prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HASAN EFENDI NAHI (1905-1991)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HASAN EFENDI NAHI (1905-1991)   Thu Jul 09, 2009 1:39 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

HASAN EFENDI NAHI
(1905-1991)

”Gjakova s’e harron, Gjakova e di,
O nur arsimi, Hasan Efendi…
Do tė jetojė Kosovė e vjetėr,
Djep i shenjtė i shqiptarisė
Do tė jetojė me kurora tė lavdisė…

-Rexhep Hoxha


Myderriz Hasan Efendi Nahi ishte njėri prej hoxhallarėve, dijetarėve dhe atdhetarėve mė tė mėdhenj jo vetėm tė Gjakovės, por tė mbarė Kosovės. Ėshtė djali i Myderrizit, Islam Efendiut Nahi, dijetarit tė shquar tė Medresesė sė Madhe tė Gjakovės, qė i dha dritė krejt Kosovės.
Lindi mė 12 mars 1905, nė Gjakovė, ku i kreu mėsimet fillestare. Po nė Gjakovė diplomoi nė Medresėn e Madhe, ku pas diplomimit, pėr tri vjet ligjėroi Sintaksėn e Gjuhės Arabe, duke e zėvenduar babain, Myderriz Islam ef.Nahin.
Nė muajin shtator 1930, nga Gjakova, me dy shokė, Mulla Tahir Brovinėn dhe Mulla Asllan Cėrmjanin, Hasan efendi Nahi sė bashku me dy shokė u nisėn kambė nga Gjakova nėpėr Qafė tė Morinės deri nė Shkodėr e nga Shkodra nė Durrės, ku arritėn pas dy javėsh…
Qėllimi i kėtij udhėtimi ishte shkollimi. Nga Durrėsi dolėn nė Greqi, Pirea, pastaj nė Aleksandri dhe mė nė fund nė Kairo, tė Egjiptit, ku u regjistrue nė Fakultetin “Kismi Ali” (Shkalla Superiore), ku brenda katėr vitesh e kreu me rezultat tė shkėlqyeshėm dhe diplomoi nė Universitetin Al-Az-har.
Myderriz Hasan Efendi Nahi, mbasi diplomoi nė Kairo tė Egjiptit u kthye menjėherė nė Gjakovė, por shėrbeu mė shumė nėpėr Kosovė, si nė Ferizaj, Prizren, Gjakovė dhe mė nė fund nė Prishtinė.
Nga viti 1935 ishte Myderriz nė Medresen e Ferizajt, ku mbante ligjėrata nė gjuhėn shqipe, n’atė kohė gjuha shqipe ishte e ndaluar, por predikoi edhe nėpėr shumė lokalitete tė tjera tė Kosovės.
Njė kohė ka qenė drejtor i Medresesė “Mehmed Pasha” tė Prizrenit, 1943, po nė Prizren ka shėrbye edhe si kryemyfti i Rrafshit tė Dukagjinit. Pėr dhjetė vjetė shėrbeu si imam nė Gjakovė…
Njėzet vjet (1958-1978) ishte profesor nė Medresen “Alauddin” tė Prishtinės, derisa doli nė pension me nder!
Nė pension nuk pushoi, por punoi nė pėrkthimin e Kur’anit tė Shenjtė nga gjuha arabe nė gjuhėn shqipe, i cili u botua nė vitin 1988, nė Prishtinė, nė tirazh prej 5 000 kopjesh.
Nė dokumentet sekrete tė Beogradit, tė publikuara nga historiani, Dr. Hakif Bajrami, prej tė gjithė ylemave tė Kosovės, Myderriz Hasan Efendi Nahi i Gjakovės ishte cilėsuar si ”ideologu mė i rrezikshėm”, ngaqė nuk lejonte kurrsesi qė shqiptarėt tė shpėrnguleshin nga Gjakova, nga Kosova…
Kanė mbetur tė paharruara fjalėt e Myderriz Hasan Efendi Nahit, qė ua kishte thėnė me guxim tė paparė pushtetmbajtėsve komunistė, mė 1956 , kur e mbyllėn Gjimnazin e Gjakovės:
”Ma mirė kallni krejt Gjakovėn, se ta mbyllni Gjimnazin…”
Poeti, Rexhep Hoxha, pėr kėtė ngjarje, qė ka pasė jehonė tė madhe, nė njė poezi shumė tė bukur, e ka pėrjetėsuar hoxhėn, Hasan Efendinė, ku, ndėr tė tjera, shkruen:

Gjakova nuk bėn pa gjimnaz
Gjakova pėr shkollė luftoi
E paturpėsia zyrtare,
Njė hijenė e mallkuar
Kur pa zemėrimin e yjeve,
Guximin e sė drejtės sė amshuar,
U hap qielli nga njė fjalė e prerė,
Shkėlqyen yje, mijėra tė tjerė.
Do tė jetojė Kosovė e vjetėr,
Djep i shenjtė i shqiptarisė
Do tė jetojė me kurora tė lavdisė…

Veprat e tij nė shėrbim tė fesė, kombit dhe atdheut janė tė shumta. Pėr ato pak ėshtė shkruar; mos t’i lėmė pėr t’u harruar…!
Ndėrroi jetė mė 5 shkurt 1991 nė Prishtinė, nė moshėn 86 vjeēare. U varros nė vendlindje, nė Gjakovė, me 6 shkurt 1991, mbasi iu bėnė shėrbimet fetare nė Xhaminė e Hadumit, e cila ishte mbushur pėrplot, tė ardhur nga mbarė Kosova pėr ta nderuar kėtė hoxhė, dijetar dhe atdhetar …

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HASAN EFENDI NAHI (1905-1991)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkė kushtrimi
» Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaēaku i fundit i Kosovės
» Flet Hasan Zeneli, bashkėluftuar i Zahir Pajazitit (5)[/
» Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranė Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkėluftėtar i Zahir Pajazitit: Duhet tė zbardhet vrasja e Zahirit
» Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: