prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HOXHA HASAN PRISHTINA (1878-1925)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HOXHA HASAN PRISHTINA (1878-1925)   Mon Jul 13, 2009 10:10 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

HOXHA KADRI PRISHTINA
(1878-1925)


Hoxha Kadri Prishtina ka qenė e do tė mbetet njė nga figurat e shquara kombėtare, shembulltyrė frymėzimi pėr ēėshtjen shqiptare.
Hoxha Kadriu, pėrveē se ishte besimtar, ka qenė dijetar, atdhetar, politikan, diplomat, publicist, jurist…

Lindi nė vitin 1878, nė vitin historik, kur u themelue “Lidhja e Prizrenit”, organizata politike-ushtarake, e cila e zgjoi vetėdijėn kombėtare nė tė gjitha trojet shqiptare…
Mėsimet fillestare i kreu nė Prishtinė, nė gjuhėn turke, ndėrsa ato tė mesme nė Shkup, nė shkollėn e njohur “Dar ul-Mualimin”.
Studimet i vazhdoi nė Stamboll, nė shkollėn e quejtur “Dar-ut-Tedris”, qė ishte Shkollė e Lartė Pedagogjike. Atėherė, menjėherė, u regjistrue nė Medresenė e famshme “Fatih”, ku edhe aty diplomoi me rezultat tė shkėlqyeshėm.
Nė vitin 1904, nė moshėn 26 vjeēare, Hoxha Kadri Prishtina jo vetėm qė ishte jurist, por ai tashmė kishte fitue titullin Myderriz (Profesor) dhe titullin Hoxha, (Dijetar).
Po nė kėtė vit, me 1904, Kadri Prishtina, duke qenė jurist, profesor e hoxhė, nė moshėn 26 vjeēare, u arrestue nė Stamboll, ku edhe u burgos pėr veprimtari atdhetare…
Gjatė pesė vjetėve, sa ishte nė burg, nė Jedikule, ku vuanin dėnimin edhe tė burgosur tjerė politikė, Hoxha Kadriu u sėmur rėndė, aq rėndė sa iu desh tė bėnte premjen e kėmbės mbi gju (amputimin)…
Hoxha Kadriu, edhe pse me njė kėmbė tė amputuar, kurrė nuk ėshtė dorėzuar, e vazhdoi veprimtarinė e tij, qė Shqipnija tė bėhet Shqipni, e pavarur, e bashkueme e pėrparueme…
Kėtė e dėshmoi, kur nė Shkodėr, me 1915, e krijoi njė komitet me emrin “Komiteti i Fshehtė”, kurse pas tri vjetėsh me njė grup atdhetarėsh, intelektualėsh, kryesisht nga Kosova,
e themeloi njė organizatė politike, e cila do ta organizonte popullin shqiptar nė luftė pėr ēlirim e bashkim kombėtar…
Kėshtu, si fryt i kėsaj veprimtarie, nėn udhėheqjen e Hoxha Kadriut, me 1 Maj 1918, nė Shkodėr, u themelue Komiteti “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”.
Komiteti “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės” , nė pėrbėrje tė tij kishte Kėshillin Qendror, ku bėnin pjesė shtatė anėtarė, tė cilėt e zgjodhėn kryetar Hoxha Kadri Prishtinėn, nėnkryetar
Hysni Currin dhe sekretar Bedri Pejanin…
Komiteti “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”, pėrveē degėve qė kishte nė gjithė Shqipninė, e kishte organin e vet, gazetėn “Populli”, e cila botohej nė Shkodėr, nėn drejtimin e mėsuesit atdhetar, Salih Nivica.
Nė vitin 1919, pėr t’u ndihmuar kryengritėsve Komiteti “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”, nė udhėheqjen e Hoxha Kadriut, pėrgatiti Programin e pėrgjithshėm tė kryengritjes nė Kosovės me kėtė pėrmbajtje:

I. Asnjė kryengritės nuk guxon t’i dėmtojė shkiet e vendit veē atyre qė qėndrojnė me armė nė dorė kundėr qėllimit shqiptar.
II. Asnjė kryengritės nuk guxon tė djegė shtėpia, tė rrėnojė kisha e gjėra tė tjera.
III. Plaēka ėshtė jasak (e ndaluar) e kryengritjes.
IV. Asnjė kryengritės nuk guxon tė bėjė ndonjė shėmtim mbi trupat e tė vrarėve tė armikut, as t’i zhvesh ata armiq qė vdesin a plagosen ose qė zihen robėr.
V. Veprimi mė i gjallė ėshtė kundėr ushtrisė, xhandarmėrisė, kundėr komitėve tė armikut qė kundėrshtojnė me armė nė dorė...
VI. Njė tradhtar qė kundėrshton luftėn krahas me armikun ose veē ėshtė kundėr qėllimit shqiptar, ka pėr t’u vrarė pa gjyq e pa afat e kushdo qė tė jetė. Por, njė tradhtar pa armė nė dorė ka pėr t’u gjykuar para gjyqit tė kryengritjes (pas) e ka pėr t’u dėnuar mbas dokumentesh e jo vetėm sipas thashethemeve tė hallkut.
VII. Me tė zbatuarit e jo me tė ēliruar tė njė katundi serb, shkiet e vendit, ashtu edhe ēarshia tė ruhen me njerėz, besnikėria e kryengritjes tė ndjekė armikun pa afat e pa bjerrė asnjė dakik nėpėr qytet e nėpėr katunde.
VIII. Kot e pa nevojė, as gjaku i popullit tonė as gjaku i popullit tė armikut, s’ka pse tė derdhet. Por aty ku ėshtė nevoja njė kryengritės nuk guxon tė kursejė aspak gjakun e vet.
IX. Ēka i pėrket kėtyre ka pėr t’u ruajtur me njerėz mė besnikė e me tė marrė vesh.
X. Tė vrarėt shqiptarė s’kanė pėr t’u shti nė dhe derisa tė vijė njė komision i huaj. Mizoritė e bėra prej armikut kanė pėr t’u shėnuar dhe pėr t’iu dėftuar Evropės e Amerikės (Dr. Limon Rushiti, “Lėvizja kaēake nė Kosovė”, Prishtinė, 1981, f. 94 – 95).
Mė 24 prill 1919, filluan tė shpėrndahen thirrjet pėr kryengritje. Nė ato, pos tjerash, shkruhej: “Vėllazen koha āsht tepėr me rāndėsi.. S’kemi asnji minutė pėr tė kapėrcye nė gjumė”. Dita e fillimit tė kryengritjes u caktua dita e Shėngjergjit, mė 6 maj 1919.
Sinjalin pėr fillimin e kryengritjes sė pėrgjithshme nė Kosovė, qė mė shumė do tė njihet si Kryengritja e Llapushės, e dhanė Azem dhe Shotė Galica nė Radishevėn legjendare. Edhe nė qendrat e tjera tė Kosovės kishte filluar kryengritja nė tė njėjtėn kohė. Nė Llapushė lufta kishte shpėrthyer shumė ashpėr. Atje udhėheqnin trimat e njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut, Ramadan Shabani i Kijevės dhe Beqir Rexha i Kėrnicės.
Kryengritja pėrfshiu tėrė Kosovėn. Numri i kryengritėsve arriti nė rreth 10.000 veta…
Nė Kongresin e Lushnjės (27 -31 janar, 1920) , ku iu vunė themelet e Shqipnisė, u zgjodh qeveria e re shqiptare, e dalė nga vendimet e kongresit qė kryesohej nga kryeministri Sylejman Delvina, kurse Ministėr i Drejtėsisė u zgjodh Hoxha Kadri Prishtina.
Nė qeverinė e Kryeministrit Sylejman Delvina, pėrveē
Ministrit tė Drejtėsisė, Hoxhės Kadri Prishtina, u zgjodhėn edhe kėta ministra: Ahmet Zogu, Ministėr i Brendshėm, Mehmet Konica, Ministėr i Punėve tė Jashtėme, Ndoc Ēoba, Ministėr i Financave, Sotir Peci, Ministėr i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministėr i Luftės, Eshref Frashėri, Drejtor i Pėrgjithshėm i Punėve Botore dhe Idhomene Kosturi, Drejtori Pėrgjithshėm i Postė-telegrafave…
Hoxha Kadriu ėshtė zgjedhur disa herė pėrfaqėsues i popullit (deputet) nė parlamentin shqiptar nė Tiranė, kurse nė Shkodėr, ku punonte si avokat, e botonte revistėn mujore me titullin “Udha e s’Vėrtetės”, numri i parė i sė cilės doli nė dritė nė muejin tetor tė vitit 1923…
Pėr veprimtarinė atdhetare tė Hoxha Kadriut janė shkrue shumė artikuj, punime, studime, janė organizue Sesione Shkencore, ėshtė shkruar nė Historinė e Shqipėrisė, nė Fjalorin Encilopedik Shqiptar, nė Fjalor Enciklopedik, Toena, Tiranė, 2002.
Ėshtė botuar edhe njė monografi nga Eqber Skėndi me titull:”Hoxhė Kadriu (Kadri Prishtina), 1992, por askund nuk ėshtė shkrue pėr veprimtarinė e tij fetare, pėrveē nga studiuesi, Mr.Qemajl Morina, prof. nė Fakultetin e Studimeve Islame nė Prishtinė, i cili qė nė vitin 1997, nė revistėn “Dituria Islame”, revistė mujore, fetare, kulturore, shkencore, ka shkrue nė disa vazhdime studimin me titull: “Idetė Islame tė Hoxhė Kadriut nė revistėn “Udha e s’Vėrtetės”…
Hoxha Kadriu ndrroi jetė me 20 janar 1925, nė moshėn 47 vjeēare, por la gjurmė tė pashlyeshme pėr ēėshtjen fetare-kombėtare. Duke marrė parasysh se Hoxhė Kadriu mbeti invalid qysh i ri, si pasojė e burgut nė Turqi, ai meriton tė jetė shembulltyrė pėr shqiptarė, pėr Shqipni…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HOXHA HASAN PRISHTINA (1878-1925)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pėrjetėsohet simboli i lėvizjes pėr Pavarėsi, Hasan Prishtina
» Mexhid Yvejsi: Hoxha Kadri Prishtina
» Nė shtėpinė e Nėnė Terezes, Bajram Curri e Hasan Prishtina kanė festuar Pavarėsinė e Shqipėrisė
» Eroll Velija:JETA E ATDHETARIT HASAN PRISHTINA (1873-1933)
» Skėnder R. Hoxha: Dushkaja kėrkon gjurmime arkeologjike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: