prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tėrbimi i ciklonit Nagris, 350 viktima

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

MesazhTitulli: Tėrbimi i ciklonit Nagris, 350 viktima   Mon May 05, 2008 7:08 am

Stuhia tropikale qė ėshtė pėrplasur mbi Birmani lė pas tė vdekur dhe shkatėrrim


Kalimi i ciklonit Nargis, nė jug tė Birmanisė, ka lėnė pas vetes njė valė shkatėrrimi dhe njė numėr ende tė pasaktė viktimash. Zyrtarėt e qeverisė ushtarake kanė shpallur gjendjen e jashtėzakonshme nė njė numėr rajonesh tė vendit. Cikloni qė vinte nga gjiri i Bengalit dhe klasifikohej si i kategorisė tre, ka goditur veēanėrisht dhunshėm rajonin e deltės sė lumit Irravadi, ku nė disa lokalitete janė rrėzuar apo dėmtuar mbi 50 pėr qind e ndėrtesave. Energjia elektrike dhe komunikacioni janė ndėrprerė dhe pesė rajone, Ranguni, Ajejarvadi, Bago, Mon dhe Karen, janė shpallur zona tė fatkeqėsisė natyrore. Ranguni, qyteti mė i madh dhe ish-kryeqyteti i Birmanisė (tani Mianmar), ėshtė pa ujė tė pijshėm dhe pa energji elektrike, ndėrkohė qė rrugėt janė mbuluar nga rrėnojat dhe mbeturinat, si pasojė e pemėve tė panumėrta tė shkulura me rrėnjė dhe shtėpive tė shembura. Cikloni Nargis, i pėrplasur mbi Birmani, ka shkaktuar sipas zyrtarėve mbi 350 viktima, por shifra do tė vazhdojė tė rritet pasi operacionet e kėrkim-shpėtimit vazhdojnė. Televizioni shtetėror birmanez ka pohuar njė shifėr tė tillė, ndėrkohė qė ka saktėsuar se cikloni ka shkatėrruar plotėsisht 75 pėr qind tė Laputės dhe Kiaik Lat, dy qyteza tė deltės sė Irravadit. Edhe ndėrtesat qė kanė mundur tė qėndrojnė nė kėmbė, janė pa ēati. Sipas televizionit shtetėror, shpejtėsia e erės i ka kaluar 190 kilometrat nė orė, ndaj edhe pasojat kanė qenė shkatėrruese. Nga viktimat, 109 njerėz kanė humbur jetėn vetėm nė ishullin Haing-gyi, nė brigjet jugperėndimore tė vendit. Bilanci ende nuk ėshtė pėrfundimtar, por llogaritet qė rreth 20 mijė shtėpi janė shkatėrruar dhe mbi 90 mijė njerėz kanė mbetur tė pastrehė vetėm nė kėtė ishull. Ushtria dhe policia ndėrkaq kanė dalė nėpėr rrugė nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar jetė tė tjera njerėzish dhe pėr tė kthyer disi situatėn nė normalitet. Cikloni Nargis gjithsesi ka lėvizur mė pas drejt Tajlandės, ku paralajmėrimet pėr stuhinė e afėrt ishin dhėnė mė herėt. Por, sidoqoftė, pas largimit nga Birmania, fuqia e tij ka rėnė ndjeshėm. Banorėt e Rangunit, kryeqendrės sė Birmanisė, rrėfejnė se diēka tė tillė nuk e kishin parė kurrė. "Gjithēka ėshtė shkatėrruar. Ēatitė e shtėpive dhe antenat kush e di ku kanė pėrfunduar", rrėfen njė banor. Ndėrkohė, njė diplomat i huaj, i pyetur nga "Reuters", e ka pėrshkruar qytetin si njė "zonė luftė". Entoni Kreig, njė zyrtar i Programit Botėror tė Ushqimit, agjenci kjo e Kombeve tė Bashkuara, thotė se duke gjykuar nga dėmet e shkaktuara nė ndėrtesat e forta tė Rangunit, dėmet nė zona tė tjera duhej tė ishin shumėfish mė tė mėdha. Ndėrkohė, kishte edhe nga ata banorė tė Rangunit qė shprehnin pakėnaqėsi nė lidhje me punėn e forcave tė sigurimit. "Ku janė tė gjithė ata njerėz me uniforma qė janė gjithnjė tė gatshėm tė rrahin civilė", thotė njė shofer nė kėtė qytet. "Ata duhet tė dalin nė rrugė dhe tė ndihmojnė nė pastrimin e zonave dhe rikthimin e energjisė", shton ai.


Kronologji

Stuhitė shkatėrrimtare


Cikloni Sidr, nė vitin 2007, la nė Bangladesh rreth 3 mijė e 500 tė vdekur dhe rrėnoi zona tė pafundme


Tajfuni Durian, nė vitin 2006, nė Filipine, u mori jetėn tė paktėn 450 personave dhe la mijėra tė pastrehė


Tajfuni Samoai, nė vitin 2006, nė Kinė, u pasua nga njė bilanc prej 460 viktimash e mijėra tė lėnduarish


Uragani Katrina, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė vitin 2005, u mori jetėn rreth 1800 personave
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://prehja.forumr.net
 
Tėrbimi i ciklonit Nagris, 350 viktima
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Tragjedia Tisa", gjendet viktima e dytė?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: