prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAXHI IDRIZ VUĒITĖRNA (1950-2004)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAXHI IDRIZ VUĒITĖRNA (1950-2004)   Thu Jul 23, 2009 2:44 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

HAXHI IDRIZ VUĒITĖRNA
(1950-2004)


Idriz Vuēitėrna ėshtė djali i Haxhi Hasan Vuēitėrnes, (1919-1988) ish-i burgosur politik, qė pėr komunistėt ishte armik, sepse ishte besimtar e atdhetar, ka qenė kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Rahovecit, i cili u vra nga policia serbe, nė korrik tė vitit 1988, por qė trupi i tij ende nuk ėshtė gjetur…
Ėshtė nipi i dėshmorit, Hasan Vuēitėrna, ka qenė hoxhė i nderuar, i cili ėshtė vra, pushkatuar, nga ushtria serbe, nė vitin 1919…
Idriz Vuēitėrna, djal e nip dėshmori, tė vrarė nga ushtria e policia serbe, lindi me 11 Shtator 1950, nė Rahovec, ku kreu shkollėn fillore dhe tė mesmen. Studimet pėr teknologji i filloi
Tuzllė tė Bosnės dhe i pėrfundoi nė Mitrovicė.
Ndonėse me profesion ishte inxhinier i teknologjisė, shquhej pėr kontributin e tij nė shumė lėmi: pėr kontributin e tij kulturor, fetar, atdhetar, politik e qytetar.
Nė fillim ka punuar nė arsim, mė vonė si inxhinier i teknologjisė, ka qenė drejtor fabrike, kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Rahovecit, anėtar i Kuvendit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės dhe sė fundi, drejtor i Drejtorisė pėr Kulturė, Sport dhe Rini nė Kuvendin Komunal tė Rahovecit.
Prej tė gjithave, ajo qė e kishte mė nė zemėr, me tė cilėn krijoi emėr, ishte njė lėmi: tė merrej me krijimtari. Shkrimet e tij ishin tė veēanta, interesante, aktuale, lexoheshin me vėmendje, me kėnaqėsi dhe ēdo lexues pėrfitonte shumė prej punime tė tij.
Ka shkrue shumė punime, studime, tė cilat janė publikue nė gazeta e reviste tė ndryshme, si: “Dituria Islame”, Edukata Islame” “Takvimi-Kalendari”, tė Prishtinės, nė revistėn “Frymėzimi” tė Gjakovės, “Selam-i” tė Prizrenit, “Hėna e Re” qė botohet nė Shkup etj.
Pėrveē revistave tė lartėpėrmendura, ka botue edhe nė gazetat e pėrditshme tė Kosovės, si: “Koha Ditore”, Kosova Sot”, “Epoka e Re” etj. Shkrimi i tij i fundit u botue nė gazetėn “Epoka e Re”, mė 14 Tetor 2004, faqe:8, me titullin:”Ēka ėshtė Ramazani?”
Pėrveē shkrimeve qė janė botuar, qė do tė mbesin si njė dėshmi e paharruar, Haxhi Idriz Vuēitėrna, si njė veprimtar, studiues, ka marrė pjesė nė shumė tryeza, tribuna, sesione e konferenca shkencore, qė janė zhvilluar nėpėr qytetet kryesore, Shkup, Tiranė dhe nė Prishtinė.
Nė Prishtinė shkėlqeu nė Konferencėn Shkencore: “Shtypi Islam – dje, sot dhe nesėr”, organizue nga Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, qė zhvilloi punimet nė amfiteatrin e Medresesė “Alauddin” nė Prishtinė, me 23-25 Maj 2003, ku Idriz Vuēitėrna, si njė nga referuesit qė pritej me pa durim, e lexoi kumtesėn me titull: “Pėr njė pasqyrim objektiv tė problematikės islame nė shtyp”.
Pėrmbajtja e shkrimeve tė tij nė vazhdimėsi ishte e guximshme, mallėngjyese, trimėruese, frymėzuese….
Pėr vite tė tėra e kam pasur mik, mik tė dashur e besnik. Ishte i edukuar, i kulturuar, modest, bujar, besimtar, atdhetar…
Pėr ēdo shkrim tė ri, pa pritue fare, vinte nė Gjakovė, mė vinte nė shtėpi dhe mė thoshte: “Qe njė punim i ri, s’kam qejf me dalė nė dritė pėr pa ia lėshue sytė…!”
Qe disa tituj tė punimeve tė Haxhi Idrizit tė botuara nė faqet e revistės “Dituria Islame” tė Prishtinės:

1.Abdul Maliq Hoxha (1865-1928), Nr. 25, Maj, 1991
2.Ideologjia kombėtare, ē’ėshtė ajo?,Nr. 32, Dhjejtor, 1991
3.Shqiptarėt dhe trashėgimia kulturore evropiane, Nr.44, 1992
4.Gjuha nė shėrbesat fetare islame Nr.62, Tetor, 1994
5.E kujt ėshtė festa e Vitit tė Ri? Nr.63, Nėntor, 1994
6.Feja si adet Nr. 76, Janar, 1996
7.Objektiviteti-dėshmi e pjekurisė civilizuese, (Shkurt, 1997)

Haxhi Idriz Vuēitėrna ndrroi jetė nė shtėpinė e tij, nė njė fatkeqėsi, ditėn e diel, pasdite, mė 5 dhjetor 2004. Me 6 dhjetor u krye ceremonia e varrimit, ku morėn pjesė mija qytetarė nga gjithė Kosova.
Kuvendi Komunal i Rahovecit, ditėn e hėnė me 6 dhjetor 2004, mbajti njė mbledhje pėrkujtimore me rastin e vdekjės sė Haxhi Idriz Vuēitėrnes, nė tė cilėn kryetari i Komunės sė Rahovecit, Esad Haxhijaha, ndėr tė tjera tha:
”Detyrat e punės i kryente me seriozitet. Ka qenė i sjellshėm dhe i respektueshėm….”
Nė kohėn e drekės, qendra e Rahovecit ishte mbushur plotė me qytetarė, siē ishte mbushur pėrplotė edhe xhamia kryesore, ku u falė namazi i drekės nėn udhėheqjen e Mulla Shani ef. Sylka, i cili udhėhoqi edhe faljen e namazit tė xhenazės, nė platonė e xhamisė madhėshtore nė ndėrtim, qė ishte e ngushtė pėr tė gjithė xhematlijntė…
Xhematlinj tė shumtė, tė gjithė hoxhallarėt e Rahovecit, i gjithė stafi i tė punėsuarėve nė administratėn komunale tė Rahovecit, autoritete tė institucioneve tė ndryshme, ish-ushtarė, luftėtarė, ish-komandantė tė UĒk-sė, udhėheqės tė partive politike, qė tė gjithė nė kėmbė u nisėn drejt nė varrezat e qytetit, ku me tekbire, duke e madhėruar Zotin, u varros me nderime, Haxhi Idriz Vuēitėrna…
Kryeimami i Rahovecit, Mulla Nysret Efendi Abazibra, qe i fundit qė u nda prej Haxhi Idrizit, me njė fjalim shumė prekės, me njė oratori tė rrallė, me njė zė kumbues, melankolik e dramatik, ku ndėr tė tjera tha:
”Haxhi Idriz Vuēitėrna gjatė jetės e punės sė tij, la gjurmė tė thella…Mungesėn e tij do ta ndiejmė tė gjithė…”
Unė, qė e kisha mik shtėpie, mik veprimtarie, edhe pas pesė vjetėsh po e ndiej mungesėn e tij, por ne tė gjithė prej Zotit jemi, tė gjithė tek Ai do tė kthehemi. Tė kthehemi, si Haxhi Idrizi, me faqe t’bardhė se dita e fundit secilit ka pėr t’i
ardhė…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAXHI IDRIZ VUĒITĖRNA (1950-2004)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» IDRIZ ZEQIRAJ:Tri pyetje pėr kryehuliganėt e "UĒK-sė"???
» IDRIZ MORINA:Kadri Veseli, ky shpėtimtari i kombit nga vėllavrasja dhe gjakderdhjet!!!?
» IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ĒLIRIMIN E KOSOVĖS-KUSH PO PĖRPIQET TA FALSIFIKOJĖ HISTORINĖ
» Haxhi Dikolli:NJĖ GRUA
» IDRIZ ZEQIRAJ:ADRESIMI I SAKTĖ I AKUZĖS NGA EULEX-I-HIPOKRIZIA E TURPSHME E KALEMXHINJVE POLITIKĖ DHE "INTELEKTUALĖ"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: