Dispozitat e Kur’anit),

”Ihtilāful Ehadith “ (Mospėrputhshmėria e Haditheve ),

”Ibtalul Istihsan”(Prishja e tė pėlqyerės),

”Xhemmāul Ilmi” ( Mbledhėsi i diturisė),

“el Kijasu”(Analogjia),

”er Reddu ala Muhammed b. el Hasan “(Pėrgjigja Muhammed b. el Hasanit ),

“ Ihtilafu Alijjin ve Abdullah b. Mes’ud”( Mosmarveshja e Aliut dhe Abdullah b. Mes’udit ),

“Mahtulife fihi Ebu Hanife ve Ibnu Ebi Lejla en Ebī Jusuf” (Nė ēka s’ janė pajtuar Ebu Hanifja dhe Ebu Lejla me Ebu Jusufin),

“Hilāfu Ibni Abbas” (Mospajtimi i Ibni Abbasit),

“ Sejru el Euzaij” (Ecja e Euzaijut ) dhe

“Mesnedu esh Shafiij” (Mesnedi i Shafiut).

Kah fundi i jetės sė tij i vdes Hamidja, bashkėshortja e tij dhe martohet me Denanir-en andaluziane e cila ia lindi Ebul Hasanin tė cilit i caktoi Fuzin si gjidhėnėse nga Andaluzia. Pra ai gjithsejt ka pasur dy djem dhe dy vajza: Ebu Uthman Muhamed, Ebul Hasan, Zejneb dhe Fatime.

Puna e tij shkencore ishte e palodhshme. Ai shkruante pandėrprerė dhe lexonte pandalė ndėrsa sėmundja filloi ta bllokojė derisa ditėn e Xhuma mė 29 Rexheb 204 h. i ra lapsi nga dora dhe e vėrshoi Rahmeti i pakufijshėm i Allahut xh.sh. Ai vdiq duke lėnė njė thesar tė shtrenjtė shkencor nė shkencat islame.

27 Xhemadel Ula 1423 h./04.Gusht.2002

Emin Limani


Marr nga:www.forumi-mitrovisioni.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Admin
Admin


Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

MesazhTitulli: Re: Imam Shafiu   Thu Apr 17, 2008 4:51 am

ju faleminderit per te dhenat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://prehja.forumr.net
 
Imam Shafiu
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Imam Krasniqi, nuk e pėrjashton mundėsinė e kandidimit pėr president tė Kosovės
» IMAM HUSEIN MENSUR EL-HALLAXHI (857-922)
» Mediat zvicerane: Shaqiri fotografohet me imamin radikal tė dyshuar pėr terrorizėm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: