prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEJH QAZIM HOXHA (1883-1959)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHEJH QAZIM HOXHA (1883-1959)   Thu Jul 16, 2009 12:00 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

SHEJH QAZIM HOXHA
(1883-1959)

Shejh Qazim Hoxha ka qenė njė figurė e shquar fetare-kombėtare, ka qenė mėsues, hoxhė, profesor, pedagog, shejh, sufi, i tarikatit Tixhani, komentues, krijues…

Shejh Qazim Hoxha lindi nė vitin 1883, nė Shkodėr. Rrjedh prej njė familje intelektuale. Babai i tij ka qenė mjek i shquar, nė Shkodėr ishte shumė i nderuar, por ndrroi jetė i ri, kėshtuqė, Qazimi, djali i tij, u rritė tek dajėt, me shumė kujdes, por edhe me vėshtirėsi…
Mėsimet fillestare i kreu nė Parrucė tė Shkodrės, kurse mėsimet e mesme po nė Shkodėr, ku kreu Shkollėn e Mesme Ushtarake. Me kėtė shkollė ai kishte mundėsi tė bėnte karierė, tė bėnte emėr, por nuk ishin kėto qė i flenin nė zemėr…
Zemra e tij, qysh kur ishte fėmijė, ishte e lidhur me besim, nė Zotin Njė, me xhami…!
Nė rini e kishte pasion leximin, studimin, meditimin, jo pėr
pėrfitime tė pėrkohshme tokėsore, por pėr ndriēime tė pėrherėshme shpirtėrore. Drita qė po e kėrkonte veē kishte fillue t’a ndriēonte, pėrmes njė udhėrrėfyesi sufi, pėrmes Shejh Shabanit – Tixhani, prej tė cilit Shejh u gradue, u autorizue pėr tė veprue…
Kush ishte Shejh Shabani – Tixhani?

Shaban Efendi Domnori (1868-1934) nga Shkodra, ishte hoxhė, mėsues, studiues, predikues, shejh, sufi, haxhi, themeluesi i tarikatit Tixhani, nė Shqipni…
Gjatė vizitės sė katėrt nė Haxh, Shaban Efendi Damnori, kur ka shkue nė Medinen e Ndritėshme, ku pushon mė i dashtuni njeri, Muhammedit (a.s.), ka takue dijetarin sufi, Sejjid Abdul Kadir Minhanxhiun, Shejh i Tarikatit Tixhani, prej tė cilit u frymėzue, tek i cili u dorėzue, u betue, prej tė cilit Shejh u gradue…
Nė vitin 1920, nė lagjėn ”Ndocej” nė Shkodėr, Shejh Shaban Damnori, me ndihmėn e besnikėve tė tij, e themeloi Teqenė e Tarikatit Tixhani, nė tė cilėn e zhvilloi veprimtarinė shpirtėrore sipas Kur’anit, Fjalės Hyjnore…
Teqeja e Tarikatit Tixhani nė Shkodėr, nė udhėheqjen e Shejh Shaban Damnorit, ka pas shumė dashamirė, ndjekės, pasues, ndėr tė cilėt vlenė tė pėrmenden me nderim: Myderriz Haxhi Muhamed Bekteshi, Shejh Xhemal Alibali, Shefqet Muka, Hasan Tahsini, Myderriz Shejh Qazim Hoxha etj.
Shejh Qazim Hoxha nė fillim shėrbeu si mėsues nė Shkodėr, ndėrsa mė vonė e caktuen imam nė xhami, nė Durrės.
Nė vitin 1930 u pranue profesor nė Medresenė e Pėrgjithshme nė Tiranė, ku ishte pedagog i kėtyre lėndėve: Filozofia Islame, Gjuha Arabe, Tefsir (Komentimi i Kur’anit).
Nė vitin 1934, Shejh Qazim Hoxha nė Tiranė e themeloi rrugėn shpirtėrore – tarikatin Tixhani, qė filloi tė pėrhapet nėpėr Shqipni…
Pėrveē detyrave si mėsues nė Shkodėr, imam nė Durrės, pedagog nė Medresenė e Tiranės, pėrveē shėrbimit si Shejh i tarikatit Tixhani, Shejh Qazim Hoxha ėshtė marrė edhe me krijimtari.
Ka shkrue, ka pėrkthye, ka komentue dhe shumė prej atyre punimeve janė janė botue. Janė botue nė shtypin e kohės, kryesisht, nė revistėn “Zani i Naltė” qė botohej nė Tiranė, prej vitit 1923-1939.
Nė njė punim, qė nė tė vėrtetė ėshtė njė predikim, qė e ka mbajtur gjatė muejit tė bekuem Ramazan, me 1937, ndėr tė tjera thotė:
“Njeriu, ma tepėr se vetveten s’don askėnd nė botė…Dashuria qė ka njeriu pėr njerėzit e tjerė e pėr sendet e tjera ėshtė mjet e jo qėllim: qėllimi ėshtė njė, dashuria e vetvetes, egoizmi.”
“Pėr njerėzit me tė vėrtetė tė ditur nuk ka tjetėr tė dashur pėrveē Allahut. Pėrveē Perėndisė asgjė tjetėr nuk ėshtė e denjė me u dashur.”
(Botue nė revistėn “Zani i Naltė”, Tiranė, Dhjetor, 1937.)
Kur komunistėt erdhėn nė pushtet, ende pa u mbushur katėr vjet, nė vitin 1948, Shejh Qazimin, si njė personalitet me shumė autoritet, e dėbuen nga Tirana, e cila sundohej nga tiranėt …
Shejh Qazim Hoxha, sikurse shumica e shqiptarėve tė ditur, tė ndritur, besimtarė e atdhetarė, shumė ka hjekur, sepse ishte i pėrndjekur…
Ndrroi jetė-kaloi nė jetėn e vėrtetė nė Shkodėr, me 24 prill 1959, nė moshėn 76 vjeēare, duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė shqiptare…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEJH QAZIM HOXHA (1883-1959)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skėnder R. Hoxha: Dushkaja kėrkon gjurmime arkeologjike
» Liljana Hoxha: Si i futi nė kurth Teuta Edi Ramėn, dhe Ardian Klosin mė '90
» Skėnder R. Hoxha: Metaforat dhe pėrkushtimet si klithje poetike
» Skėnder R. Hoxha: Nė dhjetėvjetorin e Prillit tė Thyer tė Jabllanicės sė Dushkajės
» Liri Belishova: Nexhmije Hoxha e meriton tė quhet Gruaja e Djallit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Tasavvuf-
Kėrce tek: