prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAFIZ TAHIR KOLGJINI (1903-1988)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAFIZ TAHIR KOLGJINI (1903-1988)   Sat Jul 11, 2009 11:47 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

HAFIZ TAHIR KOLGJINI
(1903-1988)

Hafiz Tahir Kolgjini ka qenė hoxhė, hafiz, por ka shėrbye si mėsues, shkrues publik, kryetar bashkie nė Kukės e Prizren.
Ka qenė prefekt nė disa qytete tė Shqipnisė, prefekt nė Prishtinė, Gjirokastėr e Shkodėr dhe mė nė fund Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė…
Ka qenė anti-komunist, atdhetar-nacionalist, por edhe krijues, letrar, poet, studiues, shkrimtar, historian, gjuhėtar…

Tahir Kolgjini lindi me 24 Prill 1903, nė katundin Lusėn tė Lumės. Mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, ku mėsuesi i i parė i tij ishte hoxha, Mulla Ademi, nga rrethi Shkupit.
Nė vitin 1913 shkoi nė Stamboll, ku vazhdoi mėsimet nė shkollėn “Sulltan Mahmud”, ku krahas mėsimeve e mėsoi pėrmendėsh Kur’anin e Madhnueshėn dhe e fitoi titullin e nderuem: Hafiz. Po nė Stamboll e kreu edhe Medresenė e Lartė, e cila quhej: Dar-ul Hilafet-ul Aliyye.
Nė vitin 1924 kthehet nė Shqipni, nė Lusėn, katundi i tij.
Nė vitėt 1925-1928 shėrbeu si mėsues e kryemėsues nė Bicaj, Lusėn, Kolesian e Kukės. Nė fund tė vitit 1928 emėrohet si sekretar i gjyqit nė Himarė, ndėrsa nga prilli i vitit 1929 emėrohet si Sekretar i Gjyqit tė Shkallės sė Parė nė Kukės…
Nė vitėt 1939-1944, Hafiz Tahir Kolgjini u emėrue nė detyra tė larta, me shumė rėndėsi, me shumė pėrgjegjėsi. Nė fillim emėrohet Kryetar Bashkie nė Kukės.
Me 15 Prill 1941, kur Jugosllavia e Kralit u shkatėrrue e Kosova, kryesisht, me Shqipni u bashkue, por nėn Italinė fashiste, hafiz Tahir Kolgjini e mori nė dorėzim Bashkinė e Prizrenit, pėr tė ndihmue, vendosjėn e administratėn nė gjuhėn shqipe…
Nė nėntor tė vitit 1941, pas bisedimeve qė bėri me Bashkėsinė Islame tė Gjakovė e Prizrenit dhe nė marrėveshje me Hafiz Abdullah Telakun, organizon Kongresin e Myslimanėve tė Kosovės, pėr tė cilin u ēortue rėndė nga Komisari i Lartė nė Tiranė, pėr Kosovė, Fejzi Alizoti, tek Kryeministri, Mustafa Kruja, i cili e ftoi nė Tiranė…
Nė Tiranė, pyetja e parė qė i bėri kryeministri ishte:
“Ē’asht Kongresi i Klerit Mysliman nė Prizren”?
Hafiz Tahir Kolgjini ia shpjegoi me kėto fjalė:
“Po tė mos e kishte fitue Sulltan Murati betejėn e Kosovės dhe po tė kishin qėndrue shqiptarėt pa e pranue Islamizmin, me kohė do tė ishin bamė serb, tue u sllavizue.”
Mė kėto fjalė, Kryeministri, Mustafa Kruja u bind dhe iu pėrgjegj: “Keni tė drejtė.”
Gjatė vitėve 1942-1943 Hafiz Tahir Kolgjini ka shėrbye si Kryetar Bashkie nė Gjirokastėr dhe nė Prishtinė, ku shėrbeu deri nė shtator, 1943, kur erdhėn gjermanėt…
Kur erdhėn gjermanėt, Xhafer Deva, Ministėr i Brendshėm,
e caktoi me detyrėn e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, tė cilėn e kreu deri nė muajin gusht, 1944.
Nė muajin gusht, 1944, caktohet Prefekt i Shkodrės, ku shėrbeu deri me 24 nėntor 1944.
Me 24 gusht 1944, Hafiz Tahir Kolgjini, bashkė me Kapedanin e Mirditės, Gjon Marka Gjonin, largohen nga Shkodra, nga Shqipnija dhe nisen pėr nė Vjenė, Austri…
Nga kryeqyteti i Austrisė, Vjena, shkon nė Milano, mandej nė Romė, kryeqytetin e Italisė dhe ma nė fund, me shumė shqiptarė tė tjerė anti-komunistė, vendoset nė Reggio Emiglia, ku qėndron deri mė 1948.
Nė vitin 1948 shkon nė Stamboll, aty ku ishte shkollue dhe aty ka jetue dhe veprue edhe 40 vjetė, derisa ndrroi jetė, me 12 dhjetor 1988.
Hafiz Tahir Kolgjini, ndėr tė gjithė shqiptarėt qė kishin emigruar, pėr shkak se me komunizmin nuk ishin pajtuar, ka qenė njė nga burrat mė tė shquar, mė tė kulturuar, kėte ai me veprimtarinė e tij e ka dėshmuar….
Pėrveē qė ishte njė anti-komunist i pėrbetuar, pėrveē qė ishte njė atdhetar-nacionalisht i dėshmuar, Tahir Kolgjini ishte edhe krijues, studiues, shkrimtar, poet, letrar, historian gjuhėtar…
Ka shkruar shumė artikuj, punime, studime nė fusha tė ndryshme, nė gjuhė tė ndryshme, me pėrmbajtje letrare, politike, kulturore e shkencore. Kėto janė botuar nėpėr gazeta e revista nėpėr Evropė, Amerikė…
Janė botuar, me pseudonimin Lok Limthi, Dylej, Dashamiri, por edhe me emrin e tij, nė revistėn “Shejzat”tė Rromės, qė e drejtonte Prof. Ernest Koliqi, nė revistėn “Koha e Jonė”, Pariz, qė e drejtonte Prof. Lec Shllaku, nė gazetėn “Dielli”, Boston, Mass. (SHBA), organ i Federatės Pan- Shqiptare “Vatra”, nė gazetat “Vardari” e “Besa” tė Stambollit etj.
Ndėrsa, vepra e botuara tė Hafiz Tahir Kolgjinit janė:
1. Shpalime rreth Lahutės sė Malėsisė, mbi 300 faqe, botue nė Stamboll, 1969.
2. Esad Pashė Toptani dhe akuzat q’i bahen, botuar nė Stamboll, me 1977.
3. Tė vėrtetat shqiptaro-greke, (Arnavutluk ve Yuninistan Gerēekleri), Stamboll, 1968. Kjo vepėr ėshtė pėrkthye nė gjuhėn shqipe e ribotuar nė Tiranė, me 1997, me njė parathėnie shkruar nga Dr.Hysamedin Feraj, nga Godeni i Gjakovės.
4. Fjalėt turkisht nė Lahutėn e Malėsisė, “Shejzat”, Romė, Itali, 1962
5. Luma dhe luftat e saj, Stamboll, 1970
6. Po vajtojmė Gjon Gjinin, Stamboll, 1979
7. Poezi, Tiranė, 1993 (ėshtė vepra ku janė tė pėrbledhuna vjershat e tij nėn kujdesin e Agim Spahiut).

Kėto vepra, qė i ka shkruar e botuar, pa dyshim, emrin e Hafiz Tahir Kolgjinit e kanė pėrjetėsuar. Ai qė i lexon, me siguri, kėtė edhe mė mirė do ta kupton…!
Pėr herė tė parė Hafiz Tahirin e kam takur nė New York, nė vitin 1977, gjatė njė Seminari, ku na afroi, na prezentoi e na bashkoi z.Ago Agaj, apo siē e quejshin “kosovari nga Vlora”…
Hafiz Tahiri, edhe pse ishte plakur, dukej fort i mbajtur, nė pamje tė jashtme zotni, nė muhabet bėnte edhe mahi, kishte njė fjalor tė pasun e tė pastėr si gurra, ishte burrė mbi burra…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAFIZ TAHIR KOLGJINI (1903-1988)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ramiz Dėrmaku:KOSOVA, TAHIR ZEMAJ DHE KORBAT E KOMBIT
» HAFIZ ABDULLAH ZEMBLAKU (1891-1960)
» Sot bėhen nėntė vjet nga vrasja e Tahir Zemajt e Hasan e Enis Zemajt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: