prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)   Sat Jul 11, 2009 12:24 am

--------------------------------------------------------------------------------

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

HAXHI YMER PRIZRENI
(1821-1887)

Haxhi Ymer Prizreni ėshtė njė nga figurat kryesore fetare-kombėtare tė historisė shqiptare; ėshtė njė personalitet me njohuri tė thella fetare, letrare, pedagogjike, filozofike, ushtare, politike…
Ka qenė hoxhė, imam, myderriz, professor, myfti, haxhi, sufi, shejh, udhėheqės shpirtėror i tarikatit Nakshibendi-Uvejsi…
Ka qenė pėrfaqėsues i Sanxhakut tė Prizrenit nė Kuvendin Osman nė Stamboll…
Ka qenė udhėheqėsi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881), organizata politike-ushtarake shqiptare, e cila e zgjoi vetėtijen kombėtare…

U lind nė vitin 1821 nė katundin Zgatar tė Opojės. Ky katund, njė nga 25 fshatrat e Nahijes sė Opojės, pėrmendet nė njė regjistrim qė ka bėrė administrate shtetėrore e Sanxhakut tė Dukagjinit nė vitin 1571.
Rrjedh prej njė familje intelektuale, bujare, fetare, atdhetare. Babai i tij, Sylejman Efendi Aliu, ishte hoxhė, myderriz. Hoxhė, myderriz ishte edhe gjyshi i tij, Ali Efendi Nuhiu, i cili ėshtė themelues i Xhamisė nė katundin Zgatar, me 10 Maj 1814.
Haxhi Ymer Prizreni mėsimet fillestare i kreu nė Prizren, ku i mbaroi edhe ato tė mesme nė Medresenė “Mehmed Pasha”. Mėsimet e larta i kreu nė Stamboll, ku studioi drejtėsinė, teologjinė dhe filozofinė.
Pas studimeve nė Stamboll, Haxhi Ymer Prizreni u kthye nė Prizren, ku ka shėrbye si Myderriz nė Medresenė “Mehmed Pasha”, Imam nė Xhaminė “Bajrakli”, Myfti i Prizrenit.
Nė vitin 1877 zgjedhet pėrfaqėsues i Sanxhakut tė Prizrenit nė Mexhlsin (Kuvendin-Parlamentin) Osman, nė Stamboll dhe prej kėsaj kohe do tė quhej me mbiemrin Prizreni…
Haxhi Ymer Prizreni ka qenė edhe Shejh, udhėheqės shpirtėror i tarikatit Nakshibendi, ku aderonin shumė ulema tė njohur tė Prizrenit e tė qyteteve tjera, ndėr ta vlen tė pėrmenden, Shuaib Agė Spahiu, Kryetar i Komitetit tė Degės sė Lidhjes sė Lidjes sė Prizrenit nė Prizren, Myftiu i Gjakovės, Myderrizi, Ismail Efendi Yvejsi, Kadiu i Gjakovės, Ahmed Efendi Korenica etj. Sipas parimit tė kėsaj rruge shpirtėrore:
“Njohuritė e jashtme janė pėr botėn, ndėrsa njohuritė e
brendshme janė pėr Zotin”.
Me kėto dy njohuri, Haxhi Ymeri veproi nė vazhdimėsi, gjatė tėrė jetės sė tij, nė dobi tė ēėshtjes kombėtare e fetare…
Mjerisht, pėr shkak tė kompleksit tė inferioritetit tek shumica e intelektualėve shqiptarė, shumica prej tyre tė dominuar nga mendimi sekularist, qė ka pėr themel degradimin e qenies njerėzore, prej njė qenie metafizike, mėnjanimi i vlerave fetare tė individėve, grupeve apo njė populli tė tėrė, duket qė bėhet me qėllim, sepse kėto vlera prej tyre konsiderohen si pengesė e zhvillimit, pėrparimit dhe civilizimit….
Civilizimi ėshtė formuar si mjet nė shėrbim tė njeriut. Vlerat fetare e ndihmojnė njeriun nė pėrsosjen e tij shpirtėrore e morale...
Nė shoqėrinė amerikane, po edhe tė shumė vendeve tė tjera perėndimore, vlerat fetare hebraiko-krishtere i kanė maksimalisht tė institucionalizuara , e ne pse tė veprojmė ndryshe?!
Do tė jemi tė lirė vetėm duke i shėrbyer sė vėrtetės...Tė vėrtetėn duhet ta shpallim, se, megjithatė, ka njerėz qė janė tė gatshėm ta dėgjojnė e ta pranojnė...!
Haxhi Ymer Prizreni, pjekurinė, madhėshtinė e tij e dėshmoi kur pėrfaqėsuesit e popullit arriti t’i bashkoi. I bashkoi si me qenė nji – nė Xhaminė ”Bajrakli”, nė Prizren, nė t’madhnueshmin Kuvend…
Haxhi Ymer Prizreni ka qenė udhėheqėsi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes sė Prizrenit...
Lidhja e Prizrenit (1878-1881) ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme historike tė kombit shqiptar. Rėndėsia e madhe historike e Lidhjes sė Prizrenit shtrihet jo vetėm nė tė gjitha trojet shqiptare, por edhe nė Ballkan, madje edhe nė tėrė Europėn, sepse Shqipnisė, shqiptarėve ia kishin pėrgatitė gropėn…
Ishte jehona e Lidhja Shqiptare tė Prizrenit ajo e cila e zgjoi, e zhvilloi dhe e pėrparoi vetėdijen kombėtare shqiptare. Ajo me pėrpjekje tė mėdha e ngriti kėtė veprimtari nė shkallėn mė tė lartė, duke e oganizuar edhe luftėn pėr autonomi-pavarėsi…
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nė krye me Haxhi Ymerin, e ēoj , e ngriti pėr herė tė parė ēėshtjėn kombėtare shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare.
Trajtimi i drejtė i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i udhėheqėsit tė saj, Haxhi Ymer Prizreni, qė ishte mendja dhe zemra e kėsaj Besėlidhje, pėrmban njohjen e kushteve dhe marrėdhėnjeve politike, ekonomike, shoqėrore, kulturore dhe nė veēanti atė fetare.
Nė njė poezi, kėngė trimėrie popullore, qė i kushtohet Haxhi Ymer Prizrenit, para betejės nė Qafė t’Morinės, afėr Gjakovės, pranverė, 1881, mendoj se shprehet mjaft bukur: menēuria, guximi, drejtėsia dhe trimnija e Haxhi Ymerit…

Kush ja jep mretit ni plum

(Kushtuar: Myderriz Ymer Prizrenit)

Ymer Efenija, trim shqiptar,
Sylejmani ni komandar,
I tubuan tre mi’ luftarė,
Tanė malsorė, n’plisa t’bardhė,
N’Qafė t’Morinės kokan dalė,
Sylejmani majti fjalė:
- Ngoni ju vllazėn shqiptarė,
Do t’i dalim turkut pėrballė;
Dervish Pasha n’Gjakovė a ardhė,
Pėr m’i zanė krent, m’i vjerr’ vet,
Me coptue kėt ven t’shkretė.
- Efeni, ēka me ba,
A ban turkut pushkė m’i ra?
Myderrizi kish pas thanė:
- Kur asht fjala pėr vatan,
Jo veē turkut e atij tjetrit,
Po ni plum kush ja jep mretit,
Ka me shkue n’lule t’Xhenetit!
Fjalėt e hoxhės kur i nguen
Tė tanė burrat n’kam u ēuen,
Lidhėn Besė e pajtuen gjaqe,
- Me ven tonė s’ka pazarllaqe...!
S’njohim pashė, kral as mbret/
Venin tonė e sunojmė vet!”

Haxhi Ymer Prizreni ndrroi jetė nė Ulqin, me 12 Qershor 1887, pas njė atentati, qė iu bė te pragu i shtėpisė ku banonte, duke u kthye prej xhamisė, ku sapo kishte falur namazin e jacisė, teravisė, ishte muaji i bekuem Ramazan, 1304…
Nė varrin, ku pushon trupi i Haxhi Ymerit, mbi njė pllakė mermeri ėshtė skalitur nė osmanisht ky mbishkrim:

”Huvel el halaku el baki
El merhum el magfur
Prizrenli El-Haxhķ Ymer
Efendi bin Sylejman
Ruhiēyn Elfatiha
Sene 1304”.

Nė gjuhėn shqipe do tė thotė:

“ Zoti ėshtė krijues i tė gjithave
I ndjeri i mėshiruar
Prizrenasi Haxhi Ymer
Efendiu, biri i Sylejmanit
Lutuni pėr shpirtin e tij
Viti 1304 h”.

Unė jam shumė i vogėl me shkrue pėr kėtė burrė tė madh, me gjithė kėtė, Haxhi Ymer Prizreni, kurrsesi nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar tė tjerėt ta harrojnė, sepse kėshtu e fshehim tė vėrtetėn, e harrojmė vetveten…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni
» Haxhi Dikolli:NJĖ GRUA
» Halit Bogaj: Me rastin e 10 vjetorit tė vrasjes sė Ymer Elshanit...
» Kadri Mani: Shaban Braha nga Prizreni - i dyshimtė nė ēdo pikėpamje
» Shpresa Krasniqi:FJALA E RASTIT E MBREMJES PERKUJTIMORE NE NENTEVJETORIN TE NDERRIMIT JETE TE BABAIT TIM(HAXHI KRASNIQI)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: