prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEJH YMER LUTFI PAĒARIZI (1870-1928)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHEJH YMER LUTFI PAĒARIZI (1870-1928)   Fri Jul 17, 2009 12:33 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

SHEJH YMER LUTFI PAĒARIZI
(1870-1928)


Shejh Haxhi Ymer Lutfi Paēarizi ėshtė njė figurė e madhe kombėtare, i dalluar si njė besimtar, dijetar, veprimtar; veprimtar nė rrugėn shpirtėrore, veprimtar nė lėvizjet popullore, por i shquar, i paharruar nė krijimtari, nė veēanti nė poezi…

Ymer Lutfi Paēarizi lindi nė Prizren, me 13 Janar 1870. Rrjedh prej njė familje besimtare, intelektuale. Ėshtė djali i njė hoxhe tė njohur, Mustafa Efendiut, me prejardhje nga Rapēa e Opojės, por qė ka shėrbye nė Prizren, pėr gjysmė shekulli, si imam , mėsues e predikues.
Mėsimet fillestare i kreu nė Prizren. Nė vitin 1887, kur ishte nė moshėn 17-tė vjeēare shkoi nė Stamboll pėr tė vazhduar shkollimin dhe u regjistrue nė Medresenė e njohur “Fatih”, ku mėsoi derisa diplomoi nė vitin 1891.
Nė vitin 1891 e la Stambollin dhe shkoi nė Kairo, pėr tė vazhduar studimet e larta nė Universitetin zėmadh “El-Az-har”, ku qėndroi deri nė vitin 1905. Sa ishte student nė Kairo, Ymer Lutfi Paēarizi, nė vitin 1892, shkoi nė Haxh, pėr t’i vizitue vendet e shenjta Mekken dhe Medinen, prej asaj kohe e mori titullin Haxhi, tė cilin e gėzon edhe sot e kėsaj dite, edhe pse kanė kalue mbi 80-tė vjetė, qė ka ndrrue jetė…!
Haxhi Ymer Lutfi Paēarizi, para se tė niset nė Kairo pėr studime, ka shkue nė Gjakovė, nė Teqenė e Melamive, qė ndodhėt pėrball varrit tė Mehmed Ali Pashė Maxharrit, ndėrmjet Kullės sė Abdullah Pashė Drenit dhe Teqesė sė Shejh Eminit – Sa’adi, ku e pranoi hilafetnamenė nga Shejhu i Melamive, Hafiz Sylejman Efendiu dhe u gradue Shejh i tarikatit Melami…
Shejh Ymer Lutfi Paēarizi ka qenė njė intelektual i shquar, burrė shumė i sjellshėm, i kulturuar, ka njohur shumė mirė gjuhėn turke, arabe, persiane, ka pasė njohuri tė thellė nė teologji, filozofi, letėrsi… Duke jetuar nė mes tė popullit, me hallet e tij, duke e parė se shumica e popullit ishte pėr ditė duke u varfėrue, duke u fikė, pėr t’i ndihmue, u detyrue tė merret edhe me politikė…
Nė fillim ishte ithtar e veprimtar i reformave premtuese, nė kohėn e Perandorisė Osmane, tek Lėvizja Revolucionare e “Turqve tė Rinjė” (Xhonturqit), tė cilėve me pėrkushtim ju ka shėrbye, por nuk shkoi gjatė dhe prej tyre u zhgėnjye…
Njė kohė u drejtue kah socializmi, komunizmi, duke shpresue se kėto lėvizje, mė nė fund, popullit gjendjen e mjerė kanė me ja ndryshue.
Pėr kėto lėvizje ka punue, ka shkrue, por mė nė fund u pendue, u largue…
Shejh Ymer Lutfi Paēarizi asnjėherė nuk u pendue, nuk u largue nga besimi, nga krijimtaria, nga letėrsia…Qysh kur ishte djal i ri, 16 vjeēar, ka shkrue poezi pėr hallet e popullit shqiptar…
Veprimtaria e tij pėrfshinė shumė lėmi, janė dhjetėra vėllime, por mjerisht, kryesisht, kanė mbetur dorėshkrime. Ka shkrue mbi 50-tė vepra, tė cilat kanė pėrmbajtje historike, politike, dialektike, filozofike, teologjike, mistike…
Lexues i dashur, nėse ke nevojė pėr pakėz njohuri, qe disa tituj tė veprave tė tij:
Libri me titull: “Tevarih” (Poezi historike)
Libri: “Mavizaler” (Pėrmbledhje me 100 poezi)
Libri: “Teshaxhiraza” (Prozė)
Libri: “Haxhi hedijeleri” (Udhėpėrshkrim nė prozė e poezi, kur ishte nė Mekkė e Medine, pėr t’u bėrė haxhi)
Kryevepra e tij ėshtė “Divani” ( Dorėshkrim, 402 faqe, me poezi, poezi shpirtėrore, poezi pėr Dashurinė Hyjnore…)
Libri nė dorėshkrim: “Kopshti i zemrės” ( Poezi lirike)
Libri nė dorėshkrim me titull: “Pikėllimi” ( 315 faqe…)

Ėshtė pėr t’u pikėlluar, qė gjithė ky thesar, ndėr shqiptarė, gjithė kėto libra, kanė mbetur pa u botuar…!
Shejh Haxhi Ymer Lutfi Paēarizi ndrroi jetė me 25 Tetor 1928, nė Prizren, nė moshėn 58 vjeēare, por la emėr e vepra nė kulturėn shqiptare…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEJH YMER LUTFI PAĒARIZI (1870-1928)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lutfi Haziri, dosti i SHIK'ut
» SHEJH SA''ADI SHIRAZI (1203-1291)
» Halit Bogaj: Me rastin e 10 vjetorit tė vrasjes sė Ymer Elshanit...
» Tė gjitha veprimet e kundėrligjshme tė Xhabir Zharkut
» SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Tasavvuf-
Kėrce tek: